SKANDALI/ Ministri britanik nën hetim, i kërkoi Sekretares t’i blejë lodra seksi

31 Tetor 2017, 17:34Bota TEMA

Deputeti konservator Mark Garnier është duke u përballur me akuza të forta pasi dyshohet se ka thyer rregullat ministrore.

Mediat shkruajnë se Garnier i ka kërkuar sekretares së tij që të blerë lodra seksi për të.

Sipas “Daily Mail”, ministri për Tregtinë Ndërkombëtare i kërkoi sekretares Caroline Edmondson të blinte dy vibratorë duke ju referuar asaj në mënyrë seksuale.

Vetë AI e ka pranuar këtë fakt duke theksuar se nuk përbënte ndonjë ngacmim seksual.

Ndërkohë, do të jetë Zyra e Kabinetit e cila do të shqyrtojë nëse është shkelur në këtë rast  Kodi i Sjelljes.

Sekretari i shëndetësisë Jeremy Hunt tha për BBC se kjo sjellje do të ishte “krejtësisht e papranueshme nëse do rezultonte e vërtetë”.

Edhe deputetë dhe ministra të tjerë britanikë janë përfshirë në një mega-skandal seksual që rrezikon të kompromentojë rëndë pozitat e kryeministres Theresa May.

Shkak është bërë një listë e hartuar nga partia e Theresa Mayt, ku përfshihen 36 deputetë konservatorë dhe të paktën 15 ministra dhe nënsekretarë të kabinetit aktual të kryeministres May.

Dosja që pritet të shkaktojë një tërmet politik në vendin ishullor, ra në duart e të përditshmes britanike “The Times”. Hartuesit e saj e kanë quajtur, “Deputetët me lubido të lartë”.

Skandali seksual në Downing Street vjen vetëm pak ditë pasi ministri i mbrojtjes Michael Fallon pranoi se kishte ngacmuar dhe prekur një gazetare.

Fallon kërkoi falje publike dhe tha se ngjarja kishte ndodhur 15 vjet më parë, por kryeparlamentarja Andrea Leadsom tha se këto sjellje janë të patolerueshme. Edhe ministri britanik i tregtisë, u zbulua se i kishte kërkuar sekretares së tij të blinte lodra seksi.

Theresa May ka kërkuar zbardhje të plotë për këto dy raste dhe ka premtuar se do t’i shkarkojë ministrat e saj nëse rezultojnë fajtorë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje