Nga Petraq Naço
Këto ditë, është sjellë edhe një herë në vëmëndje, problemi i naftës së nëntokës shqiptare, dhe i përfitimeve që rrjedhin prej sajë. Ndodhur kjo, në tryezën e organizuar në Tiranë, jo pa qëllim me temë: “Kornizat fiskale dhe kontraktuale për zhvillimin e sektorit të hidrokarbureve”, në të cilën merrnin pjesë shumë personalitete, si dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zoti Donald Lu. Në të, ndoshta shkurtimisht, u prekën shumë probleme, disa prej të cilave më ngacmuan edhe mua, mendime të cilat po i shtjellojë si më poshtë.
Po e fillojë me një shprehje të zotit Donald Lu, ku thotë: “Unë kam miq në Fier dhe kur udhëtoj atje shikoj shumë pakënaqësi nga njerëzit të cilët ndjejnë se kjo pasuri e gazit dhe naftës nuk shkon tek shqiptarët.” Kjo është e vërtetë, si drita e diellit, dhe duhet kuptuar mirë nga të gjithë ne. Ku ka shtet në Europën e civilizuar që të ketë naftë dhe të jetë i varfër, që të ketë naftë dhe të ketë standard kaq të ulët jetese, sa e kanë shqiptarët. Aq më tepër, referuar parametrave gjeologjik, të disa prej vendburimeve tanë, si Marinza, etj. Jo, kjo nuk ndodh, duam të shkojmë në Europë, të kapemi fort te nafta, dhe të shikoni me sa dinjitet do të ndodhemi në mes sajë.
Në takim, nga zoti Gjiknuri u cek problemi i rishikimit të kontratave, të cilin jo vetëm e konsideroj domosdoshmëri, por një plagë të hapur, nga ku buron dhe pakënaqësia ndër njerëzit, që ka vënë re dhe zoti Donald Lu, përgjatë udhëtimit të tij në qytetin e Fierit. Me patjetër kontratat duhen rishikuar, nëpërmjet një grupi me ekspert nga më të mirët që ne kemi, në mënyrë që të dalim pa penalizime nga kjo maskaradë, e stisur vite me radhë, nga pushtetar dhe njerëz pa atdhe.
Por, para se të rishikohen kontratat, duhet rishikuar institucioni që i ka hartuar ato, së bashku me gjithë legjislacionin mbi të cilin ai funksionon. Si është e mundur, që sa po përfundojnë kontratat me kompanit e huaja, specialist të këtij istitucioni i shikon të punësuar pranë këtyre kompanive. Si është e mundur, që specialist të këtij institucioni i shikon të vërtiten sa te njëra kompani e huaja tek tjetra, mandej përsëri në Institucionin e Hartimit të Kontratave dhe bordin teknik të Albpetrolit njëkohësisht. Kush janë këta menaxher apo sekser të interesave kombëtare, që i sheh gjithandej. Ose do mbrosh interesat e shtetit ose të palës tjetër, rrugë të mesme nuk ka. Kush duhet ti ndaloj këto praktika abuzive, … domosdoshmërisht ligji.
Axhensia Kombëtare e Hidrokarburëve, në fillimet e krijimit të saj, nga i ndjeri Bejo Sejdini, ka qënë shumë më e konsoliduar se sa është sot. Me patjetër duhet riformatuar, si në legjislacion dhe në strukturë. Mendoj se përbën një institucion shumë të rëndësishëm për shtetin, do e quaja strategjik. Misioni i saj është të përfaqësojë dhe mbrojë interesat e shtetit shqiptar, përballë investitorëve të ndryshëm, në fushën e hidrokarburëve. Dy janë detyrat e saj kryesore, të hartoj kontrata të suksesëshme, si në të gjithë vendet e zhvilluara europiane, dhe të ndjeki zbatimin e tyre me rigorozitet, pa asnjë klauzol rrugës. Gjithçka tjetër, së bashku me fondin e të dhënave, ti delegohet Institutit Gjeologjik të Naftës e Gazit, i cili mendohet të ringrihet.
Axhensia Kombëtare e Hidrokarburëve duhet të jetë e depolitizuar, nuk ka qënë e tillë, në trajtën e një institucioni teknik, të përbërë nga specialist të fushave të domosdoshme, dhe drejtuesi i saj të zgjidhet me rotacion. Të jetë institucion më vete, dhe jo siç është aktualisht sot, me vartësi direkte nga ministri që mbulon naftën, ndoshta financat, ose kryeministri.
Problemi i Albpetrolit, i kompanisë së vetme shtetrore të naftës në Shqipëri, është sjellë edhe një herë në vëmëndjen e ministrit Gjiknuri, i cili është shprehur: “Albpetroli do të reduktohet. Shumë asete që ka Albpetroli do t’i jepen investitorëve të huaj ato që kanë mbetur, … , por ne nuk mund të mbajmë më një kompani e cila thjesht konsumon të ardhura që vijnë nga nafta dhe që praktikisht nuk sjellin ndonjë gjë të madhe për publikun shqiptar”, Përcaktimim i mësipërm duhet parë me kujdes, ndonjë gjë të madhe për publikun shqiptar nuk sjellë as kompania që shfrytëzon vendburimin e Marinzës. Përse duhet ta mbajmë? Në qoftë se këto asete nëpërmjet Albpetrolit nuk sjellin të ardhura, po nëpërmjet investitorëve të huaj, a do të mund të jenë fitimprurës? Në qoftë se po, ku qëndron problemi! Nuk mundemi ne, si kudo në botën e zhvilluar, që fushat tona naftëmbajtëse, të zbuluara dhe zhvilluara nga vetë specialistët shqiptar, aq më tepër që ato në vlerën e tyre përmbajnë, edhe punën e pa paguar të mijra naftëtarëve, ti mbajmë në punë po vetë. E gjykojë se mundemi, dhe është rruga më e mirë, që të ardhurat e rrjedhura nga nafta, të bëhen të prekëshme për qytetarët shqiptar.
Le të ngrihet njëherë një grup nga ministria e financave, dhe ti hynte përllogaritjeve në variantin, që vendburimi i naftës Marinëz të administrohej nga shteti, të përpunohej nafta në uzinën e përpunimit të thellë të naftës në Ballsh, dhe mandej, si produkt i gatshëm ti drejtohej tregut. Pas kësaj le të gjykojmë, lë fitim nafta apo nuk lë, bëhet e prekëshme për qytetarët apo jo, ndikon në buxhetin e shtetit, apo bëhet një zë kumbonjës në të. Veproni njëherë siç thotë zonja Vllahutin: “vendosni interesin e kombit mbi interesat e tjerë”. Dhe mandej le të gjykojmë, duhet ti privatizojmë asetet e Albpetrolit, apo do të ishte më mirë që fillimisht të investonim në to, në teknollogji, një pjesë të fitimit të marrë në vendburime të tipit si Marinza.
Vëndi ynë është truall naftëmbajtës, fusha naftëmbajtëse e Patos – Marinzës konsiderohet si më e madhja në Europë, kaq do mjaftonte për të kuptuar, që Shqipëria e meriton të ketë Kompaninë më të fuqishme Shtetrore të Hidrokarburëve në Europë, e cila të funksionojë me cikël të mbyllur. Me patjetër, lind nevoja e një ristrukturim rrënjësor, mbështetur në analiza të thelluara ekonomike, duke marrë në konsideratë gjithë asetet e Albpetrolit dhe Armos njëkohësisht. Të dyja së bashku të përbëjnë një kompani, që do të menazhojë pasurinë më të madhe natyrore që ka vendi ynë, naftën dhe gazin. Le të ndjekim shëmbullin e Norvegjisë, e cila e zhvillon industrinë e naftës sipas parimit, se kjo pasuri u përket edhe brezave të ardhshëm të norvegjezëve.
Kjo nuk do të thotë, që për investimet e huaja nuk ka vënd në Shqipëri, përkundrazi, ka shumë hapsira, si në tokë dhe në det, Marinza të tjera presin të zbulohen, veçëse, mbështetur në kontrata dinjitoze, si në gjithë vendet e zhvilluara, që pasurinë kombëtare e konsiderojnë të shenjtë, dhe jo afer për korrupsion si në vendin ton.
Problemet e naftës shqiptare nuk kanë të sosur. Përgjatë këtij çerek shekulli ajo është trajtuar si prona pa zot, kush mund ta shqyej. Rezultati kuptohet vetë, nxirren 4 000 ton naftë në ditë në vendburimin e Marinëz, dhe shteti pothuajse nuk fiton asgjë. Kemi patur parkun më të madh të sondave të shpimit në Ballkan, rreth 70 sonda, dhe sot e kemi apo se kemi një të vetme. Flitet për vetingun në polici, po në naftë ç,farë duhet të bëhet.
Për gjatë takimit u tha, se: “Shumë shpejt do të krijojmë edhe Institutin e Naftës dhe të Gazit dhe ky do të jetë një institut shumë teknik, pasi mund të kemi shumë të dhëna të naftës që janë të përpunuara keq”. Padyshim kjo përbënë një lajm të mirë, por jo me mënyrën si është formuluar. Për kërkimin e naftës dhe të gazit ka pafundësisht të dhëna, të ruajtura në fondin e ish Institutit Gjeologjik të Naftës e Gazit në Fier, patjetër që janë sjellë dhe të tjera, të cilat në disa raste mund të jenë përpunuar dhe modeluar keq, por ç,do bëhet më tej me to. Vëndi ynë ka nevojë për institutet shkencore të naftës. Gjeologjia e kërkimit të naftës ka nevojë për shkencëtarët e sajë, për atë plejadë specialistësh, që sakrifikuan shumë nga jeta e tyre, për të zbuluar ato dhjetra vendburime, që për çerek shekulli Shteti Shqiptar nuk ka qënë në gjëndje ti bëjë të prekshëm për qytetarët e vet. Nuk mjafton vendimi për krijimin e institutit të naftës, por kush janë specialistët që do punojnë në të, kjo është një çështje që duhet menduar mirë. Ndoshta është domosdoshmëri, përdorimi i politikave, për tërheqjen e specialistëve që kanë emigruar në Kanada, Amerikë, e gjetkë.
Krijimi i Institutit Gjeologjik të Naftës e Gazit, le të shënojë fillimin e kthesës së madhe, për industrinë e zhvillimit të hidrokarbureve në vëndin tonë. Le të jetë ai, modeli i rikthimit të vëmëndjes, tek burimet tona natyrore, dhe i vendosjes së zhvillimit të tyre mbi baza shkencore. Le ti bëjmë pasuritë tona natyrore, të prekëshme për qytetarët, le ta vendosim shkencën shqiptare, në themel të zhvillimeve tona ekonomike. Sa mirë do të ishte, që Instituti Gjeologjik i Naftës e Gazit të shënonte Institucionin e parë shkencore përgjatë bulevardit të ri. Ndoshta kohë të reja po vijnë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
E mor zoteri, ketu hajdutet zevendesojne njeri-tjetrin. Nuk ka fitim thone, por privati e merr me ngut. Bile perpiqet me deshire qe ti fusi kthetrat ne nafte. Ne asnje rast nafta nuk eshte deficitare ne ekonomi. Asnje privat nuk do afrohej, pervec privateve qe i krijon shteti per te vjedhur dhe shitur pa asnje lloj detyrimi ndaj popullit ate pasuri qe nuk ka askush te drejte ta japi ku ti doje qefi pa miratimin e popullit.
Po si komb qurrashe qe tall bythen cdo lloj horri qe i takon rasti te behet deputet apo kryetar bashkie, ne do i qahemi qeveruse, gazetes, do i lutemi zotit, tani ja dale ne mode, si puna e asaj shprehjes “Zoti te dhashte” ne vend qe te turremi dhe ti zeme per gryke keto qelbesira.. Me gjithe Gjiknurin, qelbesiren e re te Rilindjes.
Nje tjeter artikull i pambeshtetur ne fakte. Kur fusha me e madhe e Europes, Marinza, administrohej nga Albpetrol prodhimi ishte rreth 2000 fuci/dite. Bankersi arriti ta conte gjer me 23,000 fuci/dite, sot eshte rreth 19,000 fuci ne dite.
I gjithe prodhimi shqiptar eshte rreth 22,000 fuci/dite. Dihet qe kosto e nxerrjes se naftes ne Shqiperi eshte shume e larte. Une nuk e shikoj ku eshte kjo pasuri shume e madhe dhe sesi njerezit mund te behen te pasur me kete lloj prodhimi. Po te bejme disa llogari te thjeshta me disa supozime si psh fitimi per nje fuci te jete 1$, 5$ dhe 10$ me 20,000 fuci/dite prodhim, Shqiperia mund te fitoj maksimumi 20,000$, 100,000$ dhe 200,000$ ne dite. A ma thote njeri se si mund te behemi te pasur me keto shifra?.
Modeli i krijimit te ndermarrjeve shteterore eshte sa i vjeter dhe i pasuksesshem. Ai model e coji industrine ne falimentim. Ka ardhur koha te jemi me realiste dhe te pranojme qe Shqiperia nuk eshte Iran,Iraq,Saudi Arabia, Rusi, Kanada ose edhe Itali, Rumani (kjo e fundit eshte me e afert me Shqiperine). Nqs duam qe prodhimi te rritet duhet tju japim me shume mundesi,lehtesi kompanive te huaja qe te vijne, te rezikojne dhe te investojne per gjetjen e burimeve te reja dhe perdorimin e teknologjive te reja, (EOR, EGR qe kerkojne shume para dhe njohuri qe ne nuk i kemi), per te rritur prodhimin (recovery factor) nga burimet ekzistuese. Duhet te kenaqemi qe kompanite e huaja punesojne me qindra shqiptare me rroga te mira. Twe tjerat jane llafe boshe
Pirdh pirdh se lirohesh.
Ne vendet Skandinave gjithe pasurite minerare kontrollohen dhe menaxhohen nga shteti.
Jo vetem qe nuk ka deficit, por suficitin po e konservojne per kohe te veshtira..pervec faktit qe investojne ne shendetesine falas, edukimin dhe mireqenien sociale.
Kur na dolen privatet me te besueshem nga shteti? I bere llogarite ti..1 dollare fucia..
Lavdosh trimi, nuk behet fjale te behen te pasur shqiptaret me naften qe nxirret aktualisht, por banoret ne pellgun naftembajtes duhet te marrin nje pjese te atyre perfitimeve, banoret e zonave minerare nje pjese te asj pasurie duhet tu shkoje atyre. Sikur edhe 20 mije dollare ne dite asaj zone i bejne shume pune, beji llogarite ti sa dollare behen ne nje vit, dhe sa rruge te asaj zone apo shkolla rregullime ne dobi te asj zone qe behen vit per vit me ato para. Kjo eshte gjeja e mencur qe nje qeverri duhet te beje, nje politike qe eshte ne sherbim te njerzve , te beje nje pakete ligjesh qe te jete e qarte dhe forte per te gjithe. Po te punohet keshtu,besoj se nuk dote shofim femijet e bulqizes te ngarkuar me gure si skllevrit e qemoti.
Po e rriten prodhimin por me zhfytezim barabar jasht cfardo baze shkencore deri ne shkaterrim.
Kjo kohe erdhi. Nuk eshte puna vetem te energjia, por eshte shitur e gjithe Shqiperia. Duke filluar me fisheket e Mirelit ne Gerdec. Shitja e pasurive kombetare eshte tradhti. Nuk ka te drejte asnje qeveri te shese kromin, naften apo burimet e tjera, si t’i kish mall te babait. As t’i jape me koncesion me shume se 5 vjet. Por ky eshte kapitalizmi.
Nderrmarjet qe u krijuan (jo vetem tek ne) i krijoi shteti. Apo ke harruar. Dhe i shkaterruan kusaret …! Qe bredhin te lire. Shiko mire rrotull, ne Europe! E kot te debatosh me ty ….
Ne France psh korporata Elektroenergjitike dhe Naftes eshte pasuri shteterore. Kjo sepse ne cdo vend keto jane burime kolosale per financimin e buxhetit kombetar dhe gjallerimin e ekonomise kombetare. Tek ne politikanet e cdo rradhe marrin pjesen e tyre duke falur tek te huajt pasurine kombetare. Bankers Petroleum pervecse na merr qyl fare te gjithe sasine e naftes por i ka bere biznesit shqiptar edhe nje megavjedhje tjeter. Aksionet e kesaj kompanie i blene shqiptaret biznesmene te cdo lloji me cmime deri ne 7 USD per aksion. Keta rrufjane shpallen shitjen formale gjoja tek nje kompani kineze e quajtur Jeo Jade. Diku nga fillimi vune emrin e nje kinezi si CEO por pa fotografi. Me pas emri dhe korniza pa fotografi e kinezit u zhduk dhe ne vend te saj e cfaq Suneel Gupta, nje njeri qe nuk kishte as breke dhe u be i pasur ne token shqiptare. Turp 1000 here. Diskutimi i kontrates eshte nje histori me vete qe eshte per te vene duart ne koke por edhe ashtu sic ishte ajo nuk u zbatua kurre. Edhe sot ne Webin e Bankers nuk figuron asnje kinez. CEO i kompanise eshte Suneel Gupta dhe njekohesisht drejtor ekzekutiv i saj. Bankers mbylli qellimisht regjistrimin ne bursen TSX ne Toronto dhe beri likujdimin e aksioneve me 2 dollare copa. Ata qe blene aksionet nuk ishin as nga Calgary as nga Toronto sepse keta i shiten te vetat me 7 dollare para se te behej shitja tek Jeo Jade (i blene me 2 dollare). Biznesmenet shqiptare u kapen ne befasi dhe nuk e prisnin mbylljen e aksioneve. Ky ishte vetem nje mashtim i paster per te larguar vemendjen nga keta hajdute qe po bejne megavjedhjen me madhe ne europe. Me gisht ne goje mbetem biznesmenet e mashtruar shqiptare qe humben parate duke provuar shijen e hidhur te nje piramide te re financiare. Bankersi fsheh edhe gjera te tjera te cilat nuk ka per tja treguar kurre ndonje kontrolli shteti. Aktivitetet e nendheshme te kesaj kompanie jane ndofta te krahasueshme me fitimet e naftes. Si pasoje tavani i ranoreve ka per te shkaktuar termet jo vetem ne Marinez por edhe ne Fier dhe Vlore.
Ne nafte ka qe nga 1991 qe nuk investohet perkundrazi sabotohet. I’m ate punoi 45 vjet atje dhe e njeh shume mire te verteten. Qofte socialistet apo demokratet vodhen sa u desh qejfi ne kurriz te naftes dhe tani del pa fitim? Politiken e bejne te pasurit dhe jo bythegrisurit. E vetmja qe ka ngelur eshte qe te ulin breket e te shesin veten se te ghitha qe ka ai vend u shiten. Ajo quhet Shqiperi por asgje aty nuk I perket atij populli prandaj te gjithe te moshuar e te rinj duan te ikin qe aty. Selanik e tatepjete sic ka qene do te jete.
Ministri D. Gjiknuri: “Albpetrol do të reduktohet. Shumë asete (pasuiri), që ka Albpetrol, do t’u jepen investitorve të huaj….”. Pse, kemi fitime nga dhënia me konçesine e vendburimeve? Kompanitë e huaja po na grabisin të gjithë naftën. Në fakt, qellimi i vërtetë është privatizimi i Albpetrolit, d.m.th. shitja dhe grabitja nga qeveritarët tanë, në bashkëpunim me të huajt, e vendburimeve të naftës, që administron Albpetroli. Pse t’u jepen investitorve të huaj? Që të grabiten si deri tani? Nuk i duam investitorët e huaj, që vetëm po na grabisin. Duam që e gjithë nafta të nacionalizohet (të jetë pronë vetëm e kombit shqiptar).
Gjatë takimit u tha se: ” Shumë shpejt do të krijojmë edhe Institutin e Naftës dhe të Gazit, dhe ky do të jetë një institut shumë teknik…”. Në fakt, ky do të jetë një grup i vogël specialistësh, që do ta përdorë qeveria për bërjen gjoja të ekspertizës, për t’u justifikuar para popullit, se nafta nuk po grabitet nga të huajt, se tërmetet në Marinëz nuk po i bënë kompania Bankers etj. etj. Ky gjoja institut nuk do të merret fare me kërkime nafte dhe gazi. Nuk ka fare nevojë të na krijojë institut ministri Gjiknuri. Instituti i vërtet i Kërkimeve të Naftës dhe të Gazit është në Fier. Ai është i krijuar prej shumë vitesh. Atij i është vënë kyçi padrejtësisht. Prandaj, hiqini kyçin. Ju këtë veprim nuk e bëni, sepse jeni hajdut dhe antishqiptar. Një ditë do të përgjigjeni para popullit për këto grabitje të pasurive kombëtare! Hakë pa marrë, dhe borxh pa larë, nuk mbetet!!!