FOTOT/ Lulishte e re për banorët e bllokut te rruga “Jordan Misja”

13 Nëntor 2017, 17:45Sociale TEMA
FOTOT/ Lulishte e re për banorët e bllokut te rruga “Jordan

Banorët e bllokut të pallateve në fund të rrugës “Jordan Misja” kanë tashmë një shesh të ri të liruar tërësisht nga plehrat dhe mbetjet inertet të cilat kishin zaptuar këtë hapësirë.

Mjetet e pastrimit të Bashkisë së Tiranës iu përgjigjën shqetësimit të qytetarëve duke larguar këto ditë grumbullin e mbetjeve dhe duka ia kthyer atë fëmijëve.

Bashkia Tiranë njofton se shumë shpejt, kjo hapësirë publike pritet që të shndërrohet një lulishte dhe një vend çlodhës për të gjithë grupmoshat dhe mbi të gjitha edhe më shumë gjelbërim për të gjithë zonën atyre.

Planifikimi, zhvillimi dhe menaxhimi i zonave rekreative, edukimi mbi biodiversitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm si edhe fuqizimi i aktiviteteve të çdo moshe me avantazhe për shëndetin dhe cilësinë e jetës kanë qenë në fokus të punës së Bashkisë së Tiranës këto dy vite.

1 komente në “FOTOT/ Lulishte e re për banorët e bllokut te rruga “Jordan Misja””

  1. like says:

    ka lezet! 4 shtylla bashke dhe nje rruge permesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje