VIDEO/ Incidente në Athinë gjatë protestave të nxënësve

30 Tetor 2017, 14:43Rajoni TEMA

Qendra e Athinës është shndërruar të hënën në mesditë në arenë përleshjes midis protestuesve dhe forcave të policisë.

Fillimisht ka qenë një protestë paqësore e nxënësve, që më pas ka degraduar për shkak të penetrimit mes protestuesve të grupeve të anarkistëve.

Këta të fundit hodhën kundër policisë në sheshin Syntagma gurë dhe bomba Molotov, ndërsa forcat e rendit u përgjigjën me përdorim masiv të gazit lotsjellës.

Anarkistët dëmtuan stacione autobusash urbanë, vitrina dyqanesh e bankash, ndërsa thuajse u shkatërrua një kafe si dhe një bankomat në rrugën “Panepistimiu”. Në këtë rrugë, si dhe në atë “Stadiu”, policia ka ndaluar qarkullimin e mjeteve.

Situata vazhdon të jetë e acaruar.

Më herët, nxënës nga shkollat e Athinës protestuan kundër reduktimeve qeveritare në buxhetin për arsimin. Reduktimet kanë krijuar mungesa të mëdha në materiale mësimore dhe personel, që nuk po korrigjohen, edhe pse kanë kaluar dy muaj nga fillimi i vitit të ri shkollor.

3 komente në “VIDEO/ Incidente në Athinë gjatë protestave të nxënësve”

  1. Janullatos arxidoglyftis says:

    Xaxaxaxaxaxaa plasi dhinamiti i kalaznikov ne mes evgjiterve te lashtë

    1. .. says:

      O arhido-glifti i Sulltanit mos i qaj hallin Greqise po shiko HALEN tende.
      Nuk ka mortje Greqia o majmun, sa do veshtiresi qe ka, do te dali edhe me e fort.

  2. malcori myzeqes says:

    Shifeni mer rracen arjane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje