PD-LSI e sulmojnë Ruçin në Kuvend, por nuk e refuzojnë për…një vizitë dy ditore në Kosovë

5 Nëntor 2017, 18:35Politika TEMA

Me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi nis të hënë, më datë 6 nëntor, një vizite zyrtare dy ditore në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite Ruçi do të shoqërohet nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edmond Spaho dhe nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili.

Në këtë vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, Ruçi, dhe delegacioni që e shoqëron do të priten në një takim të veçantë nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Pas takimit, dy homologët do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për mediat.

Ruçi do të pritet në disa takime të tjera dypalëshe nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj.

Pjesë e axhendës së takimeve do të jenë edhe kryetarët e partive opozitare në Kosovë si Visar Ymeri, Kryetar i Partisë Vetëvendosje, dhe Isa Mustafa Kryetar i Partisë Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ruçi do të zhvillojë homazhe edhe tek varreza e ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rrugova dhe në Prekaz tek varri i Komandantit Adem Jashari​.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje