DEBATI/ Albana Vokshi tregon shqetësimin: Disa na acarojnë kur vijnë në mbledhje. Basha: Zbatoni udhëzimin tim

31 Tetor 2017, 18:06Politika TEMA

Në debatin e Grupit Parlamentar, Basha ka kërkuar që deputetët të respektojnë vetëm udhëzimin, duke pranuar se përfshirja e të gjithë anëtarëve synon bashkimin dhe jo përçarjen e PD.

Grupet e punës që do të analizojnë rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit, do të duhet të identifikojnë edhe demokratët, që nuk preferuan të marrin pjesë në zgjedhje apo ata që votuan për kundërshtarin politik, efektivitetin e kandidatëve: komunikimi, përfaqësimi, harmonizimi me strukturën, reagimi i votuesve dhe rolin e përfshirjen e figurave me potencial politik në fushatë.

Albana Vokshi: Problemi është se në mbledhjet që ne zhvillojmë, ka persona të veçantë që vijnë me axhendë të përcaktuar. Është e lexueshme dhe nuk ka vend për diskutim, që disa persona që hapur punuan kundër PD-së dhe u shprehën akoma më të ashpër pas humbjes, vijnë në mbledhjet e analizës me një axhendë të tyre.

Sot ka njerëz që nuk punuan asnjë ditë për fitoren e PD-së, që vijnë në mbledhjet e analizës për të diskutuar në lidhje me arsyet e humbjes. Përfaqësuesit tanë në degë i dinë, i njohin dhe e kanë parë kontributin e secilit prej anëtarëve të PD-së në këto zgjedhje. Ndaj edhe prezenca e disa përfaqësuesve përbën shqetësim dhe pse jo një acarim për anëtarët tanë në degë.

Lulzim Basha: Unë e kam thënë qartë dhe i qëndroj vendimit tim. Procesi i analizës së zgjedhjeve do të jetë gjithashtu një proces bashkimi dhe jo ndarjeje të demokratëve. Unë ju kërkoj të zbatoni udhëzimin që unë kam firmosur.

Aty gjithçka është e qartë. Nuk ka asnjë të emëruar nga unë në krye të proceseve të analizës në të gjitha degët e PD. Çdo anëtar është i deleguar në bazë të posteve apo detyrave që kanë në parti, dikush anëtar i Këshillit Kombëtar, dikush anëtar kryesie, deputetët gjithashtu. Unë nuk jam me individët, jam me strukturat.

Më interesojnë që ata të thonë fjalën e tyre, më intereson të di çfarë mendojnë demokratët e thjeshtë në lidhje me humbjen e PD. Sa për të tjerat, gjithsecili ndodhet në mbledhjet e analizës për shkak të detyrave apo pozicionit që ka në parti. Gjithsecilit prej jush i kërkoj vetëm të respektojë udhëzimin tim!

1 komente në “DEBATI/ Albana Vokshi tregon shqetësimin: Disa na acarojnë kur vijnë në mbledhje. Basha: Zbatoni udhëzimin tim”

  1. Bert says:

    Bravo,Pamela Albana Bije Vokshi,me intelektuale si puna jote,Pd-ja do ece perpara.
    P.S. Ka dale nje variant i ri me bo buzet dhe bythet te bukura.Perpara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje