Një 24-vjeçar ka mbajtur me forcë në një hotel një shtetase ukrainase, duke ushtruar dhe dhunë fizike.
Sipas burimeve zyrtare, Almarjo Xhebexhia, 24 vjeç, nga Shkallnueri i Durrësit, në një hotel afër Shkëmbit të Kavajës ka mbajtur të mbyllur pa dëshirën e saj në dhomën e hotelit V. H., 21 vjeçe. E reja ndodhej me pushime në Shqipëri.
Policia bën të ditur se 24-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Ndaj të riut rëndojnë akuzat e heqjes së paligjshme të lirisë dhe plagosjes së rëndë me dashje.