Arsyet e deklaratës së bujshme të Berishës për "Paktin e Detit" me Greqinë

3 Nëntor 2017, 10:57Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Një ndodhi e pazakontë ka ndodhur në debatin e djeshëm të Kuvendit, ku edhe pse diskutohej Buxheti faktik i vitit 2016, është tentuar një përplasje verbale mes mazhorancës dhe opozitës.

Si çdo të enjte, ndodh strategjia e palëve për të mundur virtualisht kundërshtarin meqë ka lidhje direkte televizive.

Të përgatitur për ta sulmuar Ramën me Habilajt dhe Tahirin, kryeministri shfrytëzoi një ngjarje dje në Himarë, ku Partia Demokratike u shfaq përkrah banorëve që janë shpallur si minoritarë grekë që po u shkelen të drejtat.

Rama kërkoi në ring Bashën për të folur për Himarën, por kreu i opozitës nuk preferoi që të bënte duel për këtë argument, duke konsideruar se shqiptarët duhet të dëgjonin për çështjen e krimit, ku vazhdoi akuzat se “Rama është i pari i krimit”.

Basha nuk reagoi, edhe pasi kryeministri e “zbrazi patllaken”, duke i kujtuar rivalit të tij se “i kishte shitur detin Greqisë”.

“Fol çfarë mendimi ka PD-ja për Himarën, pasi unë e kam shprehur me vepra dhe jo me fjalë se kush jam”, bërtiti Rama në Kuvend. Por sërish Basha nuk u përgjigj.

Ishte Sali Berisha, ish-kryeministri në kohën e Marrëveshjes së Ujrave që ka bërë deklaratën më të fortë që është mbajtur ndonjëherë.

Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se ka blerë me para të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që votuan kundër Marrëveshjes së Ujrave me Greqinë.

“Përmende marrëveshjen e Detit. Do të të them kaq: Bëre gjithçka me para dhe korrupsion, anulove një marrëveshje, e cila në njëmijë gjykata po të dalë në parimin e traktatit të detrave është e parrëzueshme.“, tha Berisha, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama.

Identik si Berisha, është deklaruar edhe Ministrja e Jashtme e Greqisë së asaj kohe, Dora Bakojanis, që tha se marrëveshja u rrëzua pasi u korruptuan gjykatësit.

Një gazetar grek, shkoi edhe më tej kur akuzoi Turqinë se ka korruptuar gjyqtarët e Kushtetueses.

Berisha, kur u dha kjo intervistë gjithashtu shigjetoi Ankaranë për ndërhyrje, por që të korruptohen gjyqtarët nuk e ka përmendur kurrë.

Madje njeriun që ishte relatori i Marrëveshjes së Ujrave në Gjykatën Kushtetuese, Xhezair Zaganjorin, Sali Berisha e kandidoi për President të Republikës dhe më pas kur kundërshtoi PS-ja, e zgjodhi kryetar të Gjykatës së Lartë.

Edi Rama e kapi me kujdes këtë detaj dhe ju qësendis paraardhësit të tij.

“The këtu që marrëveshjen e Detit e paskam rrëzuar unë në Gjykatën Kushtetuese, e cila votoi 9 me 0, kurrë nuk ka ndodhur më parë, me para dhe korrupsion, the këtu ti. E di që e the, akuzë shumë e rëndë për atë gjykatë, që me atë vendim ka marrë në mbrojtje interesin kombëtar dhe nuk ka marrë para dhe nuk ka bërë korrupsion. Ndërkohë dhe një autodeklarim i joti, që ti atë marrëveshje e ke dashur, e ke bërë nëpërmjet dorës tënde në Ministrinë e Jashtme që sot e ke kryetar partie të komanduar dhe që ti i qëndron asaj marrëveshjeje. Rëndësi ka që shqiptarët ta dëgjojnë këtë. Dhe vazhdove duke bërë të njëjtën gjë që bëri PD dje në Himarë, duke ushqyer ato zëra dhe ato forca në anën tjetër të kufirit që propagandojnë këtë teori të ulët, të shpifët dhe të pavërtetë”, tha Rama.

PD-ja nuk e mohoi sot që nuk e përkah aksionin politik të opozitës greke-Nea Demokratia, që ka akuzuar Edi Ramën në Bruksel se po shkel të drejtat e minoritetit grek.

Madje, PD-ja duket se ka një koordinim me partinë e qendrës së djathtë në Greqi.

Kjo sipas të gjitha gjasave bëhet për të defaktorizuar Edi Ramën me të gjitha mënyrat, pasi duket se nuk i mjafton “kauza e krimit”.

Por kjo lëvizje e PD-së duket se nuk ka mbështetje tek një pjesë e përkrahësve të saj, që në rrjetet sociale kanë kundërshtuan pjesëmarrjen e Flamur Nokës në Himarë.

Dhe duket se opozitës, më shumë i leverdis që Edi Rama të mos ketë mundësi të hapë negociatat me BE-në, qoftë edhe duke votuar kundër Athina.

Siç dihet, nëse është fjala për në Shqipëri, lufta politike i përfhsin të gjitha mjetet dhe skrupujt mungojnë, por gjithsesi deklarata e Sali Berishës sot për atë që i rri motamo marrvëveshjes me Athinën që rrëzoi Kushtetuesja, i bie që nëse PD-ja kur të vijë në pushtet ta rimarrë sërish atë pakt që u dogj.

Të paktën sot nuk e mohoi…

14 komente në “Arsyet e deklaratës së bujshme të Berishës për “Paktin e Detit” me Greqinë”

  1. says:

    Greqia s’perfshihet në siperfaqen e vendit ton, ndaj s’ka pakt me pedofil.

  2. Tradite tropojani tropoje says:

    Nje gje eshte shume e sigurte. Ketij gomari Sali do ja hedhin varrin ne ere po ashtu dhe kullen. E pasi te ja rrafshojne do ti merren me Zenin e Giten.

    1. pjeter says:

      C’varr o njeri, ne jemi populli me kot qe egziston ne bot. Prokurorija jone po tu behet nje test per kushtettuten ,nuk kalojne testin. Shife c’bejne prokuroret spanjolle, arrest nderkombetar per presidendin katalonjas, sepse shkeli hapur kushtetuten e spanjes, e drejte apo jo qofte ajo nderhyrje, puna e tyre eshte te aplikojne ligjet.Tek ne c’behet? e gjithe gjykata kushtettuese duhet te kunderpergjigjet nepermjet ligjit kunder ketij fallxhori, por duhen prokuroret e republikes se shqiperise te ngrejne akuzen.Te vjen greku i agimit te arte ne territorin e shqiperise, merr pjese ne protesta pa me te voglen pengese,ku po te njejtet kur jane ne vendin e tyre, bejne kercenime kunder shqiptareve deri ne kufirin e terrorit. C’bejme ne zero absolut,me e pakta duhet te mos lejohen te hyjne ne territorin shqiptar, kur fare mire greqia zyrtare, pjese e gjithe organizmave te drejtave te njeriut te flak tutje pa shume probleme, shif Marin Memen.

  3. Azio says:

    Perse ky maskara nuk procedohe per ndjekje penale,duke pranuar me koshience shitjen e detit Greqise me traktatin e nenshkruar me urdher te tij,nga zagari Lulzim Basha?
    Ky eshte nje akt tradhetar ne dem te Shqiperise.
    Vetem e vetem per kete gje ai duhet te merret urgjentisht nen hetim
    Keshtu duhet vepruar ne qofte se I qendrojme korrekte kushtetutes sone.

  4. Janullatos arxidoglyftis says:

    PD duhet zhdukur si parti

  5. Adrenalin says:

    Për humor patriotik

    Shkon në Himarë në mbështetje të Agimit të Perënduar , një që është përfolur si spiun i rekrut. F.NOKA
    E mbron shitjen e ujrave detare ai që ka firmosur L.Basha.
    Dhe të gjithë këta i ka futur S.B
    Dhe ajo që është për të qeshur, duan të vijnë në pushtet!.

  6. Arjan says:

    Mbrojtja e nje pakti tradhetar te bere nga PD dhe isistimi se ky pakt eshte i drejte per Shqiperine tregon qarte se PD e Sali kermes Dhe bandes Se tij ka denigruar Dhe Nuk ka burre nene ta ngreje lart perseri kete parti pa u larguar sali kerma dhe company.

  7. emigrant says:

    PD-ja nuk e mohoi sot qe nuk e perkrah aksionin politik te opozites greke…
    Ju lutemi vendosni nje pjese shpjeguese. une e kuptoj qe: PD e kundershton aksionin politik.. (dy negative = pozitiv), por nga artikulli sikur del ndryshe.

  8. luli says:

    Vampiri Enver vertete kur ishte gjalle i hante njerezit por kur vinte puna per ceshtjen kombetare ai te tregonte vendin.Kurse Saliu i vicidolit qe ka ardhur ne Tirane nga vendi me i humbur atje ku pula ha gure na tregon gjera qe jane te papranueshme.Le te marri kullen e tij ne Vicidol e tju a fali grekeve.Ai flet sikur Shqiperine ia ka lene i jati trashegim dhe mund te bej cte doj. Ky shpirtezi litarin e ka pak.

  9. H says:

    Derri i malokut = kanceri i kombit.

  10. Bozen says:

    Keta mor vellezer nuk jane ,ashtu siç e quajne veten ” Demokrate” por keta jane ” DEMOKARTE” , jane kriminelet me te rrezikshem te ketij vendi.Per te vene pasuri shesin familjen , grate , vajzat, djemte ashtu siç po vepron Saliu me djalin e tij Zenin, i cili ne çdo vend te Botes qe shkon me pushime tregon fotografite me dashnoren e tij duke treguar se sa te madh e ka gjoksin, kofshet, bythen e ku ta di une tjeter se çka dash me tregue ai me fotografite e tij. E pa besueshme nga ana tjeter eshte me qendrimin e drejtesise tone. Te gjithe heshtin, te gjithe e kane frike Saliun, eshte e kuptueshme se ata te gjithe i ka vendosur ne ate detyre vete Saliu. Prandaj eshte momenti dhe koha e duhur qe te trealizohet Vetingu pa dallime per te gjithe ata qe me fakte kane bere krime kunder popullit te vet.

  11. mergim tari says:

    PARTIA SOCIALISTE DUHET TI KERKOJE PROKURORIT TE PERGJITHSHEM TE SHQIPERISE TE MARRE NEN HETIM EDI RAMEN.

    NESE NUK E BEN PARTIA SOCIALISTE, ATEHERE PROKURORIA DUHET TE NISE ÇESHTJEN (SIÇ THUHET …….. “KRYESISHT”) DUKE U BAZUAR NE ATË QE THA SALI BERISHA DJE NE PARLAMENT. BERISHA THA SE EDVIN RAMA KA KORRUPTUAR GJYKATEN KUSHTETUESE, E CILA RREZOI VENDIMIN E MARRE NGA SALI BERISHA DHE QEVERIA E TIJ PER DOREZIMIN E NJE PJESE TE TERRITORIT TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE NE FAVOR TE GREQISE (DHENEIN E DETIT GREQISE).

    PROKUROIRA KA NISUR ÇESHTJE PENALE EDHE ME “FJALE RRUGESH E GAZETASH” , PRA NUK KA ASNJE ARSYE TE MOS NISE NJE PROCEDIM PENAL ME ATË QE KA THENE NE SALLEN E FJALES SE POPULLIT, NE PARLAMENT VETE SALI BERISHA.

    AKUZA E BERISHES PER KORRUPSION TE EDI RAMES ESHTE TEPER E RENDE. POR PO AQ I RENDE ESHTE EDHE VETE DOREZIMIN I NJE PJESE TE TERRITORIT TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE. KJO PASI DOREZIMI, DHENIA OSE FALJA E TERRITORIT TE VENDIT, PERBEN AKT TE RENDE ANTIKOMBETAR, QE NESE PROVOHET, KLASIFIKOHET NE VEPRAT PENALE TE TRADHETISE KOMBETARE.

    NESE PROKURORIA VERTETON KORUPSION TE GJYKATES, EDI RAMA DUHET TE DENOHET PER KORRUPTIM TE SAJ DUKE I DHENE PARA QE MOS TE SHITEJ DETI TEK GREKET.

    PO AMA NE TE KUNDERT, NESE KORRUPTIMI I GJYKATES NUK VERTETOHET, ATEHERE ATA QE I FALEN DETIN GREQISE DUHET TE DENOHEN ME BURGIM TE PERJETSHEM PER TRADHETI TE LARTE NDAJ ATDHEUT.

    SI PERMBLEDHJE
    PER NE SHQIPTARET KA ARDHUR KOHA QE PROKURORIA TE MOS TALLET ME ME NE, POR TE VERTETOJE PERPARA TE GJTHEVE CILA NGA DY AKUZA QENDRON

    QE

    1. EDI RAMA KORRUPTOI GJYKATEN KUSHTETUESE QE MOS T’I DOREZOHEJ TERRITORI I SHQIPERISE GREQISE, APO QE
    2. SALI BERISHA SI KRYEMINISTER DHE LULEZIM BASHA SI MINISTER I JASHTEM, I DOREZUAN GREQISE TERRITOR SHQIPTAR (PJESE TE DETIT), DUKE KRYER VEPREN PENALE TE TRADHETISE NDAJ ATDHEUT.

    Z. DHALLA,
    Per te vertetuar sa me siper, nuk eshte nevoja te shkosh as ne Katanja, as prapa Diellit, as ne Amerike (megjithese ti nuk shkon dot atje se nuk te japin vize, se je NE LISTEN E ZEZE TE AMERIKES).
    Bej vetem nje xhiro deri tek Gjykata Kushtetuese. Atje e ke vendimin e DETIT.
    Dhe nuk ke pse te studiosh dhe te plasesh koken me 1400 a 14000 faqe dosje, qe madje duhen edhe perkthyer. Ke nje vendim vetem disa faqe PER DETIN, madje eshte ne shqip, nuk e ke as ne greqisht, sic mund ta donte Saliu.

    Hape ceshtjen penale ne baze te atij dokumenti, I cilin eshte dokument zyrtar, nuk eshte as njoftim gazete, as fjale rrugesh madje as leter higjenike.

    Cakto ke te duash prokuror: madje edhe vete FAMILJEN E BERISHES DHE VEHBI ALIMUÇES PO DESHE. NUK I SHPETON DOT. MADJE KI PARASYSH SE EDHE TI ME MOSVEPRIMET E TUA, SI DHE ME MBYLLJEN E SHUME CESHTJEVE, JE NE KUFIJTE E KRIMEVE TE RENDA NDAJ SHQIPERISE.

    Uroj te vije dita te mesojme se cfare bemash dhe krimesh u ke lende shqiptareve pa ua treguar.

  12. Bureto says:

    Po e marrim se ka te drejte Berisha me thenien e tij. Po pse Greqia nuk e ëon çeshtjen ne nje gjykate nderkombetare dhe te vertetohet keshtu ajo qe pretendon Berisha?! Dhe Edi Rama dhe Gjykat Kushtetuese mbeten me turp!….Po Berisha nuk ka as turp, as frike dhe e di mire qe me keta bythaçe gjyqatre e prokurore qe kemi ne ay ai rron e bilbilon edhe 100 vjet. Te vjen keq sa s’ka, po ky eshte realiteti. Ka 27 vjet qe ky kriminel dhe antishqiptar gezon te mirat e kesaj bote dhe askush nuk i thote ndal!!!…

  13. Pellazgos says:

    Sa te trashe jane keta njerez.
    Sa pergjegjes eshte Rama sot pse humbi Iskander- Beu ne Beograde,kaq eshte edhe Berisha me Bashen per Marrevedhjen e Detit.
    Une nuk di qe Berisha ka patur Diplome per Detin dhe ekipi i specialisteve per dy vjet te tera kane “marre” para nga Berisha dhe u ka thene qe mbylleni gojen se ne jemi Greke dhe deti i takon Greqise.
    Ketu behet fjale per anullim sepse nuk moren aprovimin e Presidentit (loje politike e Berishes) qe ti thote Greqise qe nuk jam une shkaku i anullimit per ndihmen e Greqise ne Nato.
    Kjo eshte pabesia e Berishes kunder Greqise,qe pasi e ndihmoi ne Nato (hodhi lumin) i premtoi per ujerat,por Pashai i Erdoganit Rama doli ne skene gjoja shiti detin Berisha.
    Ketu nuk ka patur tradheti ndaj atdheut,as shitje deti pas saj ishte Turqia dhe si vend Islamik “Shiperia” nuk duhej te firmosej pa deshiren e Erdoganit.
    Keto jane lojera politike ne Kuvend,qe edhe Berisha e di qe Edi nuk ka paguar,por keshtu i duan “popullin” idiot.
    “Shqiperia” eshte pjese e Konferences Islamike dhe si e tille nuk ben kunder deshires se Erdoganit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje