"Peshqit e mëdhenj zgjojnë Ristanin": Ju tregoj kush ka notuar në ujra të pista

8 Nëntor 2017, 16:59Politika TEMA

Edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani ka një koment për deklaratën e ambasadorit Donald Lu sa i përket ‘peshqve të mëdhenj’.

Në një status në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Ristani thekson se sot është dita që edhe ata që kanë ‘notuar në ujëra të pista’ të korrupsionit, të kapen nga rrjetat e drejtësisë.

Prej kohësh Ristani duket pasiv në jetën politike pas humbjes së thellë që mori në qarkun e Vlorës ku ishte kandiduar si i katërti në listë për demokratët.

Mesazhi i Ristanit

Unë besoj se sot është dita që jo një peshk i madh, as dy e tre, por të gjithë ata që kane notuar në ujërat e pista te krimit dhe korrupsionit duhet të kapen nga rrjeta e drejtësisë.

Çdo demokrat dhe njeri i ndershëm i këtij vendi duhet të duartrokasë ambasadorin Lu dhe specialistet amerikane antikrim, për përgatitjet dhe ndihmën ndaj institucioneve ligjzbatuese shqiptare, ne menyre qe per nje kohe rekord nga sot, mundesisht brenda dy muajve, brenda janarit qe vjen, te jene para drejtesise kreret, ideatoret, frymezuesit, nxitesit, mbeshtetesit, ekzekutoret dhe perfituesit e medhenj nga situata kriminale qe po i ze frymen Shqiperise.

4 komente në ““Peshqit e mëdhenj zgjojnë Ristanin”: Ju tregoj kush ka notuar në ujra të pista”

  1. Ne ujra te pista ti mban rekord o ristan rakia,i harrove te tuat o derezi qe u denove dhe te reabilitoi salziu?germo o stanzi ,germo se edhe ty nje dite perseri do te pyesin per zgjedhjet qe ke vjedhur direkt nga kutia bashke me be lul zinjte.

  2. Anja says:

    Ti, je i pari që duhet të përgjigjesh, për tjetërsimin e votës për BASHKINË E TIRANËS.
    Na le peshqesh LULZIMIN, që zbëri asnjë punë.
    VODHI, SHPËRDOROI,FJETI , POR,,POR , Ty , të qerroi nga Parlamenti, i vetmi veprim për tu falenderuar.!????????

  3. Nina says:

    BASHA, e filloi VETINGUN.!
    RISTAN-legeni,? jashtë parlamentit.
    Kështu do të pastrohen të gjithë peshqit e mëdhenj,
    dhe vetë Basha me peshkaqenët e tijë!???

  4. kombi says:

    Ha ha ha ,te paturshem nuk i ka mbetur asnje pike morali . Shqiperise i nxoren ujin e zi .??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje