Arsyet që Kina po investon kaq shumë në Greqi dhe Europën Juglindore

5 Nëntor 2017, 10:01Rajoni TEMA

Kina po investon miliarda paund në Greqi dhe vende të tjera të Ballkanit për të krijuar “Rrugën e re të Mëndafshit” nga Mesdheu në zemër të Bashkimit Europian, shkruajnë Andrew Hosken dhe Albana Kasapi për BBC.

Nisma “Një Brez Një Rrugë” (OBOR) përfshin shndërrimin dhe përmirësimin e porteve, aeroporteve, rrugëve dhe hekurudhave në të gjithë Ballkanin. Kinezët kanë blerë edhe industri, duke përfshirë një fabrikë çeliku afër kryeqytetit serb, Beogradit.

Por ekzistojnë shqetësime në këtë drejtim se Bashkimi Europian mund të kundërshtojë këtë nivel investimesh, në rast se ai do të shihet si një kërcënim i rëndësishëm i industrisë kineze ndaj atyre europiane.

Vitin e kaluar, kompania shtetërore kineze, Cosco, bleu një pjesë të madhe të aksioneve në Portin e Pireut, pranë Athinës. Kjo kompani po investon 385 milionë euro në Pire për të rritur si kapacitetin, ashtu edhe tregtinë me BE-në.

Pireu ka qenë gjithnjë një prej pikave më të synuara nga kinezët. Pozicioni gjeografik e ka shndërruar atë në një prej porteve më të rëndësishëm dhe më të mëdhenj për dërgesat që dalin nga Kanali i Suezit për në Mesdhe dhe falë thellësisë së saj, në ujërat e saj lundrojnë edhe anijet me kontejnerët më të mëdhenj.

Nektarios Demenopoulos, zëvendësmenaxher i Autoritetit të Portit të Pireut, u shpreh për BBC se investimi kinez në Pire ishte zgjeruar ndjeshëm që kur kinezët morën kontrollin e portit të kontejnerëve në vitin 2009.

“Në vitin 2016, ne regjistruam rreth 3,7 milionë kontejnerë, rreth njëzet metra të lartë dhe këto të dhëna janë dyfishi i asaj që ne kemi trajtuar në vitin 2009.

Ne do të zgjerojmë edhe më shumë kapacitetin tonë të kontejnerëve, deri në 7.2 milionë të tillë.

Pra, ne do të rritemi dyfish përsëri”, shtoi ai. Të gjithë grekët që punojnë me kinezët theksuan rëndësinë e marrëdhënieve kulturore midis dy vendeve, u shpreh Fotis Provatas, nga Këshilli Ekonomik greko-kinez me bazë në Athinë.

“Jam befasuar kur kam kuptuar sesa njerëz në Kinë e njohin kulturën e lashtë greke dhe madje e respektojnë shumë atë. Dhe ata e respektojnë kulturën perëndimore, sepse mendojnë se ajo është një vazhdimësi e kulturës së lashtë greke”, tha ai më tej.
Z. Provatas shtoi se kinezët kanë plane të mëdha investimi për Greqinë, duke përfshirë planet për të blerë dhe më pas për të zgjeruar gjerësisht Aeroportin e Athinës. Z. Provatas tha gjithashtu se Kina do të përmirësonte rrjetin hekurudhor në vendet e tjera të Ballkanit, veçanërisht në Republikën Fqinje të Maqedonisë dhe në Serbi.

Ai e përshëndeti këtë nismë gjigante në fushën e investimit, por tha se ekzistonte rreziku për një reagim të ashpër nga BE-ja.
Z. Provatas shtoi se edhe “Europa dëshiron një bashkëpunim ekonomik me Kinën, por në një mënyrë tjetër nga ne”.
“Ne nuk kemi industri kështu që ne nuk konkurrojmë me kinezët në atë drejtim. Ata janë të mirëpritur të vijnë këtu dhe të prodhojnë makina dhe produkte të tjera industriale. Por kjo gjë nuk është e njëjtë edhe për shumë vende të BE-së, sepse ata janë konkurrentë me njëri-tjetrin”.

Kjo nuk është e njëjtë kudo në Europë. Ata janë konkurrentë. Qeveria greke beson se investimi kinez do të jetë një faktor i rëndësishëm në rimëkëmbjen e vendit nga kriza e thellë financiare. Stergios Pitsiarlos, zëvendësministri i Ekonomisë greke, tha në një intervistë për BBC-në se “ne mendojmë që Greqia duhet të përfitojë nga këto mundësi të reja që po i ofrohen”. Strategjia jonë është të përfitojmë nga pozicioni gjeografik dhe të tërheqim investimet e huaja, vijoi ai.

“Është shumë e qartë se kinezët dëshirojnë të kenë një korridor drejt Europës dhe tregut europian, por në këtë drejtim, Greqia duke qenë se është një vend anëtar i Bashkimit Europian dhe i Eurozonës i duhet që t’i respektojë gjithmonë rregulloret europiane”. Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić, e mohon ndikimin politik të Kinës në rajon.

Kinezët po investojnë edhe në Ballkanin Lindor, duke përfshirë edhe Serbinë. Vitin e kaluar, Presidenti kinez, Xi Jinping, shkoi në qytetin e Smederevës në Serbinë Lindore për të përuruar fabrikën e çelikut, e cili ishte blerë nga gjiganti kinez i çelikut, Hesteel.
Në një intervistë për BBC, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, e mirëpriti investimin kinez, duke thënë se Serbia tashmë është shtëpia e shumë investimeve kineze, duke përfshirë edhe rrugët e hekurudhat.

Ajo e mohoi se ky investim do t’i jepte Kinës ndonjë ndikim të panevojshëm politik në Ballkan, duke shtuar se “pa dyshim kur keni një nivel kaq të lartë të investimeve nga një vend i caktuar, ai gjithashtu do të ketë edhe ndikim më të madh në atë vend. Por nuk e vura re se Kina po ndikon edhe politikisht në vendin tonë, shtoi ajo.

Serbia ka aplikuar për t’u bërë pjesë e BE-së. Znj. Brnabić shtoi se Kina dëshiron të afrohet me BE-në dhe me tregjet e BE-së dhe Serbia është e lumtur të jetë një nga vendet më të rëndësishme të nismës “Një Brez, Një Rrugë”, sepse është e rëndësishme për rritjen tonë të PBB-së dhe ky është prioriteti ynë sot. Politikisht ajo nuk ndërhyn në asnjë mënyrë në integrimin tonë në BE./monitor/

11 komente në “Arsyet që Kina po investon kaq shumë në Greqi dhe Europën Juglindore”

  1. Kombi says:

    Vetem ne Shqiperi nuk investohet .

    1. Shqiptari nga Shqiperia says:

      O kombi , me ke drejtesi te investohet?? Me drejtesine shqiptare ?? E jo or burre , pse per ti hedhur parate poshte i di investoret ??? Mire dhe kaq , dhe ata qe jane , bejne aman te ikin , thjesht ngurojne se dalin me humbje nga largimi, pishman jane bere ama , thjesht nuk kane cte bejne , nje fjal e urte thote ” para humnere dhe mbrapa gremine ” ………..

  2. shushica says:

    E kam theksuar gjithmone …ne se duhet te kishte nje vend ku Kina duhej te investonte me shume ne Europe ,kjo ishte Shqiperia.Aresyet jane te thjeshta ,tradita e marredhenieve te shkelqyera ne vitet 60 ..70 ,,,kur Kina ,pavaresisht varferise ,ndihmoi Shqiperine per tu shndrruar ne nje vend modern ,industrial ,bujqesor ,me shkence dhe mbrojtje te forte.Ne historine e Shqiperise ,periudha 61…77…ka qene koha kur rritja ekonomike vjetore arrinte ne 8..10 perqind .Vetem ne pak vite u ngriten nga themelet apo u zgjeruan e modernizuar industria mekanike, kimike ,ndertimit ,metalurgjike ,nafes,ushqimore ,ushtarake ,tekstile,farmaceutike ,u ndertuan hidrocentrale te fuqishem ,hekurudha ,u perfundua elektrifikimi ,i zhvillua aresimi ,shkenca teknika ,,,,qidramijra specialiste te mesem te larte dhe puntore te kualifikuar e shnderruan vendin plotesisht.Natyrisht pagat e uleta dhe gabimet me fshatin ndikuan negativisht .Por gabimi me i rende ishte prishja e marredhenieve ,pikerisht atehere kur Kina po kuptonte kufizimet e sistemit .Vetem ideja se ne mund te kritikonim Kinen per zgjedhjet e saj eshte thjesht nje vetevrasje.Ky eshte momenti me i erret i Enver Hoxhes ,
    Te kthhemi ne kohen qe jetojme .Ndryshimi i kursit ekonomik dhe,politik beri qe Kina brenda 30 viteve te shndrrohej ne superfuqi ekonomike ,politike dhe ushtarake.Ne kete kontekst ajo po zhvillon nje politike globale 360 grade ,por pa nderhyre ne punet e brendeshme .Si rrjedhoje e synimeve per zhvillim te gjithaneshem ,nje vend me 1.350 miliarde banore ka intersa kudo.Ne kete kuader ne duhej te ishim te paret qe duhet te afronim i vestimet kineze .Edhe thjesht per aresye historike ,lidershipi kinez do ta bente kete hap .E gjithe udheheqja aktuale kineze ,midis 60 dhe 70 viteve ne moshe perbehet nga njerez me vizion ,kulture ,e njohin mire Shqiperine dhe vijne nga familje te nomenklatures komuniste.Kjo rrethane do te pebente nje shanc te arte qe ne vend te Pireut ,te ishte Durresi ,ne vend te Beogradit te ishte Tirana .Por lidershipi yne politik nuk eshte pragmatik ,eshte thellesisht servil ,i korruptuar ,shikon vetem interesat e grupeve te caktuara .E ashtuquajtura e djathte e Berishes eshte thjeshte antikombetare ,anarko fashiste ,primitive .E majta egziston ,por jeton me sindromen e fajit te perjeteshem ,serviloset me spektale te tipit bunkart ,shtepia me gjethe ,thua se epoka e sotme eshte pa spiune dhe pa luftra .Nderkohe qe fqinjet nuk merren me ..aleanca strategjike …por me pragmatizmin e nje tregetari ,terheqin miliarda edhe nga Kina ,,,komuniste,,Kush ndjek zhvillimet kineze e kupton shume mire se qendrat boterore te mendimit ekonomik dhe politik kane pranuar se modeli kinez po tregon epersi mbi modelin perendimor ,sidomos ne fushen ekonomike .Atehere cfare pret Rama….Lere BE ne stanjacionin e vet ,per ne e rendesishme eshte pjesmarrja ne NATO ,ne fushen ekonomike mund te luhet me te gjithe Disa ide Rama i ka hedhur ,por duhet te levize ,sepse Godoja nuk arrin kurre.Le te vije XIJIPING ne Tirane,dhe do te shikojme se si do te veproje BE…Ne fund te fundit populli thote ,,,o nena ime ..pra secili ka interesat e vet .

    1. katarakti says:

      Ke plotesisht te drejte “Shushica”. Por si gjithmone jemi vone. teper vone.U beme me turq se turqit, me jugosllave se jugosllavet, me sovjetike se sovjetiket dhe me amerikane se amerikanet. Por prap ne bisht kemi ngelur. Erdogani vjen ne Tirane me hoxhallare per te ndertuar xhami. ndesa ne Beograd shkon me biznesmene qe do investojne atje miliarda ne infrastrukture, ekonomi, teknologji etj. Serbia po ashtu ka marredhenie te mira edhe me Mosken, edhe me Brukselin. Po ashtu Greqia po perfiton nga investimet disamiliardeshe kineze. Ambasadori amerikan dy dite me pare deklaroi se asnjehere marredheniet ndermjet Greqise dhe Shteteve te Bashkuara nuk kane qene me te mira se tani! Po Shqiperia ku eshte?! Ne fund te kavallit. Nuk na ka ne defter askush. Dhe kjo per fajin e drejtuesve te ketyre 25 vjeteve te fundit. Me duket se kur Paskal Milo vizitoi apo deshi te vizitoje Pekinin, Partia Demokratike beri qametin se po na lidhnin perseri me komunizmin! Po keshtu edhe Rama. Humbet kohe dhe energji duke u marre me bunkar-et dhe luften kunder Enverit, ne vend qe te merret me thithjen e investimeve te huaja ne vend, rritjen e PBB etj etj. Kam pershtypjen se historia po perseritet. Shqiperia sot eshte ne po ate derexhe ne politiken e brendshme dhe ate te jashtme, siç ishte edhe ne fillim te shekullit te 20-te. Shpresoj qe ta kem gabim.

    2. jon says:

      Shume mire i the te gjitha, por jo te thuash se pjesemarrja ne NATO na duhet. Pikerish eshte NATO ge i ve vulen e izolimit te Shqiperise. NATO eshte aspekti agresiv i perendimit. Shembulli me i mire eshte Mali i Zi . Kush ka ndermed ta kercenoje kete shtet te vogel? Thjeshte e bene qe Rusia dhe Serbia te mos kene asnje mundesi te dalin ne detin Adriatik pa lejen e NATO.

  3. genti says:

    Po ne shqiperi ku jane investimet se apo ne nuk bejme pjese ne europen juglindore

  4. Pellazgos says:

    Zoti shushica,nuk behet me pabesira,gjoja “sabotoi”Kina ne nje lagje tremilioneshe qe quhet Albanistan.
    Mire tru nuk ke po sy te pakten,megjithese njeriu nuk shikon me sy por me tru.
    E shikon harten Greke ty zotrote qe hapesira ne Egje me mijera ishuj kontrollon komplet Egjeun dhe detin Ion?
    Maredhenie historike i pabesi Hoxha me Kinen,me Rusine,me Jugosllavine dhe te gjithe qe e ndihmuan ?
    E di ty qe Greqia dhe Greket ose kane ndertuar bustet e ushtrise terrakota te 7000 ushtareve te zbuluara ne vitet 70te?
    Greqia eshte djepi i Civilizimit Botetore kurse Kina i Nje pjese Asiatike,se edhe emri Asia,Nili,Egjypt,PersiaAnkara etj jane Greke.

  5. #a#=°°° says:

    Po more po do vijné në Shqipéri, se ne mirë që I ndoqëm po jua krhyem dhe lekët e investimeve???

  6. Shigjeta says:

    Mire bejne qe investojne ne Greqi e gjetke , ose te jem teper i sakte mire te na behet , ne i kishim ketu vite e vite perpara dhe i ndoqem , tani te rimme e te shikojme si investojne gjetke , a e imagjinoni se si do qe porti i duresit ??? Dhe shqiperia ne vecanti me kinezet qe ne fillim te vitve 70?? Do na shikonin gjitonet me dylbi , dhe jo dylbi te thjeshta por nga ato qe shikon nasa yjet………. nejse kur u ndane keto na rane ………

  7. shushica says:

    Natyrisht ,nuk mund te debatoj me individe qe nuk jane shqiptare apo edhe ne qofshin formalisht ,nuk dine te shkruaje ,jo pastaj te kuptojne ….Sa per Greqine ,eshte i vetmi shtet i falimentuar ne bote ,ne nje nivel me Portorikon .Vodhen BE dhe vazhdojne ta mjelin akoma ,thjesht duke bere si gjithmone .Kalin e Trojes…ne gjirin e BE.

  8. Tralala says:

    Kemi shume probleme, na pelqen te meremi me shume me teori politike sesa me ceshtje ekonomike. Nuk kemi vazhdimsi ne politikat shteterore. Nje here nga linda e njehere nga perendimi. Kurse kryeministrat tane vine nga asgjeja, nuk di cka bere ai para tij po sejcili ben sipas kokes se vet. Vazhdoj si te Viti I Mbrapsht, I kadarese, ku sejcili merte nje pushke e krijonte nje cete dhe bente tutje, per te bere shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje