SONDAZHET/ Separatistёt katalonjas humbasin simpatinё e zgjedhёsve. Pajtim dhe paqe?

30 Tetor 2017, 10:20Bota TEMA

Lëvizja për një pavarësi të Katalonjës sipas anketimeve mund të humbasë shumicën në parlament në zgjedhjet në dhjetor. “Rroftë Spanja”, thërrisnin përkrahësit e unitetit duke manifestuar në rrugët e Barcelonës.

Rreth 300.000 vetë, sipas të dhënave të policisë, marshuan në rrugët e kryeqytetit katalonjas për unitetin e Spanjës. Me protestën e tyre masive në Barcelonë kundër separatistëve katalonjas ata përbëjnë një shumicë, sipas sondazheve, që po dëshmon një kthesë aktuale të opinionit ne rajon.

Kërcënon një dështim në zgjedhje

Në bazë të këtyre sondazheve në zgjedhjet më 21 dhjetor përkrahësit e pavarësisë nga Spanja duhet të llogarisin me një humbje të shumicës në parlamentin rajonal. Nëse tani do të votohej,  partitë që synojnë pavarësinë mund të merrnin maksimumi 42,5 përqind të votave e kësisoj vetëm 65 vende, sikurse del nga një anketim i publikuar të dielën (29.10) realizuar me porosi të gazetës “El Mundo” nga Instituti prestigjoz Sigma Dos. Për shumicën absolute në Barcelonë janë të nevojshme 68 mandate parlamentare.

Kundërshtarët e shkëputjes nga pushteti qendror në Madrid, sipas këtij sondazhi, mund të shpresojnë për rreth 43,4 përqind të votave. Për realizimin e anketimit janë marrë në pyetje 1000 qytetarë nga e hëna deri të enjten.

Kohët e fundit sondazhet vazhdimisht rezultonin, që shumica e 5,3 milionë qytetarëve katalonjas me të drejtë vote janë kundër shkëputjes nga Spanja. “Rroftë Spanja”, “Barcelona i përket Spanjës” dhe “Unë jam spanjoll”, thërrisnin të dielën demonstruesit duke marshuar në rrugët e Barcelonës. Ata kërkuan arrestimin e presidentit rajonal të shkarkuar nga qeveria qendrore Carles Puigdemont.

Pajtim dhe paqe?

Për manifestim kishte bërë thirrje lëvizja pro spanjolle Sociedad Civil Catalana (SCC)  nën moton “Ne jemi të gjithë Katalonja!”. Në një njoftim kjo organizatë vë në dukje, se do të punojë që të arrihet një pajtim mes unionistëve dhe separatistëve, në mënyrë që në të ardhmen në rajon të mbizotërojë arsyeja dhe bashkëjetesa paqësore.

Qeveria qendrore në Madrid nën kryeministrin konservator Mariano Rajoy të shtunën (28.10)e vendosi komunitetitn autonom të Katalonjës nën administrimin e detyrueshëm, pasi parlamenti rajonal në Barcelonë shpalli pavarësinë. Rajoy, sikurse njoftojnë mediat, ngarkoi zëvendësen e tij Soraya Sáenz de Santamaría me drejtimin në rajon.

Azil në Belgjikë për Puigdemont?

Presidenti i rrëzuar rajonal Puigdemont mund të arrestohet dhe të akuzohet. Nëse ai dënohet për kryengritje kundër shtetit ose për “rebelim”, atë e kërcënojnë deri në 30 vjet burg. Sekretari i shtetit të Belgjikës për azilin dhe migracionin e  sugjeron vendin e tij si vendstrehim të mundshëm për separatistët. Katalonjasit, që ndihen të përndjekur politikisht, mund të kërkojnë azil në Belgjikë, vend i BE-së, tha Theo Francken në televizionin flamand VTM News. “Belgjika mund të jetë edhe një rrugëdalje e mundshme për Puigdemont”, tha politikani i partisë nacionaliste flamande N-VA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje