Zgjedhje të parakohshme?

6 Nëntor 2017, 11:37Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Në qoftë se zhvillohen sot, zgjedhje të parakohshme në Shqipëri, rreth 760 mijë votues do të votonin për partitë e shumicës (PS+PDIU+PSD). Nga ana tjetër, po aq (760 mijë) do të votonin sot, për partitë e opozitës (PD+LSI+PR+etj.,). Ndërsa, rreth 580 mijë votues, nuk do të votonin fare. Këto shifra të përafërta më rezultuan nga një sondazh që publikova javën e shkuar.

Shifrat tregojnë se ka rënë përkrahja elektorale për partitë e shumicës (PS+PDIU+PSD), të cilat morën së bashku, rreth 830 mijë vota në qershor. Ndërkohë, pothuaj nuk ka ndryshuar përkrahja për partitë e opozitës (PD+LSI+PR+etj.), të cilat morën së bashku rreth 750 mijë vota në qershor. Dhe në një situatë të tillë elektorale, PD-ja dhe LSI-ja, dy partitë kryesore të opozitës, po kërkojnë me forcë rrëzimin e qeverisë dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Ka vend këtu të përdoret klisheja e stërpërdorur mbi opozitat, që gjithnjë kërkojnë zgjedhje të parakohshme. Po vlen të kujtohet gjithashtu urtësia popullore që na sugjeron se, kripa duhet përdorur me karar. Një opozitë serioze nuk e përdor vend e pa vend kërkesën për zgjedhje të parakohshme, sepse përndryshe, i bjerrjet vlera e fjalës. Dhe fjala është arma më e vlefshme e një opozite në demokraci.

Së pari, një opozitë serioze kërkon zgjedhje të parakohshme vetëm kur sondazhet tregojnë se përkrahja për të është rritur, duke rezultuar ndjeshëm më e madhe se sa ajo për shumicën. Sondazhi i sipërcituar tregon se, ndërkohë që ka rënë përkrahja për shumicën, nuk është rritur përkrahja për opozitën – duke i lënë të dyja kampet në një barazim statistikor. Për më tepër, dy partitë kryesore të opozitës nuk mund të jenë të sigurta se 40 mijë votuesit e LIBRA-s dhe Sfidës do të votonin përsëri për këto të fundit, në qoftë se Blushi dhe Bojaxhiu bashkohen në të njëjtin koalicion me Bashën dhe Kryemadhin.

Së dyti, një opozitë serioze kërkon zgjedhje të parakohshme, kur sheh se situata politike brenda shumicës dhe ajo gjeopolitike, e bëjnë qeverinë të brishtë e të thyeshme. Protestat në bulevard nuk e rrëzojnë një qeveri, për sa kohë ajo i ka të konsoliduara numrat në parlament dhe nuk ka trysni të fortë ndërkombëtare për tu dorëhequr.

Edhe në qoftë se fashikujt e rinj të prokurorive italiane (të Katanias, Leçes, Barit, etj.,) nxjerrin fakte e prova që inkriminojnë Tahirin, Rama nuk e jep dorëheqjen. E shumta që do të ndodhë, do të jetë arrestimi i Tahirit, ndërkohë që Rama do të justifikohet me shprehjen e tij tashmë të njohur se, “çdo familje e ka nga një dru të shtrembër”. Dhe ky justifikim do të vlente si për publikun vendas (nënkupto votuesit e shumicës), edhe për ndërkombëtarët.

Dhe e njëjta gjë do të ndodhte edhe nëse do të plaste ndonjë skandal i ngjashëm me dikë nga ministrat apo ish-ministrat socialistë. Vetëm në qoftë se dalin në dritë fakte e prova që inkriminojnë vetë Ramën, ky i fundit s’do të ketë më nga t’ia mbajë.

Por një skenar i tillë është shumë hipotetik. Që të materializohet ky skenar duhet që, së pari, të ekzistojnë prova e fakte që inkriminojnë Ramën, e së dyti, që ndërkombëtarët t’i bëjnë publike (akuzat e bëra nga aktorë të brendshëm, kanë një çerekshekulli që nuk pinë ujë në Shqipëri).

Si përfundim, mund të thuhet se opozita duhet të mendohet mirë para se të fillojë protestat ultimative për dorëheqjen e qeverisë, apo para se të ngrejë ndonjë çadër të re në bulevard. Për sa kohë erërat elektorale dhe ato ndërkombëtare nuk janë qartazi në favor të opozitës, ajo duhet të vazhdojë të bëjë atë që të gjitha opozitat bëjnë në një demokraci – të kritikojë qeverinë dhe të bindë sa më shumë votues, se alternativa e saj është më e mirë, për ta e për vendin. (AFP.al)

22 komente në “Zgjedhje të parakohshme?”

  1. Fatmir says:

    Pirdh, pirdh se shfryhesh zoti gazetar. NUk e kuptoj pse i fryn zgjedhjeve te parakoheshme, sepse ato sapo u bene dhe strukturat akoma nuk kane zene pozicionet e tyre.Apo shqoiperia do te rrije vazhdimisht ne zgjedhje. Si kujton ti zoti gazetar se u rrit elektorati i PD dhe Lesh e Lise me lehjet e Bashes dhe asja …. te Lesh e Lise? Kush e beson kete, me sa duket vetem ti e beson. Vazhdo zoti gazetar dhe perpiqu te frysh opoziten por mos harro se mos pecase ajo, ashtu si me 25 qeshror.

    1. Tony uk says:

      Zgjedhje te parakohshme thote zaloshja koqja hahaaa,po zgjedhjet sa u bene!!
      Ky eshte me te vertete kungull por nga ata te papjekurit.
      Edhe zgjedhjet e fundit ke tha qe ps si kalon 71 mandate.

    2. Amy says:

      Po pra, keta anliste apo gazetar tane i fryjne zjarrit, kur i pyeti ai qe qenka keto shifra ? pyeti berishen, bashen, meten, apo moniken se keto shigfra publikon opozita qe te bej corpa, sa njerez mund ti shkojne opozites ne protesta, shume pak, ata te papune apo familjare te deputeteve, ata po , te tjeter harroji, une mendoj se shifrat pro mazhorances jane me te rritura se ne zgjedhjet, jo kjo qe thote zaloshnja,

  2. NJE POPULL says:

    Po ik, o vulehumbur !

  3. artan says:

    Pirdh e cfryje Zaloshnja. Edhe sikur zjarrin t’i vere Shqiperise kjo maxhorance, nuk voton njeri per PD dhe Lesheli.

  4. kryeprokurore Argita B. says:

    Bullshit

    1. . says:

      Tamam bullshit……Ky eshte attention seeker….Vuan si duket nga semundje nervore. Na doli vetem Rama i inkrimunuar tani. Kot nuk thone shaj shaj se diçka mbetet. Po ata florinjte e tjere cfare ben per 23 vjet (se keto te 4 i kishte Rama) kur dhe si u pasuruan ? . Investigojne keta gazetaret apo vetem qajne kur u thote Rama injorante , Hapini pra Panama papers and Paradise papers . Me rroge mujore 1200 Euro te deputetit i blene vilat e pronat Mona, Meta dhe Berisha dhe me çmime tregu si te Italise ?

  5. M says:

    Bariu i fshatit per te treguar qe ishte coban i mire e per te bere gallate, zbriste ne fshat e kerkonte ndihme se lukunia e ujqerve po bente kerdine ne kope.
    Njehere e dy here u ngrite fshati kur arinte atje cdo gje normale
    Kur erdhi me te vertete lukunia asnje nga fshati nuk levizi drejt kopese sepse i kish dal boja bariut, atehere lukunia beri kerdine

  6. ÇAPAJEVI says:

    Eduard ti mirë e ke sepse duhen këto shkrime për të.msrrë rrogën. Dëgjo këtu mik i dashur: edhe nëse votst fonishin savthoninju ëër pd lsi pr etj. ata nuk e krijojnë dot qeverisjen sepse k.madhi dhe vasua kanë kohë që shohin ëndrra ëër krieministra. Kështu që sherri mes tyre dhe lulos do ilërë.prap më opozitë. Je I lutur mos ua fut në kokë këtë punën e zgjedhjevevç të parakohshme se do na filloj hashashi përsëri .
    Të uroj shëndet or mik i vjetër. Çapajevi

  7. Doni shtet apo rrumpalle vdekjeprurese says:

    Zaloshnja o trap ti ishe ai qethoje se shansat qe ps te marr 71 deputet jan pothuaj 0. Po ja qe mori 74. Ndaj mos na qa trapin me statistikat e tua te leshit. Gjej ndonje pune te ndershme.

  8. mmoisiu says:

    Po cfare rritje elektrorati ka opozita ,po si harrohen poshtersite e Saliut dhe hajdutlliqet e Ilirit , Zaloshnja,
    je analist apo te ka blere Iliri se ai i ka qej gazetaret dhe gjykatesit tja mbulojne poshtersite !

  9. loni says:

    Zoti Zaloshnja ; Ta paska mbushur mire xhepin Berisha me pare.Keto qe thua nuk i beson as Luli vete.

  10. soni says:

    Te uroj shendet e mere ate page se opozite deri tani eshte per Te qar hallin dhe po Te behen zgkedhjet tani perseri fiton shumica sepse dy kreret e oppzites nuk Kane popullaritet dhe duhet perse

  11. 97 says:

    Do te vesh zjarrin si ne 97? Po kete radhe do djegim ty e shoket e tu! E hengrem njehere!

  12. Iliri says:

    Ky me siguri i ka te sigurta keto shifra se ne te kundert nuk do paguhej.Ne shqiperi dhe gazetaria dhe keta qe meren me publikim te tilla jane bere si puna e kurves.(ai qe paguan mer sherbimin e saj)

  13. H says:

    O loqe , na trego si bohen zgjedhje të parakohshme 6 muj pas zgjedhjeve të kohëshme. Këta janë të gjithë për tu lidh , thoshte gjyshja ime.

  14. Zgalem says:

    Te presi biletetn dhe te niset nga ka ardhur . Krejt I pa afte dhe pa aftesi komunikuse . Ben show , pr t’u dukur I rendesishem Edhe sikur te ndothte keshtu , nuk duhet ta cfaqte , per interes te vendit . Paska dale nje pune te merremi me zgjedhje . Zgjedhjet kushtojne dhe jo vetem para, por me shume se kaq . Po duhet te dije nje te vertete apsolute ky sharlatan : C’do muaj te behen zgjedhje , krimineli Sali dhe shpurra e tij nuk I fitojne . Vijo te kllocites vezet e pates . Zgalem

  15. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Kkk.
    Kaqoli kryeminister kokbosh po takson dhe ajrin e shiun.
    Qar votash do ky idiot.

  16. grevisti digjital says:

    Per kto gjera do mbahet ment rrumpalla I cmendur kokebosh.
    Koncesionet e krimit
    Mari marjanen
    Taxat per te varferit
    Boshatisjen e shqiperise.
    Mbushi burgjet me te pafajshem

  17. Mersin says:

    Kush te shtyn mor djale me keto gjoja sondazhe. As nje here nuk ke qene i sakte, as ne prag fushatash dhe jo me tani. E leviz elektoratin sipas porosise. Bravo!

  18. Ivan i madh says:

    Zaloshnja te gjithe per dru ti per shkarpa shkon gjithmone. Se cfare jane keto sontazhe tani ti e ndonje i mare i di.

  19. Opa says:

    Edhe 25 vjet ps. …..do fitoje. …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje