Saimir Tahiri shuan spekulimet: Nuk jam arratisur, nesër rikthehem

17 Nëntor 2017, 20:59Politika TEMA

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka reaguar pas lajmeve në media se ai është arratisur nga vendi.

I pyetur nga CityNews se ku ndodhej, ai është përgjigjur nëpëmjet një mesazhi: “Jam larguar nga vendi sot në drekë, për punët e mia personale dhe rikthehem nesër në mbrëmje”.

Me një fjali Saimir Tahiri, ka mbyllur çdo zhurmë që po krijohet në media për një arratisje të mundshme.

Raportohet se arsyeja e largimit të Tahirit nga Shqipëria është operacioni që do të zhvillojë babai i tij për shkak të një sëmundjeje.

Edhe pse person nën hetim, Saimir Tahiri nuk e ka të ndaluar daljen jashtë Shqipërisë.

Tahiri është në hetim për dosjen e ‘Habiljave’, por nuk ka asnjë masë kufizuese për të lëvizur jashtë vendit, pasi nuk i është bllokuar pasaporta.

3 komente në “Saimir Tahiri shuan spekulimet: Nuk jam arratisur, nesër rikthehem”

  1. nina says:

    TAHIRI ESHTE I PAFAJSHEM.. E THEM ME BINDJE!!!

  2. sapa says:

    Kemi thene do bejme shtet apo jo?

  3. Lili says:

    Ka pasur takim me banken per te reguluar paret e tij?
    Ndoshta tash ambasadorja e germanise na tregon sa seriozisht e kane keta t,evropes luften kunder trafikantete?
    Paret e trafikanteve n’evrope jane….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje