E vërteta e “avionëve mushkonja” të Berishës në Gjirin e Lalzit

30 Tetor 2017, 20:22Bota TEMA

Deputeti Sali Berisha ka shprehur “shqetësimin” sot për një avion jeshil që fluturonte mbi Patok.

Por burime nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Brendshme kanë nxjerrë sërish bllof Berishën.

Këto burime thane se bëhet fjalë për një fluturim ajror të avionit të NATO-s, të lejuar dhe të monitoruar nga QKR e Forces Ajrore dhe Albkontrolli.

ANTA dhe Kulla Rinasit konfirmojnë, që në orën 11:55 një avion ushtarak amerikan, i tipit CN35 ka kaluar nga Lugina  e Patokut dhe në orën 11: 55  është ulur në Rinas.

Sipas të njëjtave burime të konfirmuara, avioni jeshil i NATO-s, është larguar nga Rinasi në orën 13:11 duke flutuar për në Greqi.

Pra, avioni me ngjyrë jeshile jo vetëm ka qenë i monitoruar dhe kontrolluar, por njëherësh i përket Aleancës së Atlantikut të Veriut, ku Shqipëria bën pjesë si anëtare me të drejta të plota prej 8 vjetësh.

5 komente në “E vërteta e “avionëve mushkonja” të Berishës në Gjirin e Lalzit”

  1. shqip says:

    Kane te marrin ty o shpellar . Do te dorzojne ne gjykaten e Hages .

  2. adi says:

    E beri edhe rilindja njehere bingo me nje avion te NATO.
    Kaq shume avione me droge sa kane kaluar patjeter qe po te kaloje njehere nje avion i natos eshte lajm bile i gezushem.

  3. Jimi says:

    Ore po ky l….a po na can shume trapin! na u be burri i nenes! Mire se ne parlament e beri zap Ruci, po nuk po na le rrehat ne media e internet! Cfare kujton ky se bota rrotullohet rreth tij? se per cdo gje qe do te bej mileti do vene e te falen te ky? Mos mendon ky qe edhe kur burrat dhe grate ne shtrat para se te bejne sex duhet ti marrin leje ketij kodoshit plak? Ike ore pirdhu e mos na caj trapin se boll na e ke care jo pake por 27 vjete!

  4. Nacionalist says:

    Qenka Avioni i mushkonjave dhe ky?

  5. Voica says:

    Akoma në shtyllë Deda?
    Po ju akoma me Dedën merreni!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje