Media greke, skeptike për takimin Kotzias-Bushati: Axhenda, një "magmë shpërthyese"...!

10 Nëntor 2017, 12:42Rajoni TEMA

Ndërsa ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë fillojnë sot në Kretë bisedimet dyditore, analistët grekë parashikojnë një dialog të vështirë.

“Është e qartë se tentativa e hapjes së një dialogu të përgjithshëm e Tiranën në kushtet e sotme, konsiderohet të paktën si me risk të madh, ndërsa burime të tjera e konsiderojnë dhe të gabuar”, theksojnë analistët, duke i shpjeguar rezervat me konjukturën aktuale, kur sipas tyre “qeveria e kryeministrit Rama mban një aëndrim të ashpër deri provokativ për një sërë çështjesh që kanë interes për Greqinë”.

Sipas mediave greke që u referohen burimeve nga selia e diplomacisë helene, ideja për të kërkuar një zgjidhje paketë në marrëdhëniet greko-shqiptare daton që në kohën kur ministër i jashtëm ishte Evangelos Venizelos, por që me gjithë përpjekjet nuk kishte dhënë fryte.

Analistët vlerësojnë se axhenda e bisedimeve të Kretës përbëhet nga një “magmë shpërthyese”. Ata bëjnë një rreshtim të këtyre çështjeve:

Zhvillimet e fundit në Himarë që “nuk ndihmojnë në krijimin e një klime normale”, “marrëveshja e rrëzuar për delimitimin e kufirit detar, gjendja e luftës, situata e e përgjithshme e minoritetit grek dhe në veçanti pronat, varrezat e ushtarëve grekë, ecuria e procesit të integrimit Europian të Shqipërisë dhe (sado që pala greke e kundërshton), çështja çame”, nënvizojnë analistët e ndryshëm.

Detajet mbi zhvillimin e takimit mbeten të pakta. Dihet vetëm se dy delgacionet do të takohen në zonën e quajtur Hersonisos, në afërsi të kryeqendrës së Kretës, Herkalion.

Programi përmban dhe një vizitë në atraksionet turistike dhe historike, si dhe një drekë të shtunën, në Lasithi, ofruar nga kryetari i bashkisë, siç kishte ndodhur edhe kur Kotzias kishte takuar në Kretë homologun e tij turk, Mevlud Cavushoglu.

1 komente në “Media greke, skeptike për takimin Kotzias-Bushati: Axhenda, një “magmë shpërthyese”…!”

  1. nje ish myslyman,tani grek ne dite te hallit says:

    Hani suvlakia patatakia dhe pinete ligo uzaki

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje