Ditën e djeshme deputeti Sali Berisha sulmoi ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka me anë të qytetarit të tij dixhital. Doktori aludonte se Xhaçka kishte inaguruar një urë (pa dhënë vendin e saktë se ku) që nuk është funksionale. Por siç është bërë e udhës, Berisha ka dalë si gjithmonë blof. Ministrja Xhaçka ka sjellë fotot e urës ku duket madje dhe një fëmijë aty pranë.
Ajo shprehet se ura është e ndërtuar nga Forcat e Armatosura “për t’u ardhur në ndihmë mijëra banorëve të fshatrave të thellë të Gramshit, aty ku vite më parë dy vajza adoleshente rrezikuan jetën, ndërsa kalonin duke shkuar për në shkollë”. Doktori mesa duket s’ka shkelë kurrë në këto fshatëra të thellë edhe pse ka qenë mbi 1 dekadë në qeverisjen e vendit. Gjithësesi, tani po i mëson se ku ndodhen këto zona.
Ja postimi i plotë i ministres Xhaçka:
“Përpjekje mjerane e Sali Berishës për të hedhur baltë mbi Forcat e Armatosura. Flet për qytetarë dixhitalë fantazma dhe për ura që sot ndihmojnë komunitetin. Kjo urë në foto, u ndërtua nga Forcat e Armatosura për t’u ardhur në ndihmë mijëra banorëve të fshatrave të thellë të Gramshit, aty ku vite më parë dy vajza adoleshente rrezikuan jetën, ndërsa kalonin duke shkuar për në shkollë.
Kjo urë, jo vetëm është e kalueshme për këmbësorë e makina, por siguria në të tejkalon të gjithë frikën, që Berisha ka për të shkuar në zonat e largëta, ku nuk shkeli kurrë. Mos dirigjo nga Facebook, por mbath këpucët e shiko, se si në Shqipërinë tonë punohet!”
Vetem akuza ben ky, i duket vetja perendi, nuk e mesoi se pjesa dermuse duan ta kalojne ne hell per shtetin qe formoi, nuk i takojne kepuce dhe opingat shume e ka se na coi 100 vjet mbrapa,prandaj shqiptaret largohen nga vendi e shkojne ne kurbet, nga afersisht 9000 000 shqiptar vetem 2200 000 jan e ne vend plus pakicat kombetare te pergjysmuar.
…sali i shkrete e i thare ; te iku jeta duke mashtruar-..
Haleja perdor strategjine e sulmit sepse ka bere kaq shume krimr sa qe po ju qepen njerezit, institucionet seriozisht, ai e di shume mire se cfare e pret. Po ne Shqiperi njerezit kane me shume zemer se tru.
Per me teper varferia dhe vuajtjet i shtyn njerezit te behen indiferente, gje nga e cila perfiton Haleja akuzator me strategjine e tij.
Nese shqiptareve jua futen komunistet, Haleja si komunist i rregjur ka zgjedhur nje tjeter regjim politik aktual dhe ne mode oer te perdorur metodat e tij komuniste se e di qe shqiptareve nuk ju ben pershtypje komunizmi.