Udhëheqësi amerikan Donald Trump mbërriti në Japoni këtë të dielë. Lideri botëror ka nisur kështu turin e tij 12 ditor në Azi për të mbrojtur retorikën e ashpër ndaj Koresë së Veriut.
Pasi mbërritjes në shtetin aziatik, Trump tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj janë gati për të mbrojtur lirinë. Gjatë vizitës në bazën ajrore japoneze Yokota, në perëndim të Tokios, Trump tha për qindra trupa ushtarake amerikanë dhe japoneze, që asnjë diktator nuk duhet të nënvlerësojë fuqinë e Shteteve të Bashkuara.
Më pas Trump u takua me kryeministrin japonez Shinzo Abe. Dy liderët zvhilluan një lojë golfi me lojtarin profesionist japonez Hideki Matsuyama. Loja në ditën e parë të vizitës së Trump në Japoni u zhvillua në Klubin e Kasumigaseki Country në Kawagoe pranë Tokios. Trump njihet si një lojtar pasionant i golfit dhe ështe pronar i disa kurseve anembanë botës.
Ndërkohë që bisedime të rëndësishme mes dy udhëheqësve, priten të zhvillohen ditën e hënë.
Presidenti amerikan shoqërohet në këtë tur nga zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Melanie Trump e cila u takua me Akie Abe, bashkëshorten e kryeministri Japonez. Takimi mes tyre përfshiu dhe një vizitë në dyqanin e famshëm japonez, ku krijohen perlat e para të kultivuara
Në fillim të udhëtimit të tij aziatik 12 ditor, Trump tha se nëpërmjet takimit me kryeministrin japonez Shinzo Abe do të paraqesë një front të bashkuar me Japoninë kundër Koresë së Veriut, mes tensioneve të larta mbi testimet bërthamore të Penianit. Në axhendën e Trump përfshihen vizitat e tij në Japoni, në Korenë e Jugut, Kinë, Vietnam dhe Filipine. Ky do të jetë turneu më i gjatë në Azi i një presidenti amerikan në këto 25 vite. Trump pritet të përforcojë alencat me vendet aziatike për të nxitur Kinën që të marrë vendime më të ashpra ndaj Penianit.
Një ditë më parë Presidenti Trump fluturoi në shtetin amerikan të Hawai ku vizitoi memorialin e USS Arizona në Pearl Harbour, vendi ku u krye sulmi japonez i vitit 1941 që tërhoqi SHBA në Luftën e Dytë Botërore.