Lyl, ishin pastrim parash "Shqipëria superfuqi energjetike", "Shqipëria private"... e Berishës ku u privatizuan "ARMO" e "Alpetrol"?!

14 Nëntor 2017, 20:02Politika TEMA

Nga Erjon Braçe

Lyl, a i mban mend keto?

Jane dyshime per pastrim parash te hashashit me “vendim politik” dhe korrupsionit me koalicion!

Po i degjoj me radhe te gjithe  “teoricentet” e “pastrimit te parave” permes ekonomise!

Nga e djathta e djthte deri tek e djathta e majte.

Ata thone e tregojne se si do te pastrohen parate me projektin “1 miliarde”!

Tani dua ti pyes:

Po “Shqiperia superfuqi energjitike”, shoqeruar me qindra koncesione hidrocentrales me vlere ne leter-leje, mbi 1 miliard euro, cfare ishte?

Mos valle pastrim parash?

Po “Shqiperia superfuqi minerare”, shoqeruar me qindra koncesione-leje minerare me vlere ne leter mbi 500 milion euro, cfare ishte?

Mos valle pastrim parash?

Po “Shqiperia superfuqi ne hidrokarbure”, shoqeruar me disa koncesione-marreveshje hidrokarbure nga Stream Oil deri tek kjo e fundit qe mori ne dore, me vlere ne leter mbi 400 milion euro, cfare ishte?

Mos valle pastrim parash?

Po “Shqiperia me 10 mije km rruge”, shoqeruar me dhjetera kontrata ndertimi rrugesh pa para ne Buxhet, por me vlere mbi 260 milion euro, cfare ishte?

Mos valle pastrim parash?

Po “Shqiperia private”, shoqeruar me dhjetera privatizime te pasurive publike ku shkelqen ARMO dhe Albpetrol-e mbani mend, nga 110 deri ne 1 miliard dollare, cfare ishte?

Mos valle pastrim parash?

Po “Collection Debt”-Borxhet e keqija te CEZ, vleresuar ne ne mbi 200 milion euro, kontraktuar ne 7 kompani dua filluar nga kjo DIA, cfare ishte?

Mos valle pastrim parash?

Po “Tokat me qira per Ferma”, te pakten 3500 hektare te tilla per arra, lajthi e shege, cfare ishte dhe eshte?

Mos valle pastrim parash?

Eshte liste e gjate Lyl dhe jo vetem-se jeni te shumellojshem tani.

Dhe kur flas per Pastrim Parash nuk kam parasysh vetem ato te ardhura nga kultivimi i hashashit sipas “Vendimit Politik” te qeverise ku ti ke qene hem minister Transporti, hem minister i Jashtem e hem minister i Brendshem.

Kam parasysh edhe parate e korrupsionit te qeverive tuaja, te perbashketa natyrisht!

4 komente në “Lyl, ishin pastrim parash “Shqipëria superfuqi energjetike”, “Shqipëria private”… e Berishës ku u privatizuan “ARMO” e “Alpetrol”?!”

  1. KACO says:

    FRYN VERIU,
    BIE SHIU,
    KY LULUSHI,
    SEÇ NA SHKRIU,;

    UJKU UJKU ,
    ULËRET,
    POR TANI ,
    S’BESON AS VETË

    VEÇ PATOZIN,
    KA ME VETE,
    LULI, BËRC!
    E AI , LEPE!!

    TI O ERI,
    MOS U LODH,
    KE TË BËSH,
    ME KARAGJOZ

  2. Jugu says:

    Na e shpifet me kete Erjonin. Beni punen dhe mos u merrni me Lulin. Ata vodhen sa ishin ne pushtet, tani eshte radha e juaj dhe jona te marrim cfare mundim por me lezet qe edhe mishi te piqet po helli te mos digjet. Kemi favore ne krahasim me te djeshmit se ne na do populli dhe nese marrim ndonje gje jemi te pranueshem kurse ata ishin mos o zot. Gje e mire qe na iku dhe Berisha se vetem ai ishte ukubet, na nxirrte na hundet ate pake qe do perfitonim, kurse me Lulrat kemi ymer jo me vite por me dekada. Po qe me zgjedhje te ndershme ne jemi ne pushtet per dekada, sikur edhe tere ministrat para zgjedhjeve tju a japim te ashtuquajtur opozite, te djathtes apo edhe te majtes. Por Erjonken mos e nxirrni me se na e shpif neve tani jo vetem atyre. Jo per gje po na ul piket se eshte pa presence.

  3. Lul Lyl-i says:

    Hahaha…. Luli duhet ta dije perkthimin e fjales Lyl ne hollandisht … :-))

  4. alex says:

    po mire o kaco ,shume mire bile por mos e shkruaj pas ERIONKES sepse te humbet forca e fjales
    Erionka nuk ka pse te mburret me punen e te tjereve Te ishte per ate ne sot do te ishim te gjithe gjinia femerore
    Lere Erionken te thurre triko per Armando Duken se po vjen dimri dhe nuk ka nisur asnje menge

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje