Deklarata për Visho Ajazin ngjall dyshime, Berisha dekonspiron ‘Qytetarin Dixhital’?!

31 Tetor 2017, 08:46Politika TEMA
Deklarata për Visho Ajazin ngjall dyshime, Berisha dekonspiron

Të ‘acaruar’ nga të dhënat që iu dilnin në publik, socialistët patën dyshime se pas këtyre informacioneve ishin zyrtarët e SHISH. Pavarësisht përpjekjeve, nuk patën mundësi ta provojnë asnjëherë këtë tezë.

Por ditën e largimit të Visho Ajazi Likës, Sali Berisha ka mbajtur një qëndrim që krijon dyshime se ish drejtori i SHISH fshihej pas “qytetarit dixhital”.

“Analiste dhe burime te besueshme konfirmojne se ai pagoi me doreheqjen e tij te papritur, çmimin e denoncimeve ne prokurori dhe institucione te tjera si dhe informacioneve te panumerta qe faktonin lidhjet e Norieges, narko-kabinetit dhe vellaçko Olsit me drogen, trafiqet dhe krimin e bandat e tij”
 ka shkruar Berisha komentin e tij për largimin e kreut të SHISH nga detyra.

Statusi rrezikon të dekonspirojë ish kreun e SHISH, si informator të Berishës. Akuzat për vëllain kryeministrit u publikuan para disa kohësh nga Berisha në gojën e ‘qytetarit dixhital’, ndërsa dje ish-kryeministri ia faturoi ato si denoncime të Visho Ajazi Likës.

Nëse Berisha pranon se burimi i informacionit për trafikun e drogës, ka qenë SHISH, gjërat bëhen vërtet serioze. Deri atëherë, shqetësimi i vetëm është se “qytetari dixhital” do të ketë më pak për të thënë dhe qytetarët një burim informacioni më pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje