Rrëzimi i helikopterit, kush është princi i Arabisë Saudite që humbi jetën

5 Nëntor 2017, 23:29Bota TEMA

Të tjera detaje kanë dalë në dritë për rrëzimin e helikopterit me një princ të Arabisë Saudite dhe disa zyrtarëve të tjerë.

Kanali  Al-Ekhbariya njoftoi vdekjen e princit Mansour bin Muqrin, zëvendës guvernator i provincës Asir. Helikopteri i tij u rrëzua pranë kufirit jugor të mbretërisë me Jemenin.

Ende nuk dihet numri i saktë i viktimave, por nga të dhënat paraprake mësohet se të gjithë pjesëtarët në bord kanë humbur jetën përfshirë edhe princin.

Po ashtu janë ende të paqarta shkaqet dhe motivet e rrëzimit të helikopterit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.

Autoritetetet dyshojnë se rrëzimi i helikopterit mund të ketë ardhur nga Jemeni, pasi Arabia Saudite prej kohësh udhëheq një operacion kundër rebelëve Huthi dhe ka bombarduar shumë zona të Jemenit.

1 komente në “Rrëzimi i helikopterit, kush është princi i Arabisë Saudite që humbi jetën”

  1. #varijanullen says:

    Aktualisht ka nje grusht shteti ne Arabia saudite ose grusht monarkik…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje