Pak minuta përpara se kuvendi të mbyllte siparin dhe të votonte buxhetin faktit të vitit 2016, lideri i demokratëve Lulzim Basha ka mbajtur një fjalim në sallë, pasi akrepat kaluan mesnatën.
Kryetari i PD-së ka akuzuar sërish, ashtu siç bëri mëngjesin e djeshëm, kryeministrin Edi Rama dhe Saimir Tahirin, si dy ndër eksponentët politikë që faktojnë se lidhja e qeverisë me krimin është e përhershme. 30 mijë euro merrte Saimir Tahiri nga Habilajt e droga e tyre, në mënyrë që këto para t’i çonte në fushatat e partisë së tij, argumentoi Lulzim Basha.
“Para një jave ish-ministri i Brendshëm i Edi Ramës u soll nga Prokuroria para këtij Parlamenti për t’i hapur rrugë drejtësisë, jo për shkak se ishte denoncuar me zë e figurë me qindra herë si zbatuesi i porosive të kryeministrit tuaj, për kthimin e Shqipërisë në hambar droge, por se kësaj radhe Antimafia italiane me regjistrime të zeza mbi të bardhe konfirmonte se Saimir Tahiri ishte përfitues i drejtpërdrejtë i miliona eurove që i derdhte për fushatën e PS. Saimir Tahiri merrte 30 mijë euro ngarkesë qiranë e drogës, të gjitha këto fakte ishin të pamjaftueshme për ju që keni ardhur në këtë parlament nga fushat e drogës”,- tha Basha.
Por në një moment të fjalës së tij, Lulzim Basha ka ngatërruar fjalën kanibalizim me kanabizim dhe për një çast deputetët socialistë kanë nisur të qeshin.
Nuk e kuptoj se crendesi ka orari i mbajtjes fjalimit apo deklaratat e Bashes. A nuk do ishte me me shume interes per ti treguar popullit se Basha i kujton shqiptareve se parate e doges , nje pjese u perdoren per fushaten e PS.
_
Le te harrojme per pak caste se kush eshte Basha dhe banda e tij po aq kriminale sa ajo e e Edscobareve.
Kur kishe ti lazaratin. ..I mbajte milionat per vete. …pse nuk na I dhe neve ne fushate? Pirdhu lul me berish bajge. ..qe pd. ..po ne 2013. ..qe is hit ju bajga?