Fatos Lubonja thotë se dy ambasadorët më të rëndësishëm në Tiranë, Donald Lu i SHBA dhe Romana Vlahutin e BE, janë të kompromentuar.
Kjo, pasi sipas tij, i pari ka ndërhyrë te Prokuroria për çështjen “Bankers”, ndërsa e dyta ka blerë një vilë luksoze mes oligarkëve shqiptarë.
“Për mua është mesazh i gabuar, politik, moral dhe etik, të mbështetet Bankersi me atë çfarë po bën.
Prokuroria shqiptare duhej lënë të hetonte.
Për mua është e papranueshme që BE-ja, e cila kërkon të na ndërtojë shtetin e së drejtës, e fut ambasadën e vetë, në një vend ku është futur e gjithë oligarkia shqiptare, të gjithë njerëzit që janë rrethuar me një mur, si mur burgu.
Këto quhen “gated communities” dhe nuk ka në Europë të tilla.
Ambasadorja fut simbolin e Evropës atje, që krijon një polarizimi të madh.
Këto janë dy akte kompromentuese”, ka thënë Lubonja në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit.(TemA)
ESHTE SHUME E NEVOJSHME DHE E DETYRUAR QE TE HYSH PERSERI NE BURG.Ke rrjedhur fare.Nuk din se cfar flet.Je I papergjegjeshem
Bankers nuk nxjerr vetem nafte por edhe aktivitete te tjera qe nuk perfshihen fare ne kontrate dhe jane te pakontrolluara nga shteti dhe specialistet qe flene gjume….. Kjo eshte arsyeja pse fundoset toka ne Marinez.
Te vjella qe tregojne nje te semure