Krizë për qeverinë në Kosovë, demarkacioni përçan koalicionin

14 Nëntor 2017, 09:57Rajoni TEMA

Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, e cila ka mbetur pa zgjidhje tash e dy vjet, gjatë ditës së djeshme “përçau” partnerët e koalicionit qeverisës.

Përderisa Komisioni i Ri për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi (i caktuar nga kryeministri Haradinaj) raportoi para Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, deputetët e partive politike që janë pjesë e koalicionit shfaqën mendime kontroverse lidhur me të gjeturat e deridjeshme.

Gjersa deputetët e AAK-së u bënë thirrje anëtarëve të Komisionit që të mos nguten, por ta bëjnë punën sa më mirë dhe të sjellë fakte, ata të PDK-së konsideruan se gjatë ditës së djeshme Komisioni nuk ka ofruar asnjë të re rreth Demarkacionit.

Përkundrazi, sipas tyre, ky Komision në raportimin e djeshëm është marrë vetëm me punët e ish-komisionit paraprak, të drejtuar nga Murat Meha.

Pavarësisht tyre, përfaqësues të partnerit tjetër të koalicionit, Nisma për Kosovën, konsideruan se Komisioni gjendet para një presioni të madh për finalizimin e raportit.

Nga ana tjetër, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se në të tilla çështje duhet të ofrohen fakte e jo të bëhen deklarata politike. Ata me këtë rast nuk kanë përjashtuar mundësinë që Demarkacioni të bëhet  shkas për t’u përçarë përfundimisht ky koalicion.

2 komente në “Krizë për qeverinë në Kosovë, demarkacioni përçan koalicionin”

  1. emigranti says:

    Mos luani me kufirin.
    E keni per obligim ta mbroni ate, ndryshe do te damkoseni si tradhetare.
    Mos u tutni nga presionet , mos u joshni nga premtimet.
    Mjaft jemi tkurrur e kemi leshuar.

  2. beni says:

    Ky është një injorant e një copë kërcu e jo më kryeministër!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール 通販

    ラブドール ろり Covidのクリスマスシーズン中に落胆に適応する方法は?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje