Shpërbërje apo fillim i ri? Papa mesazh të fortë për qeveritë e Evropës

30 Tetor 2017, 09:51Bota TEMA

Me apele për një fillim të ri në Europë dhe njëkohësisht për një reflektim ndaj vlerave të përbashkëta u mbyll kongresi “(Re)thinking Europe” në Vatikan. Kongresi dyditor u organizua nga Komisioni i ipeshkëve të BE-së, COMECE. Papa  Franҁesku i tërhoqi vëmendjen politikës, që të nxisë një kulturë të re dialogu. Gjithashtu ai theksoi solidaritetin si parim themelor i BE-së dhe bëri thirrje për të qenë më të hapur.

Kontributi i parë e “ndoshta më i madh” i kristianëve për Europën e sotme është të kujtojnë, “që ajo nuk është një grumbull shifrash apo institucionesh, por që ajo përbëhet nga njerëz”, theksoi Papa në fjalimin e tij.

Ai njëkohësisht kritikoi një “shoqëri të ҁrrënjosur” në sfondin e tendencave individualiste dhe kritikoi po ashtu lëvizjet ekstremiste e populiste. Këto protestën e kthejnë në mesazhin e tyre thelbësor, pa ofruar alternativa politike konstruktive. Në vend të dialogut shfaqen “kundërthënie të tmerrshme” ose një epërsi politike, që pengon demokracinë e vërtetë. “Në një rast shkatërrohen urat dhe në një rast tjetër ngrihen mure”, tha Franҁesku.

“Më shumë një burim se sa një barrë”

Shprehimisht Papa u bëri thirrje qeverive në Europë të jenë të hapura për imigrantët dhe kulturën e tyre. Migrantët janë “më shumë një burim se sa një barrë”. Në sfondin e dramës së refugjatëve nuk duhet të harrojmë, që kemi të bëjmë me njerëz. Këta “nuk duhet të zgjidhen sipas qejfit apo të seleksionohen”. Po ashtu duhet që politika e migracionit të konceptohet me “menҁuri”. Europa duhet të gjejë sërish solidaritet dhe një ndarje të drejtë të barrës, theksoi Franҁesku. Nuk shkon që disa të sakrifikojnë dhe të tjerë të mbrojnë privilegjet.

Presidenti i COMECE, kardinali Reinhard Marx, kryetari i Konferencës së Ipeshkëve gjermanë, propozoi një Konventë të re Europiane të të gjitha vendeve anëtare të BE-së lidhur me ҁështjet e së ardhmes.

Ai tha, se kontineti ndodhet në një pikë vendimtare; shtrohet pyetja, nëse Europa do të shpërbëhet apo do të gjejë forcë për një fillim të ri. – Në takimin dyditor në Vatikan morën pjesë rreth 350 përfaqësues nga politika, kisha dhe shoqëria. Ndër ta edhe Antonio Tajani, president i Parlamentin Europian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje