Deputetët e PD edhe sot kanë braktisur mbledhjen në Komisionin e Ekonomisë, duke përdorur si kauzë çështjen “Tahiri” edhe pse Prokuroria po heton për këtë dhe derimëtani nuk ka paraqitur ende prova që implikojnë ish- minstrin në dosjen “Habilaj”.
Por ndryshe nga PD, deputetët e LSI-së qëndruan deri në fund në komision ku po diskutohej buxheti.
Por ikja e deputetëve të PD nga mbledhja nuk ka mbetuar pa një reagim nga kryetari i këtij Komisioni Erjon Braçe.
Ai u tha deputetëve të opozitës se…” Fakt është se deputeti Tahiri është pa imunitet dhe nën hetim. Institucionet kanë mundësi të hetojnë”.
PJESE NGA DEBATI NE KOMISION
Spaho: Nuk do bëhemi pjesë e përpjekjeve të maxhorancës për të paraqitur realitetin si normal
Braçe: Fakt është se deputeti Tahiri është pa imunitet dhe nën hetim. Institucionet kanë mundësi të hetojnë
Spaho: Për aq kohë sa maxhoranca mbron Tahirin, qëndrimi jonë është për të sensibilizuar opinion publik që të reagojë nga bashkëpunimi i qeverisë me krimin
Braçe: Kreu i opozitës jo vetëm ka sulmuar prokurorinë, por ka mohuar dhe faktet