Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i bën thirrje dy ambasadorëve, Romana Vlahutin dhe Donald Lu që të reagojnë pasi reforma në Drejtësi sipas tij është kapur nga Rilindja.
Në një postim në faqen e tij në Facebook, ligjet e reformës në drejtësi, ndonëse ishte vendosur që do të bëheshin nga ekspertë të pavarur, qeveria e shkeli këtë parim.
Postimi i kreut te grupit te LSI ne rrjetin social:
Lu dhe Vllahutin ç’prisni (?), reforma ne drejtësi u kap nga Rilindja, askush nuk beson më te ajo.
Rilindja rrëzon përfundimisht reformën në drejtësi.
Edhe shqiptari më i fundit nuk ka harruar se u garantuan publikisht nga ambasadorët Lu dhe Vllahutin, se ligjet e reformës ne drejtësi do t’i bënin ekspertët dhe do të vinin për miratim pa ndryshime në parlament.
U vendos kështu, me qenë se ekspertët ishin të pavarur, të mbështetur nga Euralius, OPDAT dhe Komisioni i Venecias, që të mos lejohej politika që të kapte drejtësinë.
Por, Rilindja e shkeli dhe e shtypi këtë parim.Tani ligjet e reformës i bën totalisht Rilindja, madje mbrëmë i ndryshoi totalisht edhe përmbajtjen edhe titullin ligjeve që ekspertët përgatitën; ashtu siç bënë edhe me vetingun dy javë më parë, ku i shkurtuan edhe njerëzit edhe paratë.
Reforma në drejtësi ra.
Parimet e reformës dhe grupi i ekspertëve me Euralius dhe Opdat u asgjësuan.
Reforma u kap nga Rilindja ditën për diell.
Lu dhe Vlahutin, reagoni! Ç’prisni!? Zhgënjimi popullor është i madh. Askush nuk beson më tek reforma në drejtësi.
Mos Vasilaqi mu te paska rrahur Baxhella perseri? Leshlia kerkon reforme me drejtesi kur ne fakt ju jeni armiqte krysor te saj. Hajdutet ma te flliqur te planetit jeni ju te leshlise me ne kry Ilir hajdutin.
Reforma ne drejtesi nuk behet me ata te koruptuar qe keni emeruar ju, se po te mos ishin te tille do te ishit denuar me shpejte e nuk do arinim ketu po u priten fijet e po egersoheni, juve keni pergjehjesin kryesore ishit ne bashk- qeverisje per 8 vjet ndaj undeshkuat ne qershor, hidhu si qift do metni vendin qe ju takon, hem dhi te zgjebosura hem nishtin per pjete
duket se banda e Ali Babes President ,
e paska fut m’thes “Vetting-un” .
prandaj del tellalli bandes e gerthet medieve .
Asnji Drejtesi nuk i rreziston dot Magjise Shkelqimit te Lingotave te Flororit
eshte thjeshte Hipnotuzues .
duket se banda e Ali Babes President ,
e paska fut m’thes “Vetting-un” .
prandaj del tellalli bandes e gerthet medieve .
Asnji Drejtesi nuk i rreziston dot Magjise Shkelqimit te Lingotave te Flororit
eshte thjeshte Hipnotizues .