Arabia Saudite ka marrë një vendim për gratë në stadiume, ja rregullat

30 Tetor 2017, 11:43Bota TEMA

Arabia Saudite ka lejuar gratë të hyjnë në stadiume duke filluar nga viti i ardhshëm.

Lajmërimi u bë në një deklaratë të autoritetit të përgjithshëm sportiv, organit qeverisës për sportet në vend.

Në njoftim thuhej se ambientet që më parë ishin të rezervuara vetëm për meshkuj, stadiumi “Mbreti Fahd” në Riad, qyteti sportiv “Mbreti Abdulla” në Xheda dhe stadiumi “Princi Mohamed Bin Fahd” në Damman, do të nisin përgatitjet për të pritur familjet.

Më shumë informacione për rregullimet brenda stadiumeve nuk ka. Burrat dhe gratë saudite zakonisht ulen ndarazi kur të dyja gjinitë marrin pjesë në një event.

Vendimi u dha më shumë liri grave saudite, që ishin subjekt i rregullave strikte të ndarjes gjinore, pas heqjes historike të ndalimit të femrave në timon, në shtator.

Princi i kurorës Mohamed bin Salman po kryeson një përpjekje për të modernizuar shoqërinë saudite dhe përmirësuar ekonominë. Ai tha javën e shkuar se kthimi tek një islam i moderuar ishte pjesë e planeve të tij.

2 komente në “Arabia Saudite ka marrë një vendim për gratë në stadiume, ja rregullat”

  1. ajnstajni i malcis se jugut says:

    ky do ti coj arabeshat drejt lirive si c kan femnat n kaliforni.
    do shofim masanej plazhe nudo arabe,ku arabeshat do vertiten verdall neper rer me bythen perjasht ne diell dhe pajdhin cullak ne er,porse me shami n kok ama.
    ne,edhe pajdhin e zbulojm ne public por koken jo!
    tha nje aktiviste myslimane e krahut antimoderrn.

  2. Bravo.Moderoeni Islamin.Nuk mund te vazhdohet me rregulla te krijuara 1500 vjet me pare. Shoqeria Myslimane do te civilizohet,do te zhvilohet ne drejtim te te drejtave te njeriut dhe te femrave ne vecanti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje