Pas vizitës së tij të fundit në Rusi për të takuar presidentin Vladimir Putin më 13 nëntor në Soçi, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan theksoi se marrëdhëniet midis dy vendeve kishin vazhduar “të thelloheshin”.
Kjo ishte e qartë nga fakti se takimi i Putinit dhe Erdoganit zgjati më shumë se katër orë – në fillim me delegacionet zyrtare të të dy vendeve dhe më vonë në një takim kokë më kokë.
Sipas deklaratave të dy liderëve para dhe pas takimit të tyre, lista e gjatë e temave jo shumë të lehta përfshinte Sirinë, çështjet e energjisë, stacioni bërthamor në Akkuyu, turizmi, bashkëpunimi ushtarak dhe ekonomia.
“Të dyja palët janë dakord që vendet dhe popujt tanë duhet të jenë më të afërt dhe të kenë bashkëpunim më të ngushtë në çdo fushë,” tha Erdogan në një konferencë të përbashkët shtypi me Putinin pas takimit.
Erdogan vuri në dukje se kjo ishte vizita e tij e tretë në Rusi dhe takimi i tij i gjashtë me presidentin e Rusisë vetëm këtë vit, duke përsëritur dëshirën e tij për të rritur tregtinë bilaterale në 100 miliardë dollarë.
Raketa ruse për një vend NATO-je
Sipas deklaratave të Erdoganit para takimit, të dy liderët duhet të diskutonin gjithashtu detajet përfundimtare të një marrëveshjeje sipas të cilës Turqia, edhe pse një vend anëtar i NATO-s, do të blejë sistem raketash sipërfaqe-ajër S-400 nga Rusia.
Marrëveshja e armëve ka shkaktuar polemika dhe shqetësime midis aleatëve të NATO-s në muajt e fundit.
Shërbimi për Bashkëpunim Ushtarak-Teknik i Rusisë, FSMTC, njoftoi marrëveshjen për dërgimin e sistemeve S-400 në Turqi në shtator.
Që atëherë, zyrtarët turq dhe rusë kanë konfirmuar se Turqia ka bërë një pagesë paraprake për sistemin e armëve, dërgimi i të cilave është programuar për vitin 2019.
“Ne kemi blerë sistemet raketore S-400. Kjo është bërë. Tani kemi vetëm detaje,” tha ministri turk i mbrojtjes Nurettin Canikli më 11 nëntor.
Pas takimit Putin-Erdogan ditën e martë, SHBA shprehu shqetësime rreth blerjes, edhe pse u përqendrua më shumë në aspektin teknik, sesa në aspektin politik apo në aspektet e sigurisë së blerjes.
“Ky është një vendim sovran për Turqinë. Është e qartë se nuk do të jetë ndërveprues me NATO-n,” tha të martën sekretari amerikan i mbrojtjes James Mattis në Uashington. “Kështu që ata do të duhet të marrin në konsideratë nëse do ta vazhdojnë apo jo,” shtoi ai.
Orkhan Gafarov, një ekspert me Qendrën Davis për Studimet Ruse dhe Euroaziatike në Universitetin e Harvardit, tha për BIRN se Turqia nuk ishte vendi i parë i NATO-s që blinte sisteme ruse armësh.
“Turqia si një vend anëtar i NATO-s mund t’i blejë këto sisteme raketore ruse duke qenë se Greqia, një tjetër vend i NATO-s, bleu një sistem raketash më të ulët të quajtur S-300 më parë,” shpjegoi Gafarov.
Megjithatë, një tjetër ekspert për marrëdhëniet Rusi-Turqi, Kerim Has, në Universitetin Shtetëror të Moskës, tha për BIRN se ndërsa detajet e kësaj marrëveshjeje nuk dihen ende, vënia në zbatim e saj do të mbetej “një rrugë e gjatë dhe e vështirë”, pasi marrëveshja mund të ndikojë shumë në marrëdhëniet midis NATO-s dhe Turqisë.
Ai shtoi se pavarësisht marrëveshjes së dukshme për blerjen e sistemeve S-400, Turqia po vazhdon ende të negociojë blerje të mundshme sistemesh armësh të ngjashme nga prodhues francezë dhe italianë.
“Është e qartë se si Ankaraja ashtu edhe Moska kanë objektiva dhe interesa të ndryshme në nënshkrimin e marrëveshjes së S-400,” tha ai.
“Ankaraja synon t’i tregojë Perëndimit një “partneritet alternativ ushtarak” të mundshëm dhe të shantazhojë NATO-n me orientimin e saj gjeopolitik, ndërsa Moska synon të largojë Turqinë nga NATO, ose të paktën të hapë një përçarje serioze në Aleancë,” shpjegoi ai.
“Megjithatë, nuk do të ishte e saktë të thuhet se lidershipi politik turk i ka mbyllur të gjitha dyert për partnerët e saj perëndimorë,” shtoi ai.
Rusia dhe Turqia kanë ende konflikte interesi
Përveç përqendrimit në përmirësimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike, ka çështje të tjera në të cilat Turqia dhe Rusia – deri më tani – kanë mbajtur pikëpamje të ndryshme, nëse jo kontradiktore.
Një çështje e rëndësishme, e cila u diskutua në takimin e të martës në Soçi, është Siria, ku Rusia ka dhënë mbështetje të rëndësishme ushtarake dhe diplomatike ndaj presidentit sirian Bashar al-Assad.
Turqia, nga ana tjetër, ka mbështetur rebelët që duan të rrëzojnë Assadin dhe janë të përfshirë në disa fushata ushtarake në territorin sirian.
Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Turqisë u përkeqësuan pasi avionët turq rrëzuan një avion luftarak rus pranë kufirit sirian në nëntor 2015.
Megjithatë, Putini dhe Erdogani kanë ndërmarrë hapa për të ndrequr mosmarrëveshjet e tyre që nga ajo kohë.
Pas takimit në Soçi, Putin u tha mediave se marrëdhëniet midis dy vendeve ishin kthyer në “nivelet e para krizës”.
“Kanë lindur bazat për zgjidhje politike në Siri,” shtoi Erdogan, edhe pse detajet e një marrëveshje të tillë të re mbeten ende të panjohura.
Sipas Has, marrëdhëniet Turqi-Rusi mbeten “të brishta” për shkak të interesave të tyre të kundërta në Siri dhe gjetkë.
“Duket absurde që brenda një kohe të shkurtër Moska do të furnizojë me S-400 me një vend anëtar të NATO-s, Turqinë, me të cilën ka marrëdhënie të trazuara që fillojnë nga tregtia bilaterale dhe Krimea dhe deri te kriza siriane dhe problemit kurd,” tha ai.
“Të dy palët kanë ende mosmarrëveshje. Dhe të gjitha këto çështje mbeten ende për t’u zgjidhur,” shtoi Has.
Has tha gjithashtu se ishte e çuditshme që Rusia do të furnizonte Turqinë me sisteme S-400 kur vende si Siria, Irani dhe Armenia, që janë më pranë Rusisë dhe janë armiq të Turqisë, kanë vetëm sistemet S-300 të nivelit më të ulët.
“Nuk do të jetë një detyrë e lehtë për Rusinë që të ofrojë një sistem më të përparuar në krahasim me 300-tët për një vend anëtar të NATO-s, vetëm nëse Ankaraja i paraqet Moskës një “plan daljeje” nga aleanca e Atlantikut të Veriut, ose të paktën një “hartë” të dobësimit të marrëdhënieve me kampin ushtarak perëndimor,” shpjegoi ai.
Rivendosja e marrëdhënieve miqësore do të ketë efekte në Ballkan
“Nga këndvështrimi i Moskës, nëse Turqia dhe Rusia mund të bashkëpunojnë për çështje të tjera – çështja siriane është në krye – është e mundur që në vitet e ardhshme ne do të diskutojmë një ndryshim historik gjeopolitik në orientimin e politikës së jashtme të Turqisë,” tha Has.
“Në këtë kuptim, S-400 mund të jetë vetëm një” pjesë e dukshme e ajsbergut” në këtë rivendosje të re të marrëdhënieve miqësore midis Turqisë dhe Rusisë dhe, në mënyrë paralele, një moment i rëndësishëm në marrëdhëniet e përkeqësuara të Ankarasë me NATO-n”.
“Përkeqësimi i marrëdhënieve me aleancën perëndimore dhe rivendosja e marrëdhënieve miqësore me Moskën me siguri, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë, do të kenë ndikim në Ballkan,” vazhdoi ai.
Si ndikimi rus ashtu edhe ai turk po rriten në Ballkan, pjesërisht për shkak të një dobësimi gradual të pozitës të SHBA-së dhe BE-së në rajon gjatë viteve të fundit.
“Nuk është sekret që Ankaraja ka një ndikim tek myslimanët e rajonit dhe po rrit volumin e tregtisë së saj dhe bashkëpunimin me vendet e tjera,” tha një ekspert turk për Ballkanin, duke folur në kushte anonimiteti.
“Nga ana tjetër, Rusia është një rivale e përjetshme e Perëndimit në Ballkan me rrënjët e saj sllave dhe ortodokse. Të dy vendet po përpiqen të jenë më të fuqishëm në rajon dhe mund të përpiqen të zëvendësojnë BE-në dhe SHBA-në në rajon, nëse ata vendosin të punojnë së bashku,” shtoi ai.
Ai shpjegoi se, për shkak të problemeve të shumta që lindin tani midis Perëndimit dhe Turqisë, ndasitë midis Rusisë dhe Perëndimit për rajonin dhe rënien e pushtetit të BE-së, një bashkëpunim i tillë duket më i mundur tani sesa kurrë më parë.
Nëse Rusia dhe Turqia ishin të gatshme të uleshin në një tavolinë dhe të diskutonin situatën në Siri, gjetja e qëndrimeve dhe interesave të përbashkëta në Ballkan do të jetë edhe më e lehtë, parashikoi ai.
Has ishte dakord me këtë. “Rivendosja e marrëdhënieve të mira midis Ankarasë dhe Moskës mund t’i sigurojë Rusisë një “mjet energjie” me më shumë influencë në politikën e saj të jashtme në Ballkan dhe realizimi i projekteve energjetike të Kremlinit mund të përshpejtohet gjithashtu. Depërtimi rus në infrastrukturën kritike të energjisë në vendet e Ballkanit mund të fitojë një shtysë të re me një çarje në marrëdhëniet Turqi-NATO,” tha Has.
Ai përfundoi: “Moska ka gjithashtu gjasa të përpiqet të ndryshojë politikën e Turqisë për Kosovën dhe të përdorë “fuqinë e butë” të Turqisë për komunitetet myslimane në rajonin e Ballkanit në favor të saj dhe anasjelltas.”
S-400 jane sisteme mbrojtje jo sulmi. Kush jane armiqte strategjike te Turqise? Jane te njejtet armiq qe ka gjithe bota, IzraHell dhe U$A. Me Erdoganin Turqia mund te behet edhe fuqi berthamore ngs merr bazen ushtarake te Incirlik. Pra nje dite edhe mund te behen fuqi e madhe ne rajon .Nga ana tjeter marreveshjet qe kane ne energji, turizem dhe buqesi i ben te 2 vendet te fituara dhe pasurohen dita me dite. Nga ana tjeter ne shqiptareve na pllakosur varferia dhe korrupsioni. Burim i gjithe kesaj mizerie eshte pikerish USA qe dita me dite na ngop me shprehje si “vetingu” “lufte korrupsionit” “miqesi” “evrope” etj, pra genjeshtera per turrmen kurse ne realitet gjerat behen me keq cdo dite.
Erdogan baba tani kufirin ne Selanik dhe ishujt e Egjeut kete duam nga ty flak ti shkerdhejm greket sic i kemi shkerdhyer neper haremet e dikurshem se kohes se lavdishme dhembet tu a heqim me dare nje nga nje qafirave qe tradhetuan myslimanizmin dhe u kthyen ne ortodoks
Greqia vitin tjeter ka per te blere sistemin mbrojtes S-500
Greqia vitin tjeter do te blej kete “timin” ta tjerri e ta bej per lesh hahahahaha
Nuk ka mundesi te kete ndodhur kjo….ku eshte tfgs-ja…..hapu dhe….. vellezerit ortodks me kushot turq…kesaj i thone para mbrapa.
Turqia po largohet dita dites
Por grushti i shtetit nuk i erdhi nga rusia por nga nato
Ajo u pa ate nate ku asnje shtet perendimor nuk pranoi erdoganin sikur te kish qene asadi sirise
Ai arriti te mbijetoje dhe sot ka te drejte te zgjedhe
Sa per s-400 kjo histori ka vite turqia ka qene e qarte duke thene se perderisa perendimi nuk na shet binjaket e s-400 ne jemi te detyruar te trokasim ne moske
Jo se turqia nuk mbrohet nga raketat e natos por ajo kerkon te kete te sajat
Mos harrojme se avionet qe bombarduan erdoganin u nisen nga baza e natos ne icirlik
Pyetja me lind vetvetiu pse nato don qe turqia te mos kete nje sistem mbrojtes as perendimor as rus?
Dolen me vrap kopilat e jenicereve turq per komente
Dale mos u nxitoni se mund ta shikoni turqine si siria
C’ne tfgs vrromi, enter bq, ben pederasti s’kane komentuar akoma?????
Ore ai tfgs1 , ose ai qe thot te verteten ……. , dhe shum e shum iniciale do na thote gje per kete bashkepunim ??? Se Ruset jane vellai i madh i grekeve , ashtu si dhe serbet , e shikon ore mbeturine qe sot nuk ka vellezer dhe moter, nuk ka kristiane te mire (ruset dhe serbet) dhe musliman te keqinj, mbi te gjitha interesa , qofshin ekonomike epo ushtarake , ato mendimet e tfgs1 , i kane ca lango te agimit te arte , ca llapaqene si ky tfgs1 , me pak fjale nuk kane tru ne koke por kashte e byk , zgjohu malaka , bashkepunojne popujt , si nga ana ekonomike ashtu ushtarake , ti ke ngelur rot k..i , me mend etua nuk shkohet as ne hale , e jo diku larg ……….ama kush i la ti gjeje ti, une nuk ta uroj se jam paqedashes , ama ta kuptosh kete qe them une , nese sulmohesh nga turqit nese them , do shikosh se ke do kesh ne krah , malaka e malaka do ta kuptosh ama do jete vone, e pame me krizen ekonomike Rusine , shkonin kreret e SIRYZA ne RUSI, per borxhe dhe i thoshin : drejtohuni tek EU, se ne po ju dhame do ju japim me % te larte , ashtu sic u dhame vellezerve tane bjelloruse, apo nuk e di malaka , qe i dhane 2 miliard dhe i moren 12 me keste , te tille bashkepunim deshin dhe me vellezerit shekullore kristian . I kupton keto ore lango ??? Para se te komentosh , lexo nje here , apo ti ka zene syte nacionalizmi me idete e tij te poshtra …………..