Çështja CEZ, Balla flet me emra konkretë: Ja prokurorët dhe politikanët e pazareve, nga Berisha te Bode e Bozdo

8 Nëntor 2017, 14:04Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla në një dalje për media ka hedhur akuza të forta për Prokurorët që janë duke mbyllur një prej çështjeve më të mëdha të 27 viteve të fundit, CEZ.

Balla ka renditur edhe emrat e fajtorëve që sipas tij kanë pasur gisht në supergrabitje.

Ndërsa e vë gishtin tek prokurorët, ai përmend 9 emra të njohur njerëzish që kanë lidhje me atë që e quan skandalin më të madh në 27 vjet. Nga ish-kryeministri Berisha, tek djali i tij, ministra e drejtorë, dukhet të hetohen tha Balla.

“Kush janë këta prokurorë që kanë tragetin  të falin pa hetuar veprën penale të Ndue NikKalajt.

 Si u mbyllka dosja pa u hetuar Sali Berisha, Nuke Nik Kalaj, Ridvan Bode, Genc Ruli, Florian Mima, Eno Bozdo, Ledina Mandija ish-avokate e shtetit, Shkëlzen Berisha, Bujar Nepravishta drejtori i ERE.

Do vazhdojmë të kërkojmë pse skandali CEZ nuk mund të mbyllet. Pse prokuroria duhet t kishte marrë deklarimet e personave për të cilët komisioni i kuvendit, në raportin përfundimtar, të miratuar nga shumica e anëtarëve, ka kërkuar dërgfimin e raportit në prokurori me qëllim fillimin e cështjes penale.

Është miratim i kuvendit me 74 vota pro.Ky është një akt tepër i rëndë. Nuk merren fare në konsideratë provat”

Ndërsa kërkoi hetim të drejtë, në fund të fjalës së tij, ai nuk kurseu të thoshte se pikërisht këta janë “peshq të mëdhenj”. “Doni peshq të mëdhenj, ja ku i keni”,- u shpreh deputeti socialist.

 

8 komente në “Çështja CEZ, Balla flet me emra konkretë: Ja prokurorët dhe politikanët e pazareve, nga Berisha te Bode e Bozdo”

  1. Dea says:

    O balla boll bete show. Hiqni llallen tani, dhe aty tregoni ju se vertet po luftoni krimin. Coni perpara reformen.
    E di populli shume mire cfare ka bere e ben llalla dhe kujt i sherben.
    Ne presim qe te ndrrohet llalla, sepse sa me gjate te qendroje aq me shume ceshtje te berishes e metes do mbylli ai.

    1. qokabo nomi says:

      Llallen e do aty Edscobari.Zgjohu nga gjumi o kamunist.

  2. James says:

    Ti mor Balla je nje trap kjo pune duhet te ishte bere me kohe.Del tani qe opozita ju shkundi fare dhe tani ti del dhe shpelan gojen duke ju thene qe ja dhe ne kemi dicka.Per keta qe flet zotrote po ta kishit seriozisht keta qe permend ti duhet te ishin nen hije sot boll me mor legena nuk jini per te bere shtet ju

  3. Bastardi me valixhe druri says:

    Taulant! U hengshion dreket po e late llallush-Berishen te mbylle kete dosje ashtu sic u ngrihet atyre dhe i shpetojne dhe nje here hetimit e daljes para gjykates se ndershme e te pavarur.Po ja arriti Salih Vicidolasi tua hedhe dhe kete here,merrni palltot e ikni,se eshte gjithcka e kote.Lereni Muniun-ken te loze me lylushken me kungulleshka dhe ti bejne veri Salushkes dhe ju te tjeret shkoni ne shtepi.Turp e faqja e zeze per ata qe qendrojne indiferente dhe mbyllin nje sy per kete mega-skandal.Nuk e di por, Edi Rama e ka marre vesh kete gje? Sa per zotin Lu e zonjen Vlahutin c’te themi,pavaresisht se zoti Lu kupton dhe flet dhe shqip.Po ja shkuan ujet nen rrogoz me kere ceshtje,duhet te kerkoje transferimin,se do e bejne lolo pastaj kompania Berisha-Lyli-Munika,Like Sheiku nga skrapari,Mehdiu i republikaneve etj etj.Sot pashe dhe nje skice ku aludo nin se brenda gojes se nje peshku te madh(peshkaaeni Berisha) ishte futur “Zoti Lu”.Te shohim do behet sic aludon skicografia apo do ua fuse zoti Lu nga para e mbrapa te gjithe mafiozeve te PD-se,Leshelise,PS-se etj kudo qofshin.Une besoj kete te dyten.Mbetet te shohim zhvillilin e ngjarjeve .Viti 2018 nuk eshte larg,eshte pas portes.Suksesi i refrormes varet nga kapja e peshqve te medhenj,por te politikes ne radhe te pare dhe sipas gradave,i pari dhe me “i nderuari” eshte kryekrimineli i vicidolasveLoja eshte gati per te filluar.Pritet vetem bilbili i arbirtrit,ne rastin ne fjale,une mendoj se i takon ambasadorit amerikan,zotit DONALD LU dhe anesore jane zonja VLAHUTIN e EDI RAMA .

  4. Petrit Vjosa says:

    Sent: Wednesday, May 04, 2016 at 11:34 PM

    Opinione
    ADRIATIK LLALLA NE REVAN DREJT BURGUT !

    Nga Vikiliksi tek Kartat e pista te “Panamase”

    Vetem 24 ore pas shperthimit te Panamagejtit, Prokuroria e Pergjithshme e Shqiperise nepermjet zyres se saj te Shtypit njoftoi se ka nisur menjehere verifikimet lidhur me emrin e pare qe ka dale ne Shqiperi si i lidhur me skandalin “Panama Papers”. Eshte fjala per kompanine “GFI Technologies” te financuar nga qeveria Berisha ne fundin e mandatit te saj te dyte ne vitin 2013.

    A nuk veproi keshtu ajo edhe per Vikileaksin e famshem.ne vitin 2011 kur u publikuan kabllogramët e Ambasadës Amerikane për mjaft çështje sensitive në atë kohë, si Damir Fazliç, rruga Durrës-Kukës apo Gërdeci. Edhe atehere, Prokuroria e Përgjithshme tha që kishte caktuar një grup përkthyesish që do të monitoronin e grumbullonin të dhënat për Shqipërinë, megjithëse menjëherë pas këtij versioni. Cfare u be!? Cështja u la në harresë.

    Ajo qe e bashkon kete kompani dhe pronarin e saj me Shqiperine eshte jo vetem fakti qe ajo u miratua nga nje qeveri ne ikje. E keqja me e madhe eshte se ajo nuk u hetua e aq me pak u skanue aspak se cfare kapitali kishte, nga vinte kapitali i saj, cfare garancie financiare dhe pastertie kishte nga nje prokuror qe ishte zgjedhur me votat e se njejtes mazhorance.

    A u be ndonjehere Llalla kryeavokat i shtetit shqiptar!?

    A e dini se si perkthehet ne anglisht titulli “Prokuror i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise”!? “General Attorney of Republic of Albania” Fjala Attorney ne shqip ka kuptimin e pare Avokat. Pra Prokurori i Pergjithshem eshte Krye-Avokati i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise, Kryeavokati i shtetit shqiptar.. A e luajti kete rol Prokurori i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise !?

    A e kreu detyren e tij si kryembrojtesi ligjor i Republikes se Shqiperise, detyra kryesore e te cilit eshte te mbroje interesat dhe thelbin e shtetit shqiptar kunder cdo lloj krimi e shkeljeje ligjore nga cilido e kushdo qofte ai edhe kryeministri apo Presidenti i Shqiperise e jo me nga nje kontrabandist kombetar , nje spekullator nderkombetar, nga nje kriminel i sprovuar si Ismail Mulleti e co… te cilit protektoret e sekseret politike ne maje te politikes dhe qeverise shqiptare i dhuruan jo pak por 150 milione euro vetem per ngjyrosjen e naftes shqiptare!?

    Mjafton qe kryeavokati i Shqiperise Adriatik Llalla te futej ne Google dhe te kontrollonte vetem emrin Ismail Mulleti dhe per nje minute aty do te gjendte dhjetra flamuj te kuq, shenja alarmi per ta ndalur kete grabitje multimilioneshe te djerses dhe mundit te shqiptareve, bile edhe per ta arrestuar ne flagrance jo vetem ate por edhe darovitesit e tij Pollo, Bode, Berisha e co. Nuk po flasim per kerkimin e informacioneve nga partneret dhe homologet e vendeve aleate , se pari FBI-se dhe Prokurorit te Pergjithshem te SHBA-se. Po flasim per nje sherbim falas qe e perdorin edhe femijet e klases se pare fillore…

    Sa dosje krimi ka hapur Adriatik Llalla ?

    Nuk po flasim per CEZ-in!? Per Fazlicin ? Per Gerdecin? Per 21 Janarin 2011? Per vjedhjen publike te votave te 8 Majit 2011 ne Tirane ? Per dhjetra hidrocentrale te dhena pa tender mafias se betonit!? Per 7 e me deri qindra vila e apartamente, prona e pasuri te pajustifikuara e te pambuluara edhe me rrogat e jo krejt fisit te shumices se zyrtareve, kryebashkiakeve te ish- kryetareve te komunave nga Tamara e Margegaj … deri ne Konispol, per kusarine masive te pasurive e mundit te shqiptareve … Te gjitha nen hunden e syrin e tij!

    Sa dosje hetimi te filmuara me kamera e botuara deri ne detaje nga mass- media shqiptare ka hapur, hetuar e kopsitur ligjerisht Kryeavokati Shqiptar!?

    Sa ceshtje te denoncuara publikisht edhe nga ambasadore te huaj, si miku me i madh dhe i sprovuar i shqiptareve ai amerikan ka zbuluar e hetuar Prokurori i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise Adriatik Lalla ne keto pese vjet te ushtrimit te detyres!?

    A e degjuat cfare e si genjeu pafytyresisht ne intervisten e tij me “Zerin e Amerikes” lidhur me kusarine e korrupsionit masiv ne Shqiperi te denoncuar qindra here nga Uashingtoni e Brukseli e te pandeshkuar nga prokuroria e drejtesia e sterkorruptuar shqiptare!?

    Kur Adriatik Llalla akuzon hapur vetveten

    Pyetjes se Radio “Zeri i Amerikes” per disa raste madhore korrupsioni ne Shqiperi kryeprokurori shqiptar Adriatik Llalla iu beri bisht ne menyren me injorante te mundshme. Ai foli shume por nuk tha asgje.Ai foli por nuk dha asnje pergjigje konkrete. Oret e bizhute i shtrenjta te gjykatesve dhe prokuroreve te korruptuar te denoncuara nga ambasadori amerikan ne Tirane Z. Donald Lu, i quajti si ceshtje qe i takonte per ti verifikuar Instituti i Deklarimit dhe Verfikimit te Pasurive dhe jo atij.
    Nje veteakuzim perfekt i Adriatik Lalles… Para se te katapultohej ne krye te Prokurorise se Pergjithshme shqiptare ai personalisht ka qene Drejtori i Pergjithshem i atij institucioni.
    Sa raste pasurimi te paligjshem ose me metoda korruptive e kriminale pat denoncuar a verifikuar ish- drejtori Llalla!? Zero.
    Sa politikane apo biznesmene te pasuruar me afera kriminale, qe nuk jane vetem tregtia e drogave, trafiku njerezor, prostitucioni, por cdo vlere e fitim i arritur me rruge. me mjete e me menyra te paligjshme ka paraqitur ne organin e akuzes ne kulmin e lulezimit te tyre kur ai drejtonte ate Institut!? Zero….

    Autogolat pafund te kryeprokurorit shqiptar

    Cdo pergjigje pa pergjigje e Adriatik Llalles per “Zerin e Amerikes” ishte nje autogol i mirefillte. Jo nga paaftesia e tij por nga djallezia e tij, nga kontrata me politiken e krimit dhe korrupsionit qe neneshkroi me kapot e Coza Nostras politike shqiptare, si garanci per emerimin e tij ne ate post.
    Ai u emerua edhe ne njerin edhe ne tjetrin post jo per te verifikuar e hetuar aferat e pista e korrupsionin e emeruesve te tij .
    Ai u emerua edhe ne njerin edhe ne tjetrin post jo per te bere krye-avokatin e shtetit shqiptar por per te ushtruar detyren e kryeavokatit te krimit shteteror dhe korrupsionit masiv te atyre qe e emeruan pikerisht per te kryer kete mision te paracaktuar prej tyre.
    A nuk vepronin keshtu kapot e Mafias politike e shteterore italiane, e Coza Nostras dhe Ngradetas italiane me homologet e Llalles ne Itali!?

    Kryeavokati i krimit te Mafias politike e shteteore

    Ai nuk ishte nje zgjedhje e rastit… Ai e kishte kaluar me sukses provimin e besimit te saj qysh ne postin e meparshem ku as nuk verifikoi e as nuk hetoi as edhe nje rast te vetem korrupsioni.
    Me shume se kryeprokurorin e Shtetit Adriatik Lalla ne intervisten e tij me “Zeri i Amerikes” u shfaq si kryeavokat i krimit dhe korrupsionit. ” Nëse një zyrtar i caktuar disponon një pasuri të caktuar, kjo nuk nuk do të thotë se ai është një kriminel, apo shkelës i ligjit. Pasuria mund të fitohet në forma të ndryshme: të trashëgimisë, biznesit e të tjera me radhë. Nuk jam këtu për të mbrojtur një zyrtar të caktuar, por edhe të akuzohet dikush se ka një orë të një përmase, apo unazë të kësaj natyre, mendoj se nuk është mënyra e duhur” tha fjale per fjale Llalla.
    Asnje avokat i krimit nuk do te kishte zgjedhur nje mbrojtje me te ndyre se kjo per perligjen e krimeve te tilla.
    Mire oret e florinjta e bizhuterite, cantat e shtrenjta e kostumet firmato, po vilat qindra- mijera dollareshe e mobiljet luksoze, veturat qindra mijeshe te femijeve, e deri niperve e mbesave, po shkollimet qindra mijera euroshe te femijeve ne kolegje milioneresh , po dhjetra udhetime me avione e pushime sheikesh ne Abu Dabi e Tajlande, ne Sidney e ne Miami….

    A futen vilat e pallatet ne thes … Po blloqet e Gjirit te Lalezit….!

    Po pallatet e vilat e Gjirit te Lalezit e Farkes, te Petreles e Golemit, te Shengjinit e te Ksmailit, te Velipojes e Tushemishtit mos valle a mund te futen ne thes! Nuk futet minarja ne thes , thote sovrani. Te gjithe ua dine pronaret dhe burimin real te ardhurave pervec kryeavokatit te shtetit shqiptar qe ben kryeavokatin e krimit dhe korrupsionit.
    “ka institucione te posacme te cilat merren me verifikimin e pasurive te ketyre zyrtareve”, thote Llalla. Sa raste te tilla ka hetuar ky kryavokat i shtetit!? Sa dosje ka hapur me iniciative ose i detyruar ai dhe institucioni i tij!?
    I jane tretur edhe kockat kryebankierit Artan Santo, te ekzekutuar ne mes te Tiranes dhe ne zemren e shtetit, nen hunden e Presidentit e Kryeprokrurorit, nen hijen e manteleve te zeza te gjykatesve e drejtesise faqezeze shqiptare, te komanduar nga Mafia politike, po i tretet edhe emri e jo me dosja e hapur e gjykatesit vlonjat Konomi te hedhur ne ere diten per diell e ne mes te Vlores, jane harruar emrat e deputetit Fatmir Xhindit ne Fier e Aleksander Kekes e 26 viktimave te Gerdecit e 4 deshmoreve te 21 janarit, ndersa kryeavokati i shtetit Adriatik Llalla ka guximin e flet per ” ceshtje e cila vijon te jete pa autor”.
    E ku !? Ne e perballe kamerave te “Zerit te Amerikes”

    Jo vetem avokat por edhe Bude i krimit !

    U humben diten per diell e ne syrin e kamerave qindra milione dollare te shqiptareve ne tenderin e Albpetrolit dhe hetimi vazhdon pa fund.
    U vodhen gati 8 milione dollare ne Banken e Shtetit Shqiptar dhe shkaperderdhen 30 milione te tjere me blerjen fiktivo- korruptive te Hotel Dajtit per trefishin e vleres qe nuk e ofroi askush. Allishverish i Bankes se Shtetit Shqiptar me qeverine e shtetit shqiptar.
    Ne saje te dopjo- korruptimit te prokurorise dhe gjykates se kapur nga Mafia politike, Ardian Fullani doli jo vetem i pafajshem por edhe ka kurajon te kerkoje rreth 4 milione euro demshperblim nga qeveria e sotme per shkarkimin e tij krejt te ligjshem si Guvernator i Bankes se Shtetit Shqiptar vjedhur nga paaftesia dhe korruptimi i tij.
    Ja si i pergjigjet kryeavokati i Shtetit shqiptar pyetjes se “Zerit te Amerikes” :
    … Perse nuk e cuat ju ceshtjen ne Gjykaten e Larte!?
    “… megjithëse mendimi ynë ka qenë gjithmonë se ky zyrtar ka qenë në shkelje të ligjit, ne i kemi qëndruar deri në fund qëndrimit tonë, pavarësisht vendimit të gjykatës, tani ne nuk kemi mundësi për ta ndryshuar.”

    Adriatik Llalla ne burg !

    I lutem lexuesit te paanshem te pergjigjet pyetjes:
    Cfare perfaqeson Adriatik Llalla me kete pergjigje prej Bude krimi?
    Kryeavokatin e Shtetit shqiptar apo kryeavokatin e krimit !?
    Cila eshte zgjidhja!?
    Ate e dha ne menyre te shkelqyer analisti Dritan Hila me penden e mendjen e tij te arte nen titullin brilliant:
    Adriatik Llalla ne burg !
    Cdo dite e me shume po shton zollumet e tij duke kriminalizuar cdo hallke te prokurorise me prokurore te korruptuar nga Universiteti berishian Plepave , nga Akademite e Domosdoves si Kristali, Vitrina, UET-ti… qe vetem shisnin sa frengu pulen diploma e duke goditur e ndeshkuar prokuroret me te ndershem me profesioniste e me te pakorruptueshem te Shqiperise, sic eshte rasti i sotem i kryesimbolit te tyre Arben Dollapi .
    Peri keputet prej se holli … Zollumi keputet prej se trashi. Pikerisht ky revan kriminalizues i nje krimineli publik si Adriatik Llalla, qe tregohet me gisht nga cdo shqiptar pa dallim partie, feje, krahine, ideje po e con ate cdo dite e me afer prangave te drejtesise dhe qelise se burgut….
    Jo sot! Ai duhet te shkonte ne burg qe diten qe ofendoi si nje rrugac e grushtoi kolegun e tij Shkelqim Hajdari ne sy te prokuroeve te mbare Shqiperise !
    Vetem Presidenti sakat Bujar Nishani e KLD_ja e sterkorruptuar shqiptare nuk e pane e as e degjuan nje akt te tille sa rrugaceror aq edhe kriminal te Adriatik Llalles!
    Nuk kishin se si…. I bashkon kontrata me SHQUP-in !
    Urojme qe shpejt ti bashkojne edhe prangat e ligjit dhe qelite e burgut.
    Drejtesia vonon por nuk harron!

    Petrit Vjosa, London

  5. Thanasi qe ta plasit says:

    O foli Taulanti trafikanti.

  6. Alban Dega says:

    From: [email protected]
    Date: May 21, 2016 at 7:41:14 PM EDT

    Pak hajgare ne kete kohe
    “BOMBAT E PERGJIMIT” DHE PORDHAT E SALADINIT !

    – Adriatik Palla dhe prokuhorat e tij vazhdojne hetimet… Pse!?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sot ra zjarr ne pallatin ku banon Sali Berisha … Alarm !
    Te dyshuar kryesore jane Edeskovari dhe Sajeshullazi… I treti i musketiereve ne radhe eshte Erion Veliaj” sipas fonogramit urgjent te “Qytetarit Dixhital ” Kolonel Sales drejtuar Mareshallit Berisha dhe kapterrit Bujar Nishani.
    Lajmi konfirmohet edhe nga shefi i SHISH-it Visho Ajaz Gazidede.
    Kryeprokurori i Republikes se Lazaratit Adriatik Palla ( shkurtim i fjales Rrumpalla … ose Palla e Ariut ) , qe nuk ka lene asnje krim te rende pa zbuluar, hetuar e kopsiitur me sukses si ato te Kusarise 500 milione euroshe te Autostrades se Kombit te CEZ-it, te masakres se 26… viktimave te Gerdecit, te kater protestuesve te ekzekutuar pa gjyq e pa asnje faj me 21 Janar 1911, te miliona euoreve te Arben Imamit per reklama te Klanit e co. dhe per pajisje pergjimi te kunderligjshme per SHIU-n, megaskandalet e Ardian Fullanit, Genci Pollos, ekzekutimin makaber te bankierit Artan Santo nen hunden e Presidences, Kuvendit dhe Kryeministrise, per minimin e gjyqtarit Konomi ne mes te dites per diell e ne qender te Vlores me C-4 ahst si te ish- kryetarit te PDK-se se Malesise se Madhe Aleksander Keka…
    Aq i sukseshem ka qene sa ka harruar edhe te beje apel per deshtimin e dosjes se Fullanit e qindra te tjera qe kane zene pluhur ne zyrat e tij… dhe ” tani nuk mund te bejme asgje”, sic i tha pa piken e turpit “Zerit te Amerikes” gjate vizites se suksesshme ne SHBA ku nuk e priten as portieret e FBI-se amerikane. Si mund te takonin syshqiponjat amerikane nje buf kenetash qe e ka zene kllapia mbi dosjet madhore te krimit dhe korrupsionit qe ben mu .
    Nuk ka faj! Eshte teper i zene me deklaratat kunder reformes ne Drejtesi se bashku me Mafian Politiko- familjare te Familjes… Konflikt i hapur interesi dhe veprimtari destabilizuese e antikushtetuese e mirefillte !
    Por ai eshte hazer xhevap, rrufe e vertete sa peshperijne tutoret dhe monitoret e tij mafioze….
    …Sapo leshon nje pordhe Plaku i Vicidolit…. Palla zgjohet dhe versulet si rrufeja dhe bashke me median ne sherbim te familjes i ben ato “bomba atomike ”
    Jo vetem aq… Por edhe kerkon te marre ne pyetje dhe i shpalle si te pavlefshme deklaratat e shefit te sherbimeve sekrete italiane, nje nga 11 me te fuqishmet ne Bote per pajisjet sterbvitore qe i kishte nenshkruar Presidenti i sotem Bujar Nishani qysh ne vitin 2008 kur ai ishte Minister i Brendshem sigurisht edhe me miratimin e Berishes pa te cilin as sot ai nuk Ben as shurren…
    Shkon deri aty sa edhe kerkon pergjigjet me shkrim te tij per pyetjet te Prokuhorave te Plepave te Tiranes!
    Shashka per te terhequr vemendjen dhe fituar kohe per grushtin e deshtuar institucional te shtetit te komanduar nga Mareshalli Berisha dhe zbatuar nga kapterri Bujar Nishani ne bashkepunim me kreun e SHISH-t, Visho Ajaz Gazidede dhe Prokurori i Pergjithshem Adriatik Llalla per “pajisjen e pergjimit’ qe Edeskobari e Sajeshullazi u kishte vendosur 385 shtetareve te vet dhe opozitareve te reformave ne drejtesi,
    “Bomba” e pergjimit na doli nje pordhe me shume te Plakut te Vicidolit!
    Po zjarri i sotem!?
    … Pas hetimeve doli se Sales i ishin djegur fasulet qe i sherbjne si lende te pare, lexo barut per ” bombat” e tij
    Hajde Palla Rrumpalla hajde! Hajde Palle Ariu hajde !

  7. tomorraku says:

    Ata ” peshqit ” e medhenj , mbrohen nga peshku i madh Llalla ; futeni ne “rrjet ” Llallen dhe keni per te pare se si do te vijne vete ne rrjete peshqit e tjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje