Bota e muzikës në zi, ndërron jetë reperi i njohur: Humbi "betejën" me drogën

16 Nëntor 2017, 16:37Kulturë TEMA

Një lajm i rëndë ka tronditur botën e muzikës. Njoftohet se reperi i njohur amerikan Lil Peep ka ndërruar jetë në moshën 21-vjeçare.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Peep ka humbur jetën nga mbidoza e drogës.

 

 

Ky lajm i hidhur u konfirmua edhe nga menaxheri i tij Adam Grandmaison i cili pohoi se ndonëse Peep ishte dërguar me urgjëncë në spital, nuk mundi të shpëtonte.

Pak orë para vdekjes këngëtari kishte postuar një video në rrjetet sociale ku shkruante: ‘Unë jam mirë, nuk jam i sëmurë’.

Këngëtari i njohur njihet për 2 këngët e famshme,  “Benz Truck” si dhe “Awful Things.

Peep kishte kohë që kishte nisur betejën me depresionin dhe përdorimin e drogës deri sa sot e humbi përfundimisht atë. (TemA)

1 komente në “Bota e muzikës në zi, ndërron jetë reperi i njohur: Humbi “betejën” me drogën”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje