Nga Spartak Ngjela
Në Shqipëri po shkatërrohet simbioza e politikës së lartë me krimin e tregut dhe atë të rrugës.
Sot Shqipëria sapo ka hyrë në fenomenin moral dhe ligjor të eliminimit të simbiozës së krimit dhe politikës së lartë. Në fakt, duhet theksuar se kjo është gjendja e mjerë e politikës shqiptare përballë fenomenit të ri të kontrollit ndërkombëtar.
Prapambetja historike shqiptare është në raport të drejtë me injorancën dhe makutërinë e liderëve që e kanë drejtuar që nga viti 1925 e deri tani.
Këta të sotmit ishin më të pështirët, por që më në fund do jenë modeli i ndëshkimit për të vendosur moralitetin në qeverisjen e Shqipërisë.
Kot bëjnë sikur zihen Rama, Berisha dhe Basha. Janë bashkë. Dhe i bashkon krimi i rrugës dhe ai i tregut; domethënë simbioza.
Po janë vetë krijuesit e simbiozës krim ordiner – shtet, veçse do të jenë shpejt vetë modeli i ndëshkimit që do të mbahet gjatë si model historik në krijimin e moralitetit në qeverisjen e Shqipërisë.
Simbioza është e përbashkët, sepse sa herë kanë ardhur në pushtet, njëra pas tjetrës, të dyja palët kanë përdorur të njëjtët elementë kriminalë të cilët kanë ndërruar menjëherë ngjyrë. Dhe tani, kuptohet që janë një.
Kjo kohë do të vinte por asnjë nga treshja Berisha, Rama, Basha nuk e njihte historinë dhe, edhe këta, si Nano, Meta, Bode e një varg i tillë i gjatë nuk e mendonin dot që Shqipëria dhe shqiptarët e Ballkanit Perëndimor kanë qenë gjithmonë në analet historike të Perëndimit të lartë.
Kanë qenë dy politika që e kanë ditur këtë në fillim të Shekullit të XX-të: Austro-Humgaria dhe Gjermania. Dhe janë sot po dy fuqi të mëdha që po realizojnë mendimin proshqiptar të politikës së lartë në Ballkanin Perëndimor: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania.
Kjo politikë nuk ka më kthim mbrapa se fuqitë prosllave në Ballkan, Rusia dhe Franca, nuk kanë më forcë, në një kohë që Franca nuk del dot kundër kësaj politike të re perëndimore.
Më qesharaku në këtë kohë po dallon të jetë Edi Rama, se, për nga defiçemca e intelektit që gëzon, nuk e kupton dot fare se çfarë po ndodh. Është i trembur dhe në jerm mendon se me frikën e tij do të gënjejë politikën amerikane duke bërë sikur.
Rama ka marrë me vete edhe Berishën dhe kërkon të shtyjë implementimin e Reformës në Drejtësi. Nuk mbush, prandaj nuk e kupton që amerikanët dhe gjermanët kanë në dorë të tyre Kushtetutën Shqiptare, dhe ajo mund të zbatohet drejtpërsëdrejti.
Po amerikanët?
Ata as që po i pyesin fare as Ramën e as Berishën.
Më forcën e kushtetutës së re, amerikanët kanë sjellë këtu hetuesit ekspertë të FBI-së dhe, edhe gjermanë, dhe e kanë lënë kryeministrin shqiptar të vërtitet si një fëndyell. Ky po kërkon ndihma nga antiperëndimorët, por me një injorancë totale, sepse politika e Enver Hoxhës për të gjetur një Kinë apo një Rusi e për të zhvendosur Shqipërinë, është sot një naivitet fëminor.
Po pse, nuk e shihni kalamallëkun Rama çdo ditë në drejtimin e qeverisë?
Hetimi vijon. Pastrimi në Prokurori dhe në Gjyqësor do të jetë drastik. Po interceptohet i gjithë bazamenti kriminal i Shqipërisë së sotme që është në katër nivele: në rrugë; në treg; në drejtësi dhe në shtet.
Lidhjet janë lehtësisht të kapshme dhe po vijojnë të kapen.
Edhe bankat e huaja të ofshoreve janë nën kontrollin e FBI-së.
Kur të ekspozohen miliardat e politikanëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve, pritet që të ketë një urrejtje popullore në Shqipëri, e cila duhet të përballohet me shumë kujdes, sidomos me ndihmën e ndërkombëtarëve.
Por gjithçka do të jetë e përballueshme edhe si pasojë e optimizmit popullor që do të fillojë të funksionojë në Shqipëri, menjëherë pas ndëshkimit të keqbërjes katërfishe shqiptare.
Po Meten pse nuk e ze me me goje o bajge dhe truthate?
Z.Sali
Sa per sqarim….. shiko piken II ,paragrafi 1,rradha 2…….nqse u di kuptimin.
Tung
Avokati deri diku eshte i besueshem, por me tej duket halucinant.
Mos i jepni vend te tillave dacibao qe s’kane asnje vlere vec sharjeve prej rrugaci ordiner e fyerjeve ,…e nga kush nga nje kryetar partie nga ato qe marin ne zgjedhje 0,00001 % te votave dhe qe vdes te behet edhe njehere pak minister ….keqardhje per Temen qe e ul veten kaq shume
Takuuuuu mos ngaterro Edi Ramen me sali berishen ! Edi eshte AI qe ta solli vetting un ne kete vend e kete dite. Shba dhe Gjermania, OBAMA e MERKEL ,ishte Rama qe u kerkoi (sepse atyre as qe u shkonte ndermend Shqiperia jone e vockel)dhe i bindi te ndermarrin kete gje te PAPRECEDENTE…VETTING un ,apo QILIZMIN qe ne shqiptaret e kemi deshiruar shume ne bisedat e perditshme neper kafene gjithe keto 25 vjete per kete vend. Eshte Rama INICIATORI i gjithe kesaj gurguleje o Taku .Kthehu pas ne kohe 4-5 vite dhe analizo ecejaket e Rames sa tek Merkel e te Obama Clinton e Blayr .Paske memorje analitike pak difektoze o Taku,por s’ke faj,me ato qe ke kaluar ne jete !
ti je koqe.
Aleksandri ka te drejte kur thot se iniciatori pare qe solli reformen ne drejtesi eshte Edi Rama.Por me sa duket,Ngjela e di ketedhe nuk do qe ta thot nga inati se nuk u be minister.Taku ka ikur per lesh.Ka qene i besueshem,por tani ai ka mbaruar.Uthulla gerryen enen e vete.
uaaaaaaaa Nostradamusi shqiptar çfare thote ky burre do te dalin
Taku ka disa qejfmbetje me Ramen dhe kohet e fundit e sulmon ate me dhe pa vend.Megjithate une jam i mendiomit qe nuk mund te vihet shenja e barazimit midis Edi Rames dhe nje vrasesi te konfirmuar dhe delirant si puna e Berishes,pamvaresisht dhe gabimeve qe mund ti adresohen Edi Rames nga Taku apo te tjere si ai.Vetem kjo veti e tij,sikur te mos kish bere gje tjeter (pavaresisht se i ka konsumuar te gjitha veprat penale qe parashikohen ne legjislacionin shqiptar dhe kete Taku e di mire se eshte dhe avokat) e ben ate te pakrahasueshem as me Edi Ramen por as me Liken,i cili deri tani akuzohet vetem per korrupsion dhe si makinacionist me diplome.Se dyti,Taku ka shume besim tek politika amerikane dhe gjermane,e cila do beje pastrimin e organeve te drejtesise dhe te politikes shqiptare.O.K.Besimi i shqiptareve tek Donald Luja e tek Vlahurtini,ambasadorja gjermane etj eshte i madh,poe pritet per tu pare konkretisht se sa thelle do futet thika ne zemer,vetem do e preke ate,apo do e kaloje tej e etj.Emertimi “peshq te medhenj” varet se si te kuptohet,se ne shqiperi ka dhe nje “peshkaqen”,c’do behet me te? Se po u more me te ashtuquajturit “peshq te medhenj” duke lene te paprekutr “krokodilin”,”peshkaqenin”,do lindin prape peshq te tjere qe nga te vegjel do behen te medhenj,po qe se del pa lagur peshkaqeni 27 vjecar i ketij vendi.se dhe ai ne vitet 90 lindi si cirua i kuq,me dopjo cilesi “besnik”i kuq i partise e i Enverit,por dhe i sigurimit te shtetit si “rezident i rendesishem” dhe po ashtu i Serbise (UDB-se) dhe pas 1992-shit u kthye ne antikomonist dhe pro ballisto-bashibozuk i papermbajtshem,kanakar i perendimit dhe sidomos i amerikaneve dhe strehoi ne partine e tij destruktive te gjithe ish-sigurimsat dhe gjithe llumin e kohes,nje pjese e mire e te cileve me dosje tek vete Berisha.Eshte fakt se,pas grushtit te shtetit te vitit 1998 qe organizoi dhe kreu Berisha ishin ambasadori amerikan,gjerman e italian qe i bene presjon qeverrise shqiptare qe te mos arrestonin e te denonin per puc shteti Berishen e kompani,duke na e lene ate trashegim se bashku me te gjithe bagazhin e tij destruktiv qe nga ajo kohe e deri me sot,sic e di mire dhe Taku.
Pra,mbetet per tu pare se si do procedohet,Izet Haxhija eshte ne pritje qe ta therrase prokuroria,jo llallushka se i prishet gjumi dfhe i ngel hatri Salushkes,por prokuroria e re,organet e reja te drejtesise.
Eshte vec nje debil e halucinant.
Ako qe nuk kuptojne Berisha, Rama dhe Basha…. dhe që e kupton ky
T R U P J E R DH U R I….!
Aman o Zot kë ushqen Kau i Parmëndës!!!!…
TAKU NGATERRON GRURIN ME EGJREN PER NJE COPE KARRIGE.RAMA UA KERKOI ND/KOMBETAREVE REF.NE DREJTESI OR TAKU.POR TI JE NJE TRUTHARE BURGAXHI QE FLET DOKRRA SIKUR JE KRISHTI E MUHAMRTI.I JE SHTRIRE BARKAS SALIUT PER NJE KARRIGE DHE TE VURI DRUNE.TASHME I JE TURRUR RAMES I CILI DO HYJ NE HISTORI PER REFORMAT E BERA TE PA PARA NDONJEHERE QE TI NUK I ZE NE GOJ FARE OR IDIOT
AMIN!!!!!!!!!
Edhe nje here:AVOKAT mblidh ato qe te kane mbetur se je duke lon name.Si qekan njesoj te tre me Tak-Faku?!
Per keta trushpelaret e Rilindjes.
Po akoma nuk e keni marre vesh se Rama juaj eshte anetar i te njejtes bande me Berishen?
Po te mos ishte anetar i se njejtes bande a mendoni se Rama do vinte ne pushtet se e votuat ju???
Po ate ndryshimin e kushtetutes qe beri Berisha me Ramen a nuk ju ben te kuptoni qe jane ne te njejten organizate?
Po pajtimi i cuditshem i Rames me Meten para zgjedhjeve te 2013 ne Shkoder ne prani te ish presidentit serb Tadic dhe serbeve te tjere si ju duket juve o trushpelare?
Po ate pajtimin e cuditshem para zgjedhjeve te fundit a nuk bie ere tradhetie dhe pazarlliku tek ju o truthare?
Po mos luftimi i korrupsionit i sherben Shqiperise dhe te shqipetareve, apo i sberben Berishes, Rames, Bashes, Metes, Llalles etj….?
Po per kater viteve ne pushtet te Rames me Meten dhe Shqiperia ne vend numuro si ju duket juve o truthare???
Ju jeni bere si ata Enveristat qe nuk iu punon me truri. Ju jeni talabanet e Ripjelljes njelloj si talabanet e Berishes qe aii quan qendrestare.
Po merrni ne qafe Shqiperine more plehra kombetare.
Autori ka te drejte…vetem se eshte me shume optimist sa duhet; psh as amerikanet dhe as be nuk do te nderhyjne drejte per drejte. Ata po krijojne premisa pozitive por beteja duhet te shtrihet midis vetingut dhe politikes. Kjo do jete shume e veshtire te funksionoje. Politika shqiptare eshte shume e zgjuar dhe e pergatitur per te ushtruar presion ligjor dhe jo ligjor. Ata kane ne dore shume instrumente sic jane parate , imunitetin, prapaskenat, fshehjen, mohimin, korrupsionin, kercenimin, solidaritetin midis tyre dhe se fundmi per absurditet edhe aprovimin dhe besimin popullor. A e keni pare se si thone per tahirin; Nuk keni prova. Si do te luftojne gjyqtaret e rinj te vetingut kunder gjithe kesaj peshe. Duhet kurajo dhe cmenduri prej te marri. Nuk kam njohur deri me sot shqiptare me ndergjegje te larte dhe kurajo vetmohuese. Ne shqiptaret nuk kemi ndergjegje kolektive dhe as ndjenja te forta per triumfin e lirise, demokracise, konceptin qe te mbrohet me cdi kusht cfare eshte e drejte. Krejt e kunderta eshte me afer te vertetes. A nuk ishin 4 komando qe shkuan per specializim ne Britani dhe dezertuan per te jetuar atje? A duhem me komente?
Taku,me duket nuk kupton ti vete c’fare thua.Ne,jo e jo.
altin
1 -Shqiperia nuk ka per te hecur po nuk ktheu fen .Nga Ortodoks dhe Mysliman eshte e domosdoshme ne Katolik ne fen e te parve tan .Ne Shqiptaret te behemo katolik dhe Kosova duhet te nderoj fin .Pse duhet te nderojne fen se as gregu nuk e kerkon Vorjo Hepirin,dhe serbi nuk e kerkon Kosoven dhe Turki largohet nga historia jon .Behet fjal per te hyr ne Evrop
Eshte e vertete qe keta sharlatane nuk kane idene e historise politike ruset po I perdorin si marjoneta per te aritur qellime te tjera po keta diletante do bejne lufte me ameriken, jane te marre do shikojme se shpejti heqje dhemballesh si sadami
Sa njëri kot është, mos shkruaj më se e moren vesh të gjithë se sa budalla je