Deputetja e PD-së, Albana Vokshi akuzoi qeverinë për koncesionin e kontrollit shëndetësor.
Në një konferencë për shtyp mesditën e sotme, ajo shprehet se është faktuar nga Partia Demokratike se ky është koncesioni më korruptiv dhe më i dështuar.
“Koncesioni i kontrollit shëndetësor për të cilën Rama krenohet më shumë, është faktuar si koncesioni më korruptiv dhe më i dështuar, ose si prova se çfarë shteti po ndërton Rama.
Check-up është më i dështuar se vetëm 26% e shqiptarëve që e përfitojnë atë.
1.7 mln euro në 2015, 2.3 mln euro në 2016, 4 mln euro për një shërbim të padhënë është provë se Check-up nuk është falas si thotë Rama, por është kthyer në një shërbim shumë herë më të shtrenjtë.
Sipas kontratës kjo do të paguhet 7 mln euro dhe sikur chek-up-in ta kryejë një njeri i vetëm,” tha ajo. (TemA)
E dhimshme. Nuk besoj gjithe budallalliqet e PD-se, por sot me terhoqi vemendjen kjo deklarate. E vuaj ne kurrizin tim prej 2 javesh. Keto miliona euro te paguara nga taksapaguesi, nuk kane mundur te sigurojne nje ambulance me paisje reanimicioni per sherbimin shendetsor publik!!!???
Kemi paguar para 10 ditesh shuma marramendese per te transportuar dhe «burgosur» te dashurin tone ne Spitalin Amerikan. Hotel madheshtor qe vetem spital nuk eshte. Ku shkojne keto miliona z. RAMA??
Kam interes t’ju besoj!!! Qendra Spitalore Universitare nuk ka mjete te tilla? E tmerrshme!!
Respekt per stafin mjkesor te kesaj Qendre. Ndihmojini me parate tona te na shoetojne jeten!#
Mos financoni keto projekte mafioze me «emre te bukur» anglophone!!!!
Flm. Me kontaktoni tu jap hollesira sa te doni.