Ekspertët maqedonas: "Rruga e Arbrit" nuk ka dobi, Shqipëri-Maqedoni të lidhen përmes Strugës

13 Nëntor 2017, 10:13Rajoni TEMA

“Rruga e Arbrit nuk duhet të jetë prioritet as për Qeverinë e Maqedonisë e as për atë të Shqipërisë”.

Ky është qëndrimi i ekspertëve maqedonas, pas paralajmërimit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, se do të kërkojë nga homologu i tij Zoran Zaev, që ky aks të ndërtohet si autostradë edhe në Maqedoni.

Profesori universitar, Vullnet Palloshi konsideron se dyja vendet nuk do të kenë dobi të mëdha me këtë aks.

Në ditë nëpër këtë rrugë kalojnë më pak se 5000 automjete.

Palloshi propozon që fokusi të vendoset në lidhjen moderne me Shqipërinë përmes Strugës.

Ndërkohë kryeministri Zaev i pyetur nga Alsat për komentimin e deklaratës së kryeministrit Rama, shkurt u përgjigj.

“Do të shohim çfarë është më ekonomike, më e leverdishme dhe më logjike. Këtë do ta bëjmë…”- ka thënë kryeministri Zoran Zaev për Alsat.

Ekspertët rekomandojnë që qeveria me hapa më të përshpejtuar duhet t’i ndërtojë akset Gostivar – Kërçovë dhe Kërçovë – Ohër pasi pikërisht këto autostrada do të mundësojnë lëvizje të shpejtë të mallrave dhe shërbimeve.

Ndërsa, se nuk është në plan që aksi drejt Dibrës të bëhet autostradë, për Alsat M konfirmojë edhe nga ndërmarrja shtetërore për rrugë.

Drejtori Zoran Kitanov thotë se të gjitha analizat e deritanishme nuk kanë treguar arsyeshmëri ekonomike. Kitanov shton se ky aks po rehabilitohet, por se nuk do të ndërtohet autostradë.

“Për momentin po rehabilitohet rruga ekzistuese nga Dibra deri në kalimin kufitar Bllato. Në muajin shtator e firmosëm marrëveshjen dhe është zgjedhur edhe realizuesi i punimeve në këtë rrugë”, bëjnë me dije nga Ndërmarrja Shtetërore e Rrugëve.

Për momentin punohet në riparimin e rrugës nga “Boshkov Most” deri në Dibër, pas çka do të vijojë faza e tretë gjegjësisht deri në kalimin kufitar me Shqipërinë. Aksin e ri “Rruga e Arbrit” në suazat e Samitit 100 në Shkup e paralajmëroi kryeministri Edi Rama. Kjo autostradë në Shqipëri ndërtohet me mjete të Bankës Popullore Kineze, ndërsa rruga e re pritet që ta shkurtojë udhëtimin nga Tirana deri në kalimin Bllato në Dibër në vetëm 70 km.

11 komente në “Ekspertët maqedonas: “Rruga e Arbrit” nuk ka dobi, Shqipëri-Maqedoni të lidhen përmes Strugës”

  1. Adi says:

    Antishqiptaret maqedonas nuk e duan kete rruge sepse kane frike se lidhen e bashkohen shqiptaret e Dibres se Madhe, Tetoves dhe Shkupit me Shqiperine.Ata synojne izolimin dhe ndarjen e shqiptareve, por ne duhet ta bejme kete rruge me cdo kusht se e kerkojne interesat tona kimbetare.
    Boll qenndruam te ndate nga njeri tjetri.Maqedonasit i frigohen bashkimit tone.

    1. Albani says:

      Po perse more Adi,kete pjesen tone mos kujton se do ta bejme SUPER-strade ti,
      Une ve bast,qe ajo pjesa e reabilituar e rruges Maqedonase,do te jete shume me e mire se kjo “”autostrada”Shqipetare.

  2. selin rroshi says:

    Rruga e arbrit duhet te behet se i jep jete gjithe pjeses se veriut qe lidhet me rrugen maje malit ne qafe Buall, nuk behet kombi me rruge ushtrie maje malit se jane shume te kushtueshme sot. Dilema eshte se ngelet perhere ne leter rruga e arbrit se eshte e kushtueshme gati sa rruga e kombit me 3 tunele me shume ura me shume carje mali me shume sistemime malore etj etj.
    Dhe Rama kot rrket se do ta beje. Nuk ka para qeveria per ate rruge.

  3. Celo Mezani says:

    Sic jane gjerat sot, kjo qe thone maqedonasit eshte e vertete. Kam folur me disa miq ne Maqedoni dhe ata me thonin te njejten gje, qe nuk kane asnje interes. Rruget lidhese per Maqedonine me Shqiperine do te vazdhdojne te mbeten nepermjet Koseves dhe Struges.
    Per qytetin e Dibres (Debar) ne Maqedoni, rruga do jete nje bekim sepse nga te izoluar ata behen menjere te lidhur me gjithe Shqiperine.

    Ne nje te ardhme pakez me te larget, mbase edhe Maqedonia do bej nje rruge te re per te lidhur Gostivarin me Dibren dhe atehere rruga e Arbrit do te marri rendesi ekonomike.

  4. TVSHhd says:

    Po ” ne” a kerkojme lidhjen ekonomike te trojeve?
    Se ca bejne te tjeret nuk na duhet.

  5. shqiptari nga Shqiperia says:

    Edi , mos e bej ti rrugen e arberit , nuk di ti te besh vepra , leja Lul karabushit , ai eshte esnaf per rruge …………..

  6. Jak Boston says:

    Rruga e Arberit eshte rruge e vjeter dhe perderisa ka pasur interes ne koherat e vjetra e si nuk paska interes sot?
    Ata qe degjojne miqte sllavomaqedonas, duhet te kuptojne se rruga behet per shqiptaret dhe sllavomaqedonet edhe sikur te jete me leverdi per ta ashtu do te thone qe ska leverdi, pasi sllavomaqedonet jane qeni i sllaveve te tjere ne teritoret shqipetare.
    Per te gjithe trutharet qe jane kunder kesaj rruge une ju them se kjo rruge eshte po aq e rendesishme sa rruga e kombit ne mos me shume kur vijne ne rend interesat kombetare shqipetare.
    Ata qe nuk e kuptojne kete gje bejne mire qe te mundohen dhe thellohen me shume ose nese e kane te pamundur ate gje te na bejne nderin te mos shkruajne gjera qe iu sherbejne sllaveve me shume se shqipetareve.
    Sikur edhe nje fshat apo zone me shqiptare te izoluar te ndihmojne ajo rruge prape duhet te behet e jo me kur ndihmon Maqedonine Perendimore dhe Kosoven.
    Sllavomaqedonet nuk i mbyllin dot rruget e Kosoves pasi ato jane bere ne kohen e Jugosllavise, por po duan te pengojne rruget qe te lidhen me Shqiperine duke argumentuar se shqiptaret lidhen nga Kosova, po kjo sdo te thote qe lidhje nga Shqiperia iu ben dem. Bile kjo rruge ndihmon edhe Kosoven per tu lidhur me mire me Shqiperine.
    Shqiperia ka humbur dekada per kete rruge dhe tani sduhet te humbi asnje dite.
    Rruga e Arberit eshte ateria e dyte qe bashke me rrugen e Kombit perbejne uren ndershqiptare ne gadishullin Ilirik. Kjo eshte me shume e rendesishme sesa gjoja rendesia ekonomike, kur te gjithe e dime qe ekonomia pa infrastructure nuk mund te behet, plus qe demin me te madhe ekonomise ia sjell korrupsioni dhe jo investimet ne infrastrukture.

  7. Bellkameni says:

    Dibra e Vogel dhe Dibra e Madhe jane shqiptare. Rrugen duhet ta bejme, ne rradhe te pare, per vete, ne te dy anet e kufirit te tanishem. Per sllavomaqedonasit me dobi eshte vetem debimi i shqiptareve nga trojet e tyre stergjyshore, sikurse ka ndodhur ne te kaluaren e larget e te aferme (kujtoni sulmet kafsherore kunder civileve shqiptare vetem para disa vitesh, apo provokimet e rastit “monstra” ku per cdo krim akuzohen shqiptaret).

  8. emigranti says:

    Kjo rruge mund te mos kete dobi per maqedonasit, por eshte e domosdoshme per shqiptaret.

  9. Adi says:

    Po nomal se vetem nje qeveri superhajdute mund te hedhe ne lume 300 milion euro per nje rruge ku do kalojne 10 vetura ne ore. Rruga e Arberit eshte nje mashtrim hajdutesh, thellim borxhi dhe karamele per popullin idiot shqiptar qe kur e vjedh dhe mashtron ta di dhe per nder. C’do investim kur behet llogaritet sa e ka kthimin dhe rruga e Arberit eshte investim pa asnje arsye ekonomike. Me vetem 30 milion (1/10) mund te besh nga e para gjithe shkollat e spitalet ne Diber. Imagjino ca mund te besh me 300 milion!!!

  10. Patrioti says:

    Bravo Jak .Ata tru thare qe nuk e kuptojne dot kete gje,o jane vertet debile,o te shitur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje