Trump distancohet nga ish- këshilltari i tij, Papadopoulos

31 Tetor 2017, 19:14Bota TEMA

Presidenti amerikan Donald Trump u distancua sot nga ish këshilltari i tij për politikën e jashtme George Papadopoulos, një ditë pasi u zbulua se ai ishte kishte pranuar që kishte gënjyer agjentët federalë dhe se ka bashkëpunuar me Prokurorin e Posaçëm Robert Mueller në hetimet për zbardhjen e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet amerikane.

Një vit më parë, zoti Trump e cilësonte zotin Papadopulos, këshilltarin e tij 30-vjeçar si një “djalë të shkëlqyer”. Por në një koment të ri të Twitter sot nga Shtëpia e Bardhë, zoti Trump shkruante se “shumë pak njerëz e njihnin vullnetarin e ri me nivel të ulët, me emrin Xhorxh, i cili tashmë është provuar të jetë gënjeshtar”.

Zoti Trump shkruante gjithashtu “se lajmet e rreme janë duke punuar jashtë orarit të punës”. Ai i referohej për këtë përhapjes së gjerë në media të pranimit të fajit nga zoti Papadopoulos në fillim të tetorit dhe padisë së ngritur ndaj dy ish zyrtarëve të fushatës së tij Paul Manafort dhe Rick Gates.

Të dy ata përballen me akuzat për komplot, deklarata të rreme, dhe pastrim parash lidhur me përpjekjet e tyre të lobimit në favor të Ukrainës.

4 komente në “Trump distancohet nga ish- këshilltari i tij, Papadopoulos”

  1. Eda says:

    Ky eshte kokrra e mashtruesit.Ky me ndihmen e ruseve dhe popullin qorr american fitoi zgjedhjet.

  2. Bardhi Tolabi says:

    Ka gjetur dhe ky,Taumpi,”keshilltar” per politiken e jashtme.Ne se do zgjidhte per keshilltar prej cfardo lloj kombesie tjeter,nuk do flisja nje fjale te veteme.Por kur per te tille,me “zgjedh” nje Papadopoulos,….nuk kam fjale per ta justifikuar….Sic duket,Trumpi,nuk ka lexuar asgje per Trojen dhe kalin e saj….Ai qofte,prandaj dhe ka “shkelqyer” deri tani,Amerika e Trump-it,ne plotiken e jashtme…

  3. Laura says:

    Sa here deshmojne kunder ketij “clawn me tupe” jane ose fake news ose genjeshtare. Po vjen ora e impeacment Mr Liar in chief.

  4. Tt says:

    Ikni pirdhuni o jashteqitjet shqiptare kur jepni dhe ju komente per presidentin me te hajrit qe ka pas usa ndonjhere, eshte i vetmi qe thote usa e para dhe pastaj te gjithe kombet qelbesira, make america great again.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje