"Zoti i drogës" nga Berati flet nga arratia: Le të më vrasin, nuk dorëzohem!

11 Nëntor 2017, 18:25Kronika TEMA

Alket Hatija i njohur si ‘zoti’ i drogës në Itali ka folur nga baza ku fshihet, për kërkesën për arrestim pasi ai ka kryer një dënim.

“Në momentin që unë kërkoja ekstradim, por Prokuroria thoshte se nuk do ekstradoheni, gjykimi që do bëhet këtu vlen edhe për në Itali. Gjykimi mbaroj në vitin 2010.

Jam dënuar për 16 vjet. Unë i pranova të gjitha, të vërteta edhe jo të vërteta për shkak të gjykimit të shkurtuar. Vendimi i formës së prerë u mor më maj nga Apeli. Gjithsej kam bërë 10 vite burg, “ tha Hatija.

Lala: Kur u liruat?

Hatija: Në janar të 2016 jam liruar.

Lala: Ju u arrestuat sërish në korrik të 2017?

“Kam zbritur në plazh herët, shoh dy makina civilësh. Kur dolën nga makina thashë çfarë ka? Do vish me ne më thanë. Po shkova me ta. Në makinë ju thashë  çfarë kam bërë në jetë i kam pranuar dhe jam gjykuar. Po më thoni çfarë kam bërë. Më thanë se je dënuar nga gjykata në Itali. I thashë që e kam bërë burgun, 10 vite e gjysmë,” deklaron Hatija.

Ai pranoi rolin e tij në grupin italo-shqiptar të trafikut të heroinës. 40-vjeçari, baba i dy vajzave thotë se “është e turpshme ajo që po bën drejtësia shqiptare me të. Ai thotë se e ka pranuar akuzën që në procesin e bërë në Shqipëri duke vuajtur 10 vite e gjysmë burg. Tani që e kërkojnë për një dënim 20 vite burg nga gjykata e Milanos ai thotë se nuk ka lidhje me këtë dënim. Në intervistën e dhënë në arrati ai thotë se ishin gjykatat shqiptare ato që ia njohën dënimin ndërsa tani kanë ndryshuar mendje.

“Zot i drogës? Kanë luajtur mendsh për Zotin.

Nuk e di kush e thotë këtë. Unë e kam pranuar çfarë kam bërë.

Unë vetëm 2-3 veta kam njohur megjithëse aty dolën gjithë ata veta. Unë kam pranuar dosjen time me çfarë kishte brenda. Tani shteti im po më merr peng.

Nuk dorëzohem peng te njerëzit e paaftë. Le të më vrasin. Unë vetë nuk do të shkoj te këta. Nuk kam besim.

Le të sqarojnë dosjen që ka ardhur nga Italia. Unë e kam bërë burgun për atë çështje. Unë burg tjetër nuk bëj sepse bëra 10 vite e gjysmë burg. Nuk njoh asnjë politikan. Nuk i jam afruar kurrë politikës” – thotë Hatija.

Në momentin e arrestimit të tij u fol se ai kishte një bunger në Berat që ruhej me njerëz të armatosur.

“Kam që në ‘93 që kam ikur nga Berati dhe mund të kem shkuar, një herë në vit, i ka rënë apo si ka rënë.

Shkoj më tepër të varri i babait, dhe për ata njerëzit e afërt që kam atje.

Po jo të rrij me vila, të rrij me armë.

Po si ka mundësi kur ata më thonë mua “je zot i drogës”, unë kur paskam kaq para pse të rri në bunker unë si qen?

Unë vetë nuk dorëzohem, policia le të më kapë” – tha Hatija në një intervistë nga arratia për gazetaren Klodiana Lala në News24.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje