Misteri i një komploti për vrasjen e kryeministrit libanez

4 Nëntor 2017, 21:46Bota TEMA

Rrjeti televiziv panarabik, Al-Arabiya al-Hadath duke cituar një burim anonim raportoi parandalimin e një komploti për vrasjen e kryeministrit libanez, Saad al-Hariri pak ditë më parë në Bejrut.

“Ata që kishin planifikuar të vrisnin kryeministrin Hariri, çaktivizuan mekanizmat e shpërthimit kur kaloi autokolona e  tij”-i tha rrjetiti Al- Arabiya i njëjti burim.

Hariri ishte të premten në Arabinë Saudite dhe një ditë më pas njoftoi dorëheqjen e tij duke akuzuar Iranin dhe Hezbollahun për një plan eleminimi të tij.

“Ne jetojmë në një klimë të ngjashme me atmosferën që mbizotëronte para vrasjes së dëshmorit Rafik al-Hariri”-tha ai duke iu referuar babait të tij.

Kreu i Druzëve të Libanit, Ëalid Jumblatt thotë se dorëheqja e Haririt kërcënon ta zhysë Libanin në dhunë sektare mes libanezëve sunitë dhe myslimanëve shiitë.

Druzët janë një pakicë e konsiderueshme në sistemin politik të Libanit që kanë luajtur shpesh rolin e rregullatorit në politikën e vendit.

“Unë jam i shqetësuar për ekonominë dhe natyrisht për politikën.

Ne nuk mund të luftojmë iranianët nga Libani”- deklaroi Jublat.  Ai sugjeroi kompromis me Hezbollahun në Liban, derisa kushtet në terren të lejojnë dialogun mes Arabisë Saudite dhe Iranit.

Nga ana e tij Irani ka shprehur frikën se mund të ketë tensione.

“Përsëritja nga kryeministri i dorëhequr i Libanit i akuzave joreale dhe të pabaza të sunitëve, sauditëve dhe amerikanëve kundër Iranit tregojnë se dorëheqja është një skenar i ri për të nxitur tensione të reja në Liban dhe në rajon” thuhet në  deklaratën e  Ministrisë së Jashtme iraniane.

http://edition.cnn.com/2017/11/04/middleeast/lebanese-prime-minister-saa…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje