Kryeministrja serbe: Miqësi dhe bashkëpunim me Lindjen dhe Perëndimin

12 Nëntor 2017, 09:48Rajoni TEMA

Serbia ka një politikë miqësie dhe bashkëpunimi si me vendet e Lindjes ashtu edhe me ato të Perëndimit, me Rusinë, me Bashkimin Evropian, me SHBA-në, me Kinën, me Indinë, me Emiratet e Bashkuara Arabe, me Amerikën Latine apo me Azinë duke paturr objektiv qendror anëtarësimin në Bashkimin Evropian, deklaroi kryeministrja serbe, Ana Brnabiç.

“Ne kemi vullnet të plotë për të ecur përpara me politikën e reformave për të modernizuar vendin dhe për të rritur mirëqenien e njerëzve”, shtoi ajo, raporton ata.

Duke marrë fjalën në një ceremoni për një ngjarje të rëndësishme të Luftës së Dytë Botërore, që përkujtonte një betejë të ushtrisë jugosllave kundër nazistëve, me ndihmën e Ushtrisë së Kuqe, Brnabiç nënvizoi se Serbia e sotme mbështetej mbi të njëjtat vlera të lirisë dhe të antifashizmit, njësoj si 73 vite më pare.

“Suksesi ekonomik dhe reformat kërkojnë stabilitet politik jo vetëm në Serbi, por në të gjithë Ballkanin. Pikërisht për këtë, Serbia këmbëngul në domosdoshmërinë e dialogut dhe forcimin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit”, theksoi kryeministrja serbe, Brnabiç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje