Ylli Zyla ka qënë ish- kreu i Shërbimit Sekret të Ushtrisë shqiptare në kohën e qeverisë Berisha dhe kur ishte ministër i Mbrojtjes Arben Imami.
Kishte për detyrë të dinte gjithçka në këtë ministri, në radhët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Madje dhe të dinte se çfarë ndodh me armët, municionet dhe gjithçka nga ushtria shqiptare, kush bën tregti të armëve dhe municioneve shqiptare me vendet e treta. Vetëm një gjë nuk kishte ‘ditur’ atë kohë: Që bashkëshortja e tij Liljana Zyla bënte tregti armësh, municionesh me ortakë polakë me shumë vende të Lindjes dhe botës arabe.
Pa e akuzuar për trafik por thjeshtë për tregti, por për t’ia kujtuar, pasi kohët e fundit është bërë shumë aktiv në media. Duke sulmuar pikërisht FA ku ka punuar vetë dhe duke paralajmëruar se ushtarakë të tjerë shqiptarë do të dezertojnë dhe do qëndrojnë jashtë vendit. Siç bënë katër komandot.
Po rifreskojmë thjeshtë vëmendjen e shqiptarëve, parë në një këndvështrim tjetër të atyre gjërave që kanë ndodhur në kohën kur Ylli Zyla ka qënë kreu i shërbimit sekret të ushtrisë shqiptare. Pa hyrë për momentin në blerjen e pajisjes përgjuese në Izrael nga ana e Zylës, për të përgjuar opozitën e atëhershme të drejtuar nga Edi Rama.
Ka dashur me shumë marifet të “kamuflojë” faktin se po merret edhe me tregtinë e armëve, por gjithë skema e menduar nga ish Drejtori i Shërbimit Informativ të Ushtrisë Ylli Zyla, duket se është dekonspiruar nëpërmjet dokumenteve zyrtare. Të cilat nuk ka mundur ti mbajë brenda “kasafortës” dhe kanë dalë jashtë dhe për mediat, ata që kanë investiguar.
Pas shumë rasteve të denoncuara për skandalin e tregtisë së armëve, konflikti i interesit ka vazhduar pa asnjë problem në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes në kohën kur në krye të saj ishte Arben Imami dhe njeriu që duhej të dinte gjithçka ish kreu i shërbimit sekret Ylli Zyla në vend që të luftonte këtë fenomen, ishte vetë i përfshirë. Familja e tij, nuk besojmë pa dijeni.
Bashkëshortja e ish kreut të Shërbimit Informativ të Ushtrisë Ylli Zyla, ishte dhe është bashkëaksionere me disa tregtarë të licensuar për eksport armatimi në Shqipëri, duke shkelur në mënyrë të hapur ligjin “Për konfliktin e Interesit”.
Liljana Zyla që prej vitit 2008 është bashkëaksionare në kompaninë “Wind Sun Water Initiative” (WSWI) sëbashku me shtetasit Lorenc Goça dhe Andrzej Izdebeski (shtetas polak) të cilët në të njëjtën ditë që kanë themeluar kompaninë me gruan e ish shefit të SHIU-t kanë krijuar edhe dy kompani të tjera në Tiranë me objekt aktiviteti tregtinë e materialeve ushtarake dhe armatimit.
Deri këtu, me dokumente ndoshta nuk ka asgjë, por vendndodhja e zyrave të kompanisë energjetike dhe kompanisë së armëve në të njëjtin vend, nuk është një koicidencë e rastësishme.
Kompania “WSWI” ku ishte dhe është bashkëaksionere dhe shtetasja Liljana Zyla ishte krijuar më datën 28 janar të vitit 2011. Ajo kishte dhe ka si objekt të aktivitetit të saj operimin në sektorin energjetik. Por duket se në të njëjtën datë dhe ditë dy ortakët e Zylës (gruaja), Goça dhe Izdebeski kanë shkuar në QKR për të regjistruar dhe dy kompani të tjera, të quajtura UNIMESKO dhe NITRO-CHEM të cilat janë kompani që kanë si objekt të aktivitetit të tyre, tregtinë në sektorin e materialeve ushtarake dhe eksportin e armatimeve. Të dyja këto kompani rezultojnë të licensuara në Ministrinë e Mbrojtjes, ato kanë marrë lejen për të eksportuar armatime. Kane shkruar dhe media te tjera ne ate kohe, ne veçanti “shqiptarja.com”.
Lidhjet e kompanive
Në të njëjtën ditë që kanë çelur kompaninë energjetike në bashkëpronësi me bashkëshorten e ish kreut të SHIU-t dy sipërrmarësit Goça dhe Izdebeski kanë themeluar shoqëritë UNIMESKO dhe NITRO-CHEM. Këto shoqëri janë regjistruar me adresën: “Bulevardi Zhan D’Ark, Kompleksi “MATRIKS”, Kati i IV”, e cila ishte ekzaktësisht e njëjta adresë zyrtare dhe e kompanisë tjetër “ËSËI” në të cilën është aksionere Liljana Zyla, çka tregon se kompanitë operonin edhe në të njëjtën zyrë.
Të treja kompanitë kanë patur edhe të njëjtin numër kontakti telefonik dhe ky numër ekspozohet qartë në të dhënat publike të QKR-së. Shtetasi Lorenc Goça kompaninë NITRO-CHEM e ka themeluar sëbashku me një tjetër shtetas polak, i cili quhet Tomas Ptazinski dhe që kontrollon të gjithë paketën e aksioneve të kësaj kompanie ndërsa Goça rezulton administrator i saj. Dhe besohet se kanë pasur kontakt përmes Liljanës dhe me Ylli Zylën. Të paktën nuk rezultojnë të divorcuar pasi dhe në deklarimin e mëpastajmë të pasurisë ishin bashkë.
Kompania energjetike
Ndërsa Liljana Zyla, bashkëshirtja e ish kreut të SHIU-t Ylli Zyla, rezulton aksionere në një kompani energjetike, ortakët e saj në të njëjtën ditë kanë hapur dhe dy kompani të tjera për tregtimin e armatimeve. Por kompania energjitike “Wind Sun Water Initiative” në ndryshim nga kompanitë e tjera energjitike të regjistruara në QKR, nuk ka të deklaruar asnjë aktivitet konkret të ushtrimit të aktivitetit në sektorin energjetik. Kompanitë energjitike rëndom raportojnë në QKR dhe publikojnë më pas vendet e ushtrimit të aktivitetit ose detaje të tjera në lidhje me aktivitetin energjetik.
Në tabelën e të dhënave të kësaj kompanie përveç adresës së zyrave qendrore nuk ka të shënuar asnjë filial, apo kantier, apo dhe projekt energjitik në të cilin është fokusuar kjo kompani. “Kompania ka për objekt ndërtimin dhe shfrytëzimin e hidrocentraleve, të të gjitha llojeve dhe fuqive, duke shfrytëzuar energjinë ujore, djellore, termale, sipas dispozitave ligjore të legjislacionit aktual shqiptar. Projektime të të gjiitha llojeve e përmasave, ndërtimeve dhe konstruksioneve. Ndërtime civile dhe ekonomike. Ndërtime hidroteknike, hidrocentrale, turbina dhe tregtimi i tyre”, shkruhet në përshkrimin e objektit të aktivitetit të kësaj kompanie.
UNIMESKO, skeda e pronarëve të armëve
Dy prej ortakëve të Liljana Zylës kanë themeluar të tjera kompani në Shqipëri por edhe jashtë vendit. Andrzej Izdebzki është një biznesmen polak i fokusuar prej vitesh në tregtinë e armatimit. Në një kërkim të thjeshtë në internet mund të zbulosh se kompanitë e krijuara prej tij janë të listuara si kontraktore të hershme të Ministrisë së Mbrojtjes së Polonisë. Në Poloni ai rezulton pronar i të paktën dy kompanive. Kompania e parë e themeluar prej tij është “E%K Spolka” e krijuar që prej fillimit të viteve 90-të dhe e listuar në shumë buletine të Ministrisë së Mbrojtjes polake si kontraktore.
Një tjetër kompani e themeluar prej tij është “UNIMESKO Pl” një tjetër kompani e fokusuar në import-eksportin e armatimit, kompani e themeluar në vitet 2000 dhe prej së cilës duket se ka marrë emrin dhe filiali i saj në Tiranë, “Unimesko shpk”. Por Izdebski rezulton dhe me një aktivitet të ngjeshur tregtar në Kroaci dhe Slloveni. Nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndiokimin e tij dhe në Bosjne, por nuk janë vertetuar lidhjet me famëkeqin trafikantin serbo boshnjak të armëve Tesiç.
Kompanitë e tij rezultojnë aktive në buletinet informative të biznesit të këtyre dy shteteve, ndërsa vete Izdebzki rezulton me dy kompani të tjera të themeluara në shtetin Slloven. “Morse sro” është kompania e parë e krijuar në Slloveni prej tij që në vitin 1994, ndërsa kompania tjetër është “Seagle Trade sro” e themeluar në vitin 2001. Pikërisht në këtë kompani të dytë rezulton se Izdebzki është ortak me një shtetas slloven të quajtur Lubomir Hlavac i cili është një ndër sipërrmarësit më të fuqishëm slloven në fushën e armatimeve. Hlavac është pronar ose bashkëpronar i një rrjeti kompanish dhe fabrikash të fokusuara në prodhimin e armatimeve por dhe import-eksportin e tyre.
Lorenc Goça është një tjetër ortak i bashkëshortes së ish kreut të Shërbimit Informativ ushtarak Ylli Zyla. Aktiviteti i tij tregtar fillon ditën kur në Shqipëri shtetasit polakë nisën regjistrimin e tre kompanive të tyre në të njëjtën datë. Lorenc Goça është aksionar në kompanine energjetike “UIND SUN UATER INITIATIVE”, ndërsa në kompanitë e tjera UNIMESKO dhe NITRO-CHEM të cilat kanë për objekt tregtinë e armatimeve ai ka vetëm pozicionin e administratorit, pasi paketa e aksioneve të këtyre kompanive kontrollohet prej të njohurve të tij polakë.
Duket se Goça në vitin 2011 dhe në vitin 2012 ka nisur të operojë dhe me të tjerë ortakë e bashkëpuntorë. Ai rezulton përfaqësues ligjor i kompanisë energjitike “REA” e themeluar në Mars të vitit 2011, e cila është në pronësi të dy shtetasve sllovenë.
Ndërsa në Qershor të vitit 2012 ai hyri 20 përqind aksionar në kompaninë e sapothemeluar “DEMIING shpk”, duke patur bashkëortakë të tij një shtetas serb të Bosnjes dhe dy shtetas të Kosovës. Edhe kjo kompani ka shpallur si objekt të sajin tregtinë në sektorin energjitik. Ku aktive është dhe Liljana Zyla. Ne te ardhmen do te kemi elemente te tjere. (TemA)
Mos i bini ne qafe Liljanes Ajo ska ditur te beje asgje domate ka shitur ne nje garazh ndersa diplomen e juridikut e mori si shume te tjere tek kristali Ishte tjeter kush qe merej me tregeti Ai mund te shiste gjithcka per interesat e tij edhe SHIU e rendesishme per te ishte qe ai te siguronte fitime Mund te beje miq kedo qe kishte interest dhe mund ti kthente krahet e te luftoje cdo njeri qe nuk intereson me pavareisht se eshte ndihmuar nga Ai dikushi per tu bere dikushi Ndoshta eshte koha e tyre
Akoma se kane arrestuar kete shkerdhaten me gjith ate bucen qe ka ne shtepi kete soj te qelbur ju q…..a robet ku te ken
Zyle beji te fala gjithe dashnoreve qe ke pase ne funksion te detyres, Irmen @ CO pastaj fol per njerez te nderuar. Te fala miqve ne Serbi ku dhe beje vizita
… Keta ZYLA-t , duhet te jene SKRAPALIJ
Po qe jane Skapalinj,jane. edhe FAMILJE DESHMORI, vrare ne vitin 1982, ne perballje me DIVERSANTIN.. XHEVDET MUSTSFA
…. Pra kane meritra. Kane dhene prova besnikerije. ILIRI, E DI. ME ,MIRE KETR PUNE.
E degjova kete ndyrsire,kete mut muti,dhe u habita sesi mbron 4 Tradhetar!
Edi, vazhdon me koferenca shtypi…ohh hhoo hooo,rehat.
Perse nuk del Min.Mbojtjes dhe ti deklaroje TRADHETAR?
Miri ky kurva qe thoshte ci pillte buçia,po kjo gazetarja e ” reportit” nuk dinte ta pyeste se cfare thote ligji kur nje ushtatak yradheton detyren???
Apo kurva kurven nuk e demaskon?????
Ju qe komentoni me siguri jeni bythlepirsat me te medhenj te familjes ketij zoterise.
Jeni dhe anonim pale.
Me siguri do ju kete mbajtur ne pellembe te dores kur ka qen drejtues.
Shqiptar i ziu mosmirenjohes !
success in life
Success in life
Sakte TVSHhd| Permbledh me dy fjale çfare ata perfaqesojne. Poshte maskarenjte trashetare te ketij populli te varferuar ne kocke
“Ortopedi”
Po te rregulloj nje kembe se tjatra te qenka e pa-rregullushme…
Per kaq vjec sa jam nuk kam pare apo degjuar
ndonje ushtar qe tradheton vendin” se qenka njelloj si te tjeret”…
Sa per maskarejt” Qe na kane mjeruar”…nuk kam degjuar popull qe nuk qahet ne kete planet.
Secili kupton si ta kete permbare dhe TRADHETINE ekupton si ta kene emacipuar…sapo mbarova se pari ne TVshqip…Letro Ninin Luarasin… Faren e mbjell ne toke,e kur ti mendon se ajo po kalbet(!?) …bucet si trandafil.
Ne jete te jepet mundesia,,,por faren eshte si ta mbjellesh…ti je mbjellur keq.
Permbledhja: Je fare e keqe
Pembyllja: Je Tradhetar
Nenshkrim: skam buke te ha…do vras babane qe me beri koken
boh sa i shemtut qe esht mer…. tdhjefsha shrekun aman mor shqiperi kur ben drejtora ca rob zgjidhi pak me paraqitje jo si ky shreku skam asgje me te se njoh po qenka shum i shemtuttt vajmedet
I shemtute i shemtute po i shkepi ato kuckat qe kishte mbledhe aty. Ore ate juristen e shkepe po pse e levize?
Yllo, ke qen , ke edhe do ngelesh nji nga njerzit me t mir dhe ne maestro per punen tate
Ktaa karakurvat qe komentojn siper nuk kan pas shancin me t njoft edhe skan per ta pas asiher se niveli i tyr ka aq lartsi sa tvin deri te kari
Jepi qija ropt mimit edhe kushbe ka bo mimin
undefined
Rritur ne mal drejtor ne Tirane. Koke per pace.
Lexova disa nga komentet e mesiperme dhe te them te drejten edhe une e degjova ish drejtorin e SHIU-t Zyla ne kalnalin televizin A1 Report dhe me vjen keq se si disa kanale televizive jane katandisur kaq poshte dhe therrasin ne studio persona pa personalitet dhe te diskredituar ne te gjitha permasat. Une e kam njohur personalisht ne pune dhe ai katandisi kete sherbim per mos me keq sepse ishte njeri teresisht i paafte dhe ka lene shije mjafte te hidhur ne ate sherbim dhe me nje mal me skandale nje pjese prej te cilave ishin permendur me larte. Nuk do te zgjatem shume sepse do ti permend nje here tjeter me konkretisht skandalet e tij, por do te kujtoj nje thenie te nje kolegu tim kur vajtja per here te pare ne ate sherbim i cili midis te tjerave më tha: “Të mjerët neve në duar të kujt kemi rënë”, e kishte fjalën pikërisht për Y. Zylën.