Genc Gjokutaj, i njohur si prokurori i çështjes së Fatos Nanos në vitin 1993 dhe avokati i Lulzim Bashës, i ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv ka komentuar çështjen “Nano” e tha se kjo është “një dallëndyshe e korrupsionit”, por sipas tij nuk ka ngjashmëri me çështjen “Tahiri”.
I pyetur nëse ka ndjerë presion politik, referuar edhe komenteve të asaj kohe se prokurori i vërtetë i çështjes ishte Berisha, Gjokutaj u shpreh se ka komunikuar me Berishën me shkresa, pasi ai i ka kërkuar një relacion shpjegues për çështjen.
“Shiko Nano ankohej për çdo gjë. Berisha përveç se ishte president ishte dhe kryetar i Këshillit të Lartë të drejtësisë, dhe të gjitha kërkesat i shkon atij. Pastaj të gjitha ankesat na kalonin ne.Nano ankohej për çdo gjë. Në bazë të këtyre kërkesave që kanë qenë mikse kemi komunikuar me Berishën shkresërisht.
Ai ka kërkuar një relacion shpjegues për çështjen. Nuk e dimë a e ka dashur për vete apo për takimet me ekspertë të huaj. Atëherë ka qenë një trysni shumë e madhe. Çështje të këtyre përmasave as nuk ishin dëgjuar. Nano veç se zyrtarë ishte kryeministër dhe kryetar i opozitës gjë e cila i dha të drejtë socialistëve ta trajtojnë si izolim për motive politike.”, u shpreh Gjokutaj.
Ajo që ndodhi me Nanon, a ju duket e ngjashme dosja Nano me atë të Tahirit?
Çështja e Fatos Nanos është një dallëndyshe e korrupsionit. Deri në atë kohë një person që vidhte po mos kapej me thes në sup nuk quhej hajdut.
Por si drejtësia shqiptare e mbylli dhe e shpalli të pafajshëm Nanon? Çështja u pushua edhe nga Italianët.
Kini durimin të më dëgjoni. Çështja e Nanos u fillua për ndihmat emergjente nga Prokuroria e Romës. E pushuan sepse për pjesën e tyre e kishin zbatuar ligjin, per pjesen shqiptare Fatos Nano është dënuar 12 vite.
Me gjyq të montuar politik tha opozita
Kjo thuhet edhe tani në 2017
Si nisi në Shqipëri kjo? Si e more ti dosjen si fillove të hetoje?
Nano doli nga burgu u bë dhe kryeministër. Ironia e fatit është që ka qenë Zef Brozi i vetmi që i mbushi mendjen parlamentit që t’i hiqnin imunitetin Nanos. Ai ka bërë kërkesë për mbrojtje ligjshmërie. Në rigjykim të çështjes, duke dhënë dorëheqjen dy gjyqtarë kanë gjetur zgjidhjen që prokurori të heqë akuzën. Prokurori nuk mund të tërheqë akuzën në rigjykim. Kjo është pafajësia e Nanos.
Ti si prokuror nga e more indicien?
Me Nanon problemi është që të gjithë dëshmitarët e kanë fajësuar në mënyrën më të ashpër të mundur.
Kush ka deponuar kundër tij?
Ai ka pasur akuzën e vjedhjes dh falsifikimit të dokumenteve. Dëshmitarët kanë qenë të shumtë. Ka qenë zinxhiri i kryeministrisë. Ajdin Sajdia ka qenë këshilltar i Nanos dhe ky ka firmosur dhe i ka dhënë dy vila pa qira. Ka ardhur drejtori juridik i kryeminstrisë, i gjithë zinxhiri i personave ku kalonte vendimi për deri në mbledhje.
Po ç’lidhje kishin vilat me vjedhjet?
Po ka pasur dy akuza. Kjo e falsifikimit doli rrugës. Në çështjen e vjedhjes kanë dëshmuar shumë dhe ka qenë katërciprisht e provuar.
Por që ta akuzosh për vjedhje duhet t’i gjesh mallin e vjedhur
Rezultonte që me paratë e akorduara nga italianët mund të blihej 20-fishi i ndihmave që u blenë. Nga gjithë kjo veprimtari ekonomike 9 apo 10 milion dollarë kanë firuar. Ka qenë përgjegjësi e drejtëpërdrejtë e zotërisë.
Thonin që prokurori i vërtetë ka qenë Berisha jo ju, a keni pasur presion?
Shiko Nano ankohej për çdo gjë. Berisha përveç se ishte president ishte dhe kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, dhe të gjitha kërkesat i shkon atij. Pastaj të gjitha ankesat na kalonin ne. Avokati i Nanon ka bërë një gabim ka ndjekur një rrugë të rekomanduar gabim sepse ai i shkëputi marrëdhëniet me trupin gjykues. Ai duhet të shpjegonte. Kur shkëputi ky marrëdhëniet me trupin gjykues edhe avokatë e tij ju shkëputën çështjes.
Berisha ju ka thirrur ju apo eprorin tuaj për t’iu kërkuar sqarime? Ka pasur ndikim politik?
Në bazë të këtyre kërkesave që kanë qenë mikse kemi komunikuar me Berishën shkresërisht. Ai ka kërkuar një relacion shpjegues për çështjen nuk e dimë a e ka dashur për vete apo për takimet me ekspertë të huaj. Atëherë ka qenë një trysni shumë e madhe. Çështje të këtyre përmasave as nuk ishin dëgjuar. Nano veç se zyrtarë ishte kryeministër dhe kryetarë i opozitës gjë e cila i dha të drejtë socialistëve ta trajtojnë si izolim për motive politike.
Berisha ju ka kërkuar shpjegime në bazë të ankesave që i bënte Nano?
Po Nano ose anëtarë të partisë së tij nuk e di.
Kur dilte Berisha thonte: hajduti Fatos Nano etj… ti intimidoheshe?
Absolutisht jo sepse ne kishim letrat. Ne hetonim çështjen.
Ju hetonit çështjen, por duhet të keni qenë shumë i ri
Unë nuk jam i plepave
Qartë, por në fillimet e karrierës njeriu edhe gabohet. Tani në distancë ndjeni që mund të keni gabuar diku ose në të tërën në tërësi?
Unë e kuptoj që procesi ka disa elementë. Konteksti ka qenë i vështirë. Ne patëm një fat që një pjesë e mirë e dokumentacionit të çështjes vinte nga Italia. Dhe kjo ka qenë një pjesë që ne kishim jo mbështetje morale por flitej për bazën e ekspertizës. Ata e shpjegonin diferencën mes fakteve dhe provave.
Ky eshte nje kulish Berishe. Nanon e kane denuar pa asnje deshmi. Asnje deshmitar nuk provoi vjedhjen. Si e lejoi ky prokuroruc avionin e qelbur te fluturonte per presion ndaj deshmitareve? Kurvar pleh!
E di ky topi i futbollit se genjeshtra denohet? Perse genjen diten per diell atehere?