Lulzim Basha ndau shqetësimin për Edi Ramën tek përfaqësuesit e Insititutit Demokrat Amerikan.
Ai i foli për situatën politike ku e njoftoi për publikimin e dosjes “Habilaj” ku sipas tij janë fakte për lidhjet e qeverisë me trafikun ndërkombëtar të drogës.
“Ndërlidhja e krimit me politikën rrezikon të kompromentojë rëndë gjithçka ka arritur Shqipëria në këto vite, si edhe të asgjesojë çdo reformë për zhvillimin e vendit”– tha Basha në takim.
Kryetari i PD theksoi se zgjidhja për këtë situatë të rëndë politike është krijimi i një qeverie antimafia.
“Për këtë qëllim – tha Basha – zbatimi i identifikimit biometrik dhe votimit elektronik, si dhe kontrolli i financimit të rreptë të partive, është domosdoshmëri jetike për zgjedhje sipas standardeve demokratike”.
Sipas njoftimit të Partisë Demokratike, delegacioni i NDI-së është në Tiranë për t’u ofruar partive politike asistencë për transparencën, menaxhimin dhe mbikqyrjen financiare.
Më tej, Basha shprehu edhe shqetësimin e përdorimit të parave të pista në fushatë, duke i thënë delegacionit se është faktuar nga përgjimet e antimafias italiane se Saimir Tahiri shpenzoi 20 milionë euro, të ardhura nga trafiku i drogës, për fushatën e PS-së në Tiranë në zgjedhjet e fundit. (TemA)
Një nga treguesit (e shumtë), se si tallen të huajt me shqiptarët, është edhe kur bashkëbisedojnë dhe marrin “seriozisht”, Lul Bashën, kur… reciton “vjershat” (bejtet, më mirë) e tij monstruoze dhe sillen sikur i besojnë…!
Mire e ka Basha.Te iki Edi Rama dhe te vihet kryeminister njeriu qe qesh,sepse Rama nuk di te fshehi kthetrat e krimit,kurse Lyli ka marre mesime nga Toto Rina i shqiperise dhe ka pervoje,te cilen ka disa vite qe ja ka ekspozuar shqiperise dhe ketij populli.Bie dhe faren e kanabisit nga Hollanda! Pra mundohet shume per te luftuar mafjen e ketij vendi,pse te mos e veme direkt kete ne kryetar te nje qeverrie te paster mafjoze?pa patur nevoje te hetoje prokuroria!Ky i ka tre gjitha cilesite: hajdut me cizme;dembel klasi; shpifes ordiner;destruktiv dhe shkaterrues i cfaredo gjeje qe i del perpara; nxires i ndyre irealitetit shqiptar dhe sabotues i perpjekjeve te qeverrise per perparim dhe per hyrjen e vendit ne bashkimin evropjan;mosrespektues i gjykatave dhe prokurorise,sepse sajon raporte mjekesore per te mos u paraqitur per tu denuar; vrases gjakftohte,ish minister i brendeshem me 21 janar ;genjeshtar klasi dhe i papergjegjshem per veprimet e tij,thjersht shfrytezon qenien deputet apo kryetar i opozites si dhe mbrojtjen betonarme te Sali padrinos.Pra ,ky i ploteson te gjitha kushtet qe te futet dhe te mos dali nga burgu me.Domethene te behet kryeminister i nje qeverrie te te burgosurve shqiptare,po qe se dhe ata do e pranojne,sepse mund dhe ti thone:” kthehu nga mbrapa nje here ,te te provojme dhe pastaj do te te themi se do te te pranojme apo jo”.E degjove lylushke e qelbur???