SHIFRAT/ Terrorizmi godet Evropën, indeksi global tregon numrin e viktimave

15 Nëntor 2017, 16:45Bota TEMA

Edhe pse vdekjet e lidhura me terrorizmin kanë pësuar rënie drastike në disa pjesë të botës, jetët e humbura prej akteve të terrorit ne kontinentin e vjetër kanë prekur nivelin më të lartë në 16 vjet.

Por në Europë ndodhi e kundërta, raporti e cilëson 2016-tën si “vitin e kthesës” në luftën kundër ekstremizmit radikal islamik. ISIS ishte arsyeja kryesore e rritjes së numrit të vdekjeve në mjaft vende të tjera të zhvilluara, e kjo koincidon me ndryshimin e taktikave të përdorura për sulmet.

Metodat e përdorura tani janë më të thjeshta e më pak të kushtueshme. ISIS-i lidhet me 75% të vdekjeve nga terrorizmi në shtetet e organizatës së bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik OECD qe prej vitit 2014.

Një ulje e ndjeshme të nivelit të jetëve të humbura nga sulme terroriste është regjistruar në Nigeri, e kjo në masë të madhe i detyrohet aktivitetit të task-forcës së përbashkët shumëkombëshe- koalicioni i vendeve që luftojnë grupin e dhunshëm Boko Haram.

Përmirësime ka dhe në Siri, Afganistan e Jemen, ku rrudhja e taktikave të terrorit të rebeleve Huthi i faturohet bisedimeve sporadike të paqes, të cilat e kanë dhënë një ndihmesë të ndjeshme në qetësimin e situatës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje