DEBATI/ PD dhe LSI të vendosura për bojkot, Spaho: Qeveria ka rënë për ne

31 Tetor 2017, 10:49Politika TEMA

PD dhe LSI kanë braktisur Konferencën e Kryetarëve ku po diskutohet shqyrtimi i pr/buxhetit 2018.

Në emër të opozitës, deputeti Edomd Spaho tha se nuk mund të jenë pjesë e Konferencës së Kryetarëve, pasi sipas tij kjo qeveri është e lidhur me krimin dhe moralisht ka rënë.

Ne si opozitë nuk mund të sillemi sikur jemi në kushte normale. Gjendja në vend është e rëndë. Si rrjedhojë e ngjarjeve të fundit është vërtetuar lidhje e kësaj mazhorance me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.

Për  opozitën kjo qeveri moralisht ka rënë. Puna më e mirë që mund të bëjë është të japë dorëheqjen ti hapë rrugën një qeverie antimafie si dhe të krijojë kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Jo vetëm ka rënë moralisht, por nuk është edhe një qeveri legjitime sepse është një mazhorancë e ardhur nga zgjedhje të blera.

Për rrjedhojë ne nuk mund të behemi pjesë e kësja fasade dhe nuk do të marrin pjesë në Konferencën e Kryetarëve për shqyrtimin e pr/buxhetit 2018,” tha Edmond Spaho.

640 mijë pensionistë presin buxhetin për çështjen e pensioneve. Të gjitha komunitetet tona presin të dëgjojnë investimet në zonat që ne përfaqësojmë e për këtë qëllim pa u zgjatur doja të thoja që më vjen shumë keq për PD, nuk më vjen keq për LSI që i shkon pas PD,” u shpreh Balla.

2 komente në “DEBATI/ PD dhe LSI të vendosura për bojkot, Spaho: Qeveria ka rënë për ne”

  1. wow says:

    aman mos bojkotni se do te na mbyllni deren.

  2. Fatmir says:

    Zoterin drejtues te kuvendit, gjithe keto bojkote te kuvendit mendoj se duhen shoqeruar me masa financiare (me prerje te diteve te punes). Kjo pasi deputetet paguhen per te ndjekur seancat parlamentare e komisionet, ju pelqen apo jo. Populli paguan jo pak per keto persona te papergjegjshem te cilet nuk e vleresojne detyren qe kane marre persiper per te kryer. Nuk eshte detyra e tyre largimi nga seancat, por nqs e vleresojne te gabuar nje projekt ligj apo nje praktike parlamentare te perpiqen te na sqarojne per te. Braktisja e kuvendit eshte largim nga puna, e per rrjedhoje duhet medoemos ndeshkimi per kedo qe shkel rregullat e ligjet per te cilat paguhet. Po keshtu nqs ketyre deputeteve nuk u pelqen kuvendi pse nuk neglizhojne marrjen e pagave per nje pune te pabere, por largohen nga puna dhe kerkojne shperblim?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje