Media e Koresë së Veriut: Trump meriton dënim me vdekje nga populli korean

15 Nëntor 2017, 16:15Bota TEMA

Mediat shtetërore të Koresë së Veriut kanë thënë se presidenti i SHBA-së, Donald Trump meriton dënim me vdekje për fyerje ndaj udhëheqësit të vendit Kim Jong-Un.

Në një editorial të botuar në gazetën e partisë së tij, analisti Rodong Sinmun, e përqëndroi zemërimin e tij tek vizita e Presidentit amerikan në Korenë e Jugut, gjatë së cilës denoncoi “diktaturën mizore” të Veriut në një fjalim në Seul.

Vizita ishte pjesë e një turi në 5 vende të Azisë, ku Trump synonte kryesisht të nxiste opozitën rajonale ndaj ambicieve të armëve bërthamore të Koresë së Veriut.

“Krimi më i keq që Trump bëri është se guxoi të dëmtonte dinjitetin e udhëheqjes supreme,” shkruante gazeta.

“Ai duhet ta dijë se është vetëm një kriminel i shmëtuar që duhet të dënohet me vdekje nga populli korean,” vijon më tej shkrimi.

Ky artikull vjen edhe pas ofendimit që Trump i bëri diktatorit Kim Jong.  “Pse Kim Jong-Un do të më fyente duke më thirrur ‘të vjetër’, kur unë nuk do ta quaja ‘i shkurtër dhe i yndyrshëm?,shkroi Trump në Twitter.

Që kur u bë president, Trump është përfshirë në përshkallëzim të tensioneve  me Kim Jong-un, me fyerje personale dhe kërcënime të sulmeve ushtarake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje