Lulzana Musliu u lind në Negotinë të Pollogut dhe sot është zëdhënëse e Policisë Federale të Zvicrës. Gazetarët zviceranë i drejtohen asaj me pyetje delikate mbi rrezikun nga terrorizmi dhe kriminaliteti virtual – dhe nganjëherë e pyesin: «Zonja Musliu, ç’domethënie ka emri juaj?» – Portret i një vajze shqiptare që i shërben me shumë krenari shtetit zviceran.
Nga Enver Robelli
Për të takuar Lulzana Musliun duhet kaluar – simbolikisht – shtatë dyer me shtatë dryna. Një derë hapet, pastaj një derë mbyllet, pastaj hapet tjetra. Dhe kështu me radhë, hap pas hapi, derë pas dere, mbërrin në një korridor diku në Bernë, në kryeqytetin e Zvicrës, në selinë e Policisë Federale të Zvicrës (Fedpol). «Ujë apo kafe?», pyet një zyrtare, e cila i hapi dyert. «Ujë».
Pas pak minutash Lulzana Musliu shfaqet me eproren e saj. Që intervista duhet të zhvillohet në gjuhën gjermane, kjo është e vetëkuptueshme. «Unë i jap zë Policisë Federale të Zvicrës», thotë Lulzana Musliu. Dhe vazhdon: «Jam zëdhënëse për Zvicrën gjermane. Domethënë: shpesh japim informata për media. Me gjasë e keni hasur emrin tim në shtyp dhe media të tjera. Kjo është njëra nga detyrat që kam, pra u përgjigjem pyetjeve të gazetarëve», tregon ajo.
Por, kjo nuk është e tëra. Një zëdhënëse e një institucioni aq të rëndësishëm të Zvicrës, siç është Policia Federale, ka edhe detyra të tjera. Për shembull përgatitjen e prezantimeve dhe fjalimeve për drejtoreshën e Policisë Federale, Nicoletta della Valle. Në Raportin Vjetor të Policisë Federale (për vitin 2016) Nicoletta della Valle shkruan: «Çfarë ndodh në kokën e një djali që në një ditë vere hyn në një kishë dhe me gjakftohtësi dhe pa ngurrim ia këput kokën një prifti gjatë meshës? Çfarë të themi për kontrabandistët e njerëzve, të cilët me pafytyrësi shfrytëzojnë pafuqinë e fëmijëve, grave dhe burrave në mjerim për bizneset e tyre fitimprurëse? Dhe ç’të themi për abuzuesin e fëmijëve, i cili e josh një çun që t’i shkojë pas në botën e jashtme?»
Është një realitet i errët me të cilin duhet të ballafaqohen policitë e shumë vendeve të Europës. Për fat të mirë Zvicra deri më tani ka shpëtuar nga sulmet terroriste, por rreziku mbetet i madh. Dhjetëra njerëz me origjinë të huaj ose të konvertuar në fenë islame kanë qëndruar në Siri e Irak, ku kanë luftuar për të ashtuquajturin «Shtet Islamik». Disa prej tyre janë kthyer në Zvicër. Me pyetje mbi këtë skenë të rrezikshme fanatikësh fetarë ballafaqohet shpesh Lulzana Musliu. Policia Federale po ashtu sensibilizon të interesuarit mbi mediat sociale, ligjet për armë, projektet legjislative. Të martën policia zvicerane në bashkëpunim me kolegët francezë arrestoi dhjetë persona të dyshuar për terrorizëm, mes tyre një shtetas zviceran me origjinë boshnjake dhe partneren e tij kolumbiane.
Lulzana Musliu tregon se si vajzë e vogël nuk ka ëndërruar të jetë police. «Por, politika më ka shoqëruar që nga fëmijëria. Si shumë fëmijë të tjerë edhe unë në fillim të viteve ’90 kam ardhur te babai im në Zvicër, i cili këtu punonte si punëtor stinor nga Maqedonia. Më parë ai kishte studiuar në Prishtinë. Në shtëpi në Zvicër dëgjonim lajmet e televizioneve gjermane, lexonim gazetat e diasporës, temë kryesore kanë qenë konfliktet në Ballkan, qoftë në Bosnjë, ku kam pasur një teze, e cila qe e detyruar të emigrojë në Gjermani, më vonë ajo shkoi në Amerikë, pastaj lufta e Kosovës, tensionet në Maqedoni».
Të gjitha këto ngjarje kanë ndikuar që Lulzana Musiu të interesohet për politikën dhe punën e mediave – jo vetëm në Ballkan. Rrjedhimisht, ajo përherë dëshironte të diskutojë për zhvillimet politike. «Kjo më ka shoqëruar përherë, në gjimnaz dhe në marrjen e vendimit se çfarë do të studiojë. Pastaj studiova publicistikën, politikën dhe drejtësinë publike në Zürich, sepse këto fusha më interesonin», tregon ajo. Një kohë Lulzana Musliu mendoi të bëhej gazetare, por pastaj vendosi të kryejë një praktikë ekipin për komunikim në sekretariatin e përgjithshëm të ministrisë së Drejtësisë dhe Policisë në Bernë. Gjatë kësaj periudhe ministrja ushtronte edhe detyrën e presidentes së Zvicrës. Qe një vit e gjysmë Lulzana Musliu është zëdhënëse e Policisë Federale. Çështjet penale, migrimi, siguria, liria, të drejtat e njeriut – këto janë temat për të cilat Musliu është shumë e interesuar.
Ajo u lind në Negotinë të Pollogut, një fshat mes Tetovës dhe Gostivarit. «Gjeografikisht fshati i takon Gostivarit, por ne flasimmë shumë si tetovarët», tregon Lulzana Musliu, e cila ishte tre vjeç e gjysmë kur erdhi në Zvicër te babai i saj. Përveç dialektit të Pollogut Musliu – natyrisht – flet shumë bukur edhe shqipen standarde. Në Policinë Federale të Zvicrës gjuha e saj e punës është kryesisht gjermanishtja. Gazetarët zviceranë i drejtohen asaj me pyetje delikate mbi rrezikun nga terrorizmi dhe kriminaliteti virtual – dhe nganjëherë e pyesin: «Zonja Musliu, ç’domethënie ka emri juaj?»
Pyetjet e tilla shkaktojnë të qeshura në ekipin bilingual me zëdhënëse frankofone. Eprorja e saj thotë me humor: «Mua nuk më pyet askush as për domethënien e emrit, as të mbiemrit». Por, pyetjet për emrin dhe mbiemrin nuk e hutojnë Lulzana Musliun: «Mendoj se në radhë të parë bëhet fjalë për kureshtje». Kjo është e kuptueshme, fundja Musliu nuk tingëllon si Müller, Meier, Steiner. Por, Zvicra nuk është më ajo e dikurshmja, kur postet me përgjegjësi i mbanin vetëm vendorët, tani funksione të tilla ushtrojnë edhe njerëz me origjinë «të huaj», shqiptarja Lulzana Musliu është njëra prej tyre.
Në pyetjen se si reagojnë familjarët e saj kur ajo u tregon se çfarë pune bën në Zvicër, Musliu përgjigjet me humor: «Prej se punoj për policinë gëzoj respekt të madh». Pastaj sqaron: «Familja ime në Maqedoni dhe në Zvicër është shumë krenare. Janë të lumtur kur shohin se dikush prej tyre ia ka dalë të ketë një sukses të tillë, të ketë një punë me përgjegjësi publike. Siç dihet në Maqedoni dhe në Kosovë për një kohë të gjatë institucionet arsimore kanë qenë të shtypura».
Për prindërit nga Ballkani Musliu ka një porosi: të përkrahin fëmijët e tyre sidomos gjatë vijimit të shkollës, kështu ata «do ta kenë më lehtë të ndjekin ëndrrën e tyre». «Diçka që do të doja të potencoja në lidhje me kulturën tonë është kjo: të jemi pak më shumë të hapur ndaj botës, sepse shpesh jemi të kurthuar me tradita. Nuk është mangësi si quhesh, as prej nga e ke prejardhjen, ne jetojmë në një botë të globalizuar dhe të rritesh në dy kultura, siç jam rritur unë, është përparësi».
Me këtë vetëbesim Lulzana Musliu informon mediat zvicerane mbi luftën kundër terrorizmit, kriminalitetit në botën virtuale («një botë që nuk ka kufi») dhe delikteve ekonomike. Në zyrën e saj arrijnë edhe shumë informata nga Interpoli, Europoli, zona e Schengenit. Policia Federale e Zvicrës – këtë nuk duhet harruar – e prodhon edhe pasaportën zvicerane dhe mban një databazë të huliganëve, për shembull të futbollit. Për Policinë Federale të Zvicrës punojnë 908 zyrtarë (72 për qind flasin gjermanisht, 19,1 frëngjisht, 8,5 italisht, 0,3 retoromanisht). Prej tyre 64,5 për qind janë burra, 35,5 gra. Buxheti i këtij institucioni është 245 milionë franga.
Me urdhër të Prokurorisë Federale, Policia Federale e Zvicrës zhvillon hetime në rastet e kriminalitetit të rëndë, i cili lidhet me botën e jashtme. Për shembull: krimet ekonomike, korrupsioni, veprimet kundër shtetit (siç është terrorizmi), spiunazhi, aktivitetet mafioze, kontrabanda me njerëz. Policia Federale është përgjegjëse edhe për sigurinë e burrështetasve të huaj, të cilët qëndrojnë në territorin e Zvicrës, për sigurinë e përfaqësive diplomatike, të avionëve etj. Raporti Vjetor i Policisë Federale të Zvicrës është një minierë me shumë të dhëna të çmueshme (https://www.fedpol.admin.ch/dam/data/fedpol/publiservice/publikationen/berichte/jabe/jabe-2016-d.pdf). Natyrisht kontributin e saj në këtë raport e ka dhënë edhe Lulzana Musliu, vajza nga Negotina e Pollogut. (dp)
c’kuptim ka ne shqip ”musliu”…..!!!???
sigurisht qe te gjithe ju sumcpuaret muslimone e dini shume mire se nuk ka asnje kuptim apo domethenie ne shqip,vec ne turqisht,pra ”haneme turkoshake”.
po per krimet e bankave zvicerrane a ka te dhena kjo?!
po per krimet e policise zvicerrane a ka te dhena kjo?
pse nuk esht zedhenese e krimeve te zvicerraneve,zedhenese e rracizmit zvicerran qe I mbushin burgjet me te huaj kurse per zvicerranet s ka burgje.
kjo esht nje lamashe e zvicerraneve. u duhen edhe te huaj ne polici atyre ne menyre qe te burgosin sa me shume te huaj pasandaj dhe te thon se s kemi rracizem.
zvicerranet jan te poshter. zvicra eshte zbukuru nga paret e krimit.
le te bej ze per paret e pista qe flejn lahen e pastrohen neper bodrumet e bankave te zvicres. ate te bej kjo “e respektueshmja”
ja krefin bishtin ksaj ,”e respektojn” dhe kjo flutro me pras n …….
sa krekosen shqiptaret kur behen sherbtor te t hujve mer?!
gjithnji ne histori po e njejta gje.
car komb legen!
edhe nji gjo.
mos kujtoni se po ma hudhni…
zvicren e urrej jo fshehtazi por haptazi dhe se mbaj secret.
po drogen a e ka provu(shiju) kjo goca a ?
sepse ne nje interviste televizive ,nje nga shefat e policise se zez zvicerrane kur u pyet se a e kishte provu drogen u peregjegj po ,dhe u justifiku se gjoja duhej ta njifte drogen qe ta kapte sa me mire masanej!!! ishte fjala per heroinen. jo per marijuhanen se,marijuhane pijn gjith zvicerrant,bile nje deputete e parties se gjelberve ne parlamentin zvicerran e ka deklaru haptas se esht pirse marijuhane… kurse ne e shtypem Tahirin e shkret pa bo asgjo!!
a e kuptoni se cfare policije jane!
nje shef I madh policije del ne televizor dhe thote se eshte droguar ne menyre qe ta njofe drogen sepse pasi ta ket njofur duke e provuar do ta zbuloj edhe me shum drogen!! pse ca u bo shefi policis ,qen kufiri a ,apo qen droge!!!
esht njisoj sikur nje minister drejtesije apo nje shef policije apo nje kryetar gjykate te dali dhe te vrasi nje njeri “ne menyre qe ta njofi se cfare do te thote vrasje,dhe pasandaj te kete me shume mundesi qe te zbuloje sa me shume vrasesa”!
ha haaa haaa aaaaaaaaaaaaaaaaaa……….
o njerez.
e kam pa vet ne televizjonin zvicerran kete interviste dhe jam habit! dhe isha ne burg per drog.
haa haaa….
ca shteti kurv!
ai Tahiri jon vetem pse shiti makinen po persekutohet si drogaxhi.. dhe flitet per marijuhan,qe ne zvicer esht legale.
dhe perfytyroni se cfar do ti behej tahirit nese do te kapej duke pi heroin!! ose do thoshte se ka pir heroin qe ta njofi se cfar esht qe ta kapi masanej heroine ku esht mcef>!!!
ne shqipni ai do ishte arrestu direct.
kurse ne zvicer respektohet funksjonari i policis se zez sepse “e pi heroine ne menyr te ligjshme”!!!
“e pi per shkak te detyres”!!!
polickurva zvicerrane pi heroin dhe respektohet,kurse ke ne vecse dyshohet tjetri se ka pas dit dicka per trafik marijuhane(drog e leht legale) dhe ai persekutohet”!!!!
a e shifni o shqiptare sesa shume rrota [email protected] jeni ju?!
vini mend se u bet gaz I botes.
bota rro e bo qejf e pi edhe drog dhe e justifikon,kurse ju hani koken e njoni tjetrit si hijenat ne savan!
dhe ta shifshe ftyren e atij kryepolicit kur u pergjegj “po e kam pir heroinen per ta provuar qe ta njof se cfar esht droga,sepse me lidh puna me te”..dhe cfar pamje kenaqesije I mori ftyra dhe nje buzeqeshje e pushtoj ne ftyr krejt pa dashje.
ishte body language qe e tradhetoji ate sepse la te kuptohej se ishte kenaq tu pi heroin.
nese do ishte dicka e keqeheroina dhe ai e kishte pi nga halli ai do thartohej ne ftyre dhe do shprehej per ate veshtiresi qe kishte kalu ne jet si p sh konsum heroine. por polici buzqeshi knaqshem dhe nenkuptohet ju kujtun momentet e knaqsis qe t jep droga.
e ca lufte kunder droges do bej zvicra kur kryepolici I saj del ne tv dhe shpreh knaqsi qe ka pi heroin?!
zvicra eshte kurve
por kurve e bukur
lum kush e pallon
…..prandaj shkojn shqiptaret atje se jan pallimtare……
pallo o pallua pallimtar pallo
dhe kurr hajdarnine mos e pusho
pallo me hajdar perpjet ke zhwaicnija
feja e hajdarit eshte pallimnija.
shif kosovarja!
I jap ze ! thot.
ju I jepni informata se rerin e kan ne byth ata.
informata spiunore I jepni. ju shisni cdo shqiptar ke policija e zvicres. se mos vetem ju,
te gjith shqiptart e bejn ate. dhe jo vetem atje, po edhe kudo.
komb I pjerdh nga goja.