Firmat e modës i prodhojnë lirë produktet e tyre të shtrenjta në Europën Lindore e Ballkan. Ligjet shkelen, rrobaqepëset marrin një rrogë që nuk mjafton për të jetuar, e qeveritë e rajonit i mbështesin praktika të tilla.
Nga Zoran Arbutina
Ato janë dëshmi tronditëse nga një botë e fshehtë. „I thashë drejtorit tim, që nuk marr dot frymë me këtë makinë qepëse. Brenda në fabrikë janë 30 gradë, dhe kur punojmë në makinë temperatura rritet”, rrëfen një punëtore tekstili në Serbi. Pas kësaj drejtori i makinës e merr tubin e ajrit ia drejton në fytyrë rrobaqepëses e koleges së saj dhe thotë: „Ky është problemi juaj, e nëse ju nuk arrini dot ta përballoni, ka shumë njerëz që presin të zënë vendin tuaj. Dera është atje.” Një tjetër rrëfen se „menaxhmenti i firmës kërkoi të mblidhnim para për një matës tensioni, sepse na ‚trajtojnë‘ vetë dhe nuk duan të thërrasim një mjek po qe se na bie të fikët”
Të dyja punëtorët duan të mbesin anonime, si shumë të tjera që patën guximin e raportuan për Studimin Europian për Tekstile të Pastra. (CCC) mbi kushtet e punës në industrinë serbe të tekstilit. Vërtet shihet si fat të gjesh një vend pune në ekonominë e tregut, në një vend ku papunësia zyrtarisht kap 16%, tek të rinjtë madje 30%.
Të trajtuar si skllevër
Në një kohë që punëtorët e industrisë së tekstilit, që i përket kryesisht investitorëve të huaj e ku punohet për tregun europianoperëndimor, duhet të durojnë kushte prodhimi nën dinjitetin njerëzor dhe arrogancën e drejtuesve të tyre. Në këtë industri sundon një atmosferë frike, rregullisht ka kërcënime për humbjen e vendit të punës. Shpesh nuk ofrohen të plota ditët e pushimeve dhe në tualet ose nuk lejohet të shkosh ose me kufizim. „Punëtoret raportojnë, se trajtohen si makineri apo skllevër, jo si njerëz. Atyre u bërtitet, edhe ngacmimi seksual është në rend të ditës,”, thotë Bettina Musiolek, koordinatore e CCC për Europën Lindore dhe Juglindore në bisedë me Deutsche Wellen.
Të gjitha këto për një punë me orë shtesë të papaguara dhe një rrogë nën kufirin e varëfrisë. Në Serbi zyrtarisht ekzistenca minimale kap shifrën e 278 eurove, dhe një familje me katër anëtarë ka nevojë të paktën për 652 euro që të mbijetojë. Ndërkohë punëtorët e industrisë së tekstilit fitojnë vetëm 202 euro në muaj, në industrinë e këpucëve 227 euro. Rreth 100.000 vetë janë të punësuar në Serbi në këtë sektor.
Parajsë e rrogave të ulta në mes të Europës
Por Serbia nuk përbën përjashtim. „Për markat globale të modës, vendet e Europës Lindore dhe të Ballkanit janë parajsë e rrogave të ulta”, theksojnë autorët e studimit. Mes tyre gjenden firma si Benetton, ESPRIT, GEOX apo Vero Moda, por edhe marka botërore si Armani, Calzedonia, Dolce & Gabbana e H&M. Madje edhe markat e luksit Louis Vuitton, Prada dhe Versace prodhojnë lirë aty produktet e shtrenjta.
Këto vende ofrojnë punëtorë të kualifikuar e me çmim të lirë. Rrogat mujore të punëtoreve mezi i arrijnë pagat minimale shtetërore, që variojnë nga 89 euro në Ukrainë në 374 euro në Sllovaki. Një rrogë që mjafton për të jetuar duhet të ishte katër deri në pesë herë më e lartë.
Manipulim i konsumatorit
Ndërkohë këto marka vendosin etiketën „Made in Europe” ose „Made in EU” duke i ofruar kështu konsumatorit idenë se markat prodhohen në kushte të ndershme. „Në realitet të 1,7 milionë punëtoret e tekstilit në rajon jetojnë në varfëri”, thuhet në studimin e CCC-së. „Nganjëherë as nuk kemi për të ngrënë”, thotë një punëtore ukrainase. Këto kushte janë të mundura vetëm në një ambient shoqëror tejet miqësor ndaj punëdhënësve. „Këtu bëhet fjalë kryesisht për një zonë pa sindikata, askush nuk i mbron interesat e punëtorëve”, thotë Musiolek.” Në një kohë që qeveritë japin subvencione direkte ose jo direkte për firmat e huaja. Kështu në Serbi, firma të tilla marrin subvencione të majme si dhe truall nën vlerën e tregut, nganjëherë edhe pa para, e këtyre favoreve i shtohen edhe lehtësimet tatimore apo një infrastrukturë falas.
Marrëdhënie si në kapitalizimin e hershëm
Ka një konkurrencë ekonomike të drejtuar për poshtë, thotë Stefan Aleksiq, një nga autorët e studimit në bisedë me Deutsche Wellen. „Rreth Serbisë ka vende edhe më të varfra, e të gjithë luftojnë për të njëjtat investime. Kështu krijohet konkurrenca. Kush i ofron kapitalit të huaj kushte më të mira për një prodhim të lirë.” Rezultati katastrofik.”Shtetit financon prapambetjen ekonomike”, thotë Aleksiq.
Megjithatë fushata për veshje të pastra nuk bën thirrje për bojkotim. „Punëtoret na thonë gjithmonë „Ne kemi nevojë për këto punë. Por ato duhet të paguhen si duhet dhe të përmirësohen kushtet e punës”, thotë Bettina Musiolek. Rruga deri aty është ende e gjatë. „Fillimisht duhen forcuar sindikatat. Nuk mund ta besosh se marrëdhëniet e punës aty janë si në kapitalizmin e hershëm dhe se sa të dobët janë aktorët e tregut të punës”, thekson Musiolek.
Keto jane ato 400 vendet e punes qe paskan qene ne Berat e qe meqe nuk punonte njeri aty, fabrika shkoi ne Lushnje.
Pse me keshtu punesh me njeqind mije leke ne muaj do t’i mbaje shqiptaret ky gallofi yne !!!
Tangop, ne sistemin socialist njerezit i mbante ne pune shteti dhe shtetit te caktonte rrogat. Ne sistemin kapitalist i vendos tregu. Qeveria ka per detyre te beje politika nxitese te ekonomise dhe te garantoje konkurrencen e ndershme. Nese ne gjithe Europen lindore grate punojne ne kushte gjysem-skllaverie kjo eshte sepse vetem ne ato lloj ekonomish dine te jene konkurruese keto shtete.
Do kalojme fazst e zhvillimit nje nga nje. Nuk ka rruge tjeter. Kur USA dhe Anglia i kishin fabirkat e tyre te qepjes dhe tezgjahut, grate dhe femijet trajtoheshin shume me keq se sklleverit. Femijet e vegjel futeshin te pastonin mbetjet nga procesi i punes pa i fikur fare makinat, dhe shumica e tyre humbnin gishta, duar, kembe dhe madje jeten neper pulexhat qe rrotulloheshin, ndersa pronaret nuk paguanin as edhe nje gjobe per viktimat e mjera.
Kapitalizmi eshte i pashpirt por te jep shume mundesira. Komunizimi eshte mizor dhe brutal, por u jep njerezve disa garanci sociale. Per dembelat dhe te paaftet TANGOP jane te dyja. Boll u qave, ik puno dhe nje here ne kater vjet voto.
Ashtu eshte. Shqiperia eshte akoma ne kohen e pordhes.
ç FAR kryeartikulli ; skllever modern ; po ku ka skllever ky sistem zoti gazetar , mas anal isteve SHQIPTAR skllever kishte vetem ne kohen e PPSHse , po ne jemi te lumtur ere , ky sistem te ben bos , te ben edhe pak kriminel mashtrus kondrabandist e batakçi homoseksual e prostitut , por tek e fundit ktu beheni bosa , kta nuk jan skllever por njerez te lumtur qe fitojn jeten e vet mbajn dhe vllain motren nonen baben bile dhe kushurinjt me rrogen e vet , mos u qani se ka dhe me keq ,boni qef .
Ne se ka nje skllaveri moderne, kjo eshte pa asnje dyshim industria fasone, qe delenxhinjte tane politikane e quajne “sukses te madh”, pasi punesojne njerezit me……18.000 leke ne muaj! O zot, c’behet ketu!
Ky eshte sistemi kapitaliste qe na ndertuan cifutet. Te vjen kece kur degjone dicka te tille edhe pse ne serbi por edhe ne vendet tjera te ballkanit ka kecperdorime te tilla sidomos ne ket sektorin e tekstilit si ne shqiperi kosove maqedoni rumani bullgari bosne. Eshte fatkecsi e madhe qe popujte e ballkanit kecperdoren dhe shfrytezohen si skllever nga kompanit evropiane. Por vet i kan fajet pasi urrejtja luftrat dhe armiqesit i kan katandis ne ket deregje. Qe te tallin bythen disa kompani te evropes me ta.Nderko qe popujte e ballkanit jan me te zgjuarit me inteligjentet ne evrope edhe si pozite gjeografike ballkani duhet te ishte pjesa me e zhvilluar e evropes.
Nuk eshte sistemi i cifuteve, por i mafiozeve te Ballkanit dhe Evropes Lindore
Priten pazaret qe me pare me pushtat qe presionet i bejne vetem per te ofruar territorin e shtetit dhe krahun e lire. Ndersa si rregull dhe qellim te vetem kane shperblimin personal.
Ndaj nuk tuten nga vendi keto kompani.
Po te ish se funksiononin qeverite ne rregull te pajten do ekzistonte nje taban minimum per rrogat dhe trajtimin.
Po ti rri e degjon sesi perkshkruhen takimet dhe konferencat ekonomike…qe tashme Ramuti na e futi dhe ne Serbi..
Dhe per cudi asnjehere neper keto takime Ballkanike apo me tej nuk diskutohet asnjhere vendosja e nje mnimumi jetik te pagesave per popullsite e ketyre vendeve.
Pse? Ata vene ngrene platformen per konfederaten Ballkanike, dhe nuk bejne dot nje mareveshje per te imponuar gjithe kompanite rrobaqepese qe te respektojne nje minimum unik ne tere vendet.
Po duket qe ky lloj vullneti nuk ekziston se ashtu si Arben Ahmetaj qe ka nder mend te shesi Niptin te fermeret dhe Ramuti do shese Shqiperine me gjithe skllever ne Evrope.
Dhe do na thone qe ju futem ne Evrope. Jua futem domthene.