Protesta masive në Shkup kundër vendimit për “Lagjen e Trimave”

5 Nëntor 2017, 09:31Rajoni TEMA

Në Shkup do të mbahet sot protestë kundër vendimit gjyqësor për “Lagjen e Trimave”

Protesta organizohet nga disa organizata joqeveritare të cilët apelojnë që të zbulohen porositësit e vërtetë të ngjarjes së Kumanovës dhe kërkojnë hetim ndërkombëtarë, shkruan Alsat.

Protesta do të përfundojë para Gjykatës Shkupi 1.

Për ngjarjet e përgjakshme të 9-10 majit në Kumanovë, 8 persona u dënuan me burg të përjetshëm, 4 u lëshuan në mungesë të dëshmive, ndërsa të tjerët morën 746 vite burg.

Familjarët dhe avokatët e personave që morën dënimin maksimal nën akuzat për “Terrorizëm dhe Organizatë terroriste” vazhdimisht kanë kërkuar përfshirjen e ndërkombëtarëve në hetim, me dyshim se hetimet janë kryer në mënyrë të njëanshme dhe selektive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje