Grabitja CEZ-DIA, Kastriot Ismailaj kërkon pafajësi pas dënimit me 11 vjet burg

16 Nëntor 2017, 16:28Kronika TEMA

Edhe pse gjykata penale e Tiranës dha vendimin për ta dënuar me 11 vjet heqje lirie,  Kastriot Ismailaj kërkon pafajësi në Apel.

Mësohet se ish-administratori i kompanisë DIA, Kastriot Ismailaj, i pandehur për dosjen e CEZ-DIA dhe borxhet.

Referuar burimeve që ka përcjellë Report tv, bëhet me dije se ai  ka depozituar një ankimim mbi dënimin e tij më 8 nëntor 2017 dhe pritet që gjykata e Apelit të caktojë trupën gjykuese.

Më herët kreu i Komisionit Hetimor të hapur për aferën e CEZ, Taulant Balla, tha se ai është mik i Shkëlzen Berishës, çka bën që të lindin dyshimet për përfshirjen e këtij të fundit në këtë aferë.

Edhe juristi i OSHEE-së, Romeo Karaj ka deklaruar shpesh herë se Shkëlzen Berisha, Kastriot Ismailaj dhe Nuel Kalaj, kanë luajtur rolin e sekserëve të privatizimit të kompanisë OSSH te çekët e CEZ-it.

Duke iu referuar udhëtimeve drejt Pragës të Shkëlzenit dhe Kastriot Ismailajt, Karaj ka siguruar se është bërë me qëllim ndërhyrjen e djalit të ish-kryeministrit për kontratën e kompanisë DIA me CEZ.

Ismailaj u mor i pandehur më 23 dhjetor 2015, ndërsa pas 45 seancave ai u dënua me akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim dhe pastrim parash.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje