(Mbi një shkrim të risjellë në gazetën DITA)
Me kërkesë të bashkëshortes të të ndjerit Mark Dodani, dhe me pëlqimin tim, (megjithëse që prej dy vjetësh nuk bashkepunoj dhe nuk e lexoj gazetën Dita, dhe sot, më shumë se kurrë, e quaj këtë një nga vendimet e mij shumë të drejtë!), pikërisht në gazetën Dita, u ribotua një nga shkrimet, që e konsideroj nga më të mirët. Bile titullin e atij shkrimi unë ia kam huajtur përmbledhjes së publicistikës time që nga viti 90. Është një libër 688 faqesh botuar bukur nga Universiteti Europian i Tiranës, me titull “Luftë pa Fund”
Zonja Dodani mund ta tregonte më mirë arsyen e ribotimit dhe takimin e ngrohtë që pata me të. Unë nuk pendohem që e dhashë pëlqimin, pa marrë parasysh se ky shkrim i botuar më 2006 në gazetën më të madhe të atyre viteve, vërtet atëherë nuk shkaktoi këtë zhurmë që vura re këto ditë, por nuk e pata parasysh se kohët kanë ndryshuar. Tranzicioni i tejzgjatur e ka bërë epideminë, kundër së cilës jam angazhuar me ashk në tërë këto vite, flamë më të përhapur, edhe më preokupante.
Një nga arsyet që ndodhi një reagim kryesisht i egërsuar është edhe shkrimi shoqërues i Xhevdet Shehut me temën e tij të parapëlqyer të heronjve dhe antiheronjve, temë që i erdhi në shteg në festat e tij të sherrit të nëntorit të radhës, gjë që është krejtësisht, ama krejtësisht, në kundërshtim të plotë me mesazhet që mendoj se përmban shkrimi im. Titulli i shkrimit është ndërruar prej tij dhe shkrimi im, me keqardhje ndaj redaktorit, nuk shpreh asnjë dëshirë për të gjykuar luftëtarët, por për të përhiruar paqendjellësit. Xhevdet Shehu ka arsye. Ai është i vetëdijshëm në politikën karakteristike të gazetës, që online po jep përshtypjen sikur ofrohet më shumë si tabelë e komenteve dhe jo si faqe për informim dhe për opinione konstruktive. Vetëm faqet e mureve, ata që nuk bien në sy, ofrojnë kaq hapësira për fjalë të ndyta. Dita u jep mundësi gjithfarë qyqarëve të fshehur, sejcili me nga dhjetë llagape dhe nofka anonime, të pështyjnë dhe t’u hedhin quret e ndohtura bashkëpunëtorëve të saj. Ata i lodh shkrimi, i torturon detyrimi që ta kuptojnë atë dhe u mjafton vetëm emri i autorit, Bile nganjëherë, për shikimin e tyre të ngushtë, u mjafton dritareza që u hap shënimi i Shehut, apo komenti i parë i shkrimit, dhe (o burra!) përveshin mëngët!
Kështu ndodhi dhe këtë herë dhe qëllimit iu arrit: Dita online, për të cilën po flas, jam i sigurtë se ka numurin e komentatorëve, dhjetë herë më të madh se të lexuesve!
Për ju, o zotërinj lexues, me emra dhe jo me llagape, jam i detyruar të konfirmoj se:
Qëllimi i shkrimit, i parë drejt është në favor të një paqeje sociale. E kundërta e saj i ka sjellë popullit tonë shume vuajtje dhe politikanëve djallëzorë shumë lehtësira dhe shumë përfitime.
Nuk e kam takuar kurrë Mark Dodanin, por nga zonja e tij, kam njoftimin e mirëkuptimit të këtij shkrimi. Nuk marr përsipër të shfajësoj atë vetë, nëse ai ka mëkate që unë nuk i dij. Por vlerësoj kuptimin e tij patriotik të misionit, që tërë shtetet e botës u ngarkojnë zbulimeve dhe formës së luftërave të tyre.
Nuk marr mbi vete përgjegjësinë për krimet e terroristëve të zbarkuar dhe atyre që bridhnin maleve, nuk i quaj të gjithë ata misionarë të drejtë, që besonin që mund t’ia hiqnin qafe këtij populli zgjedhën e Hoxhës. Ndjej keqardhje të thellë pas leximit të rreshtave të z. Gjon Bruci (i vetmi komentator me emër!) për plagët që i janë shkaktuar familjes së tij. Kam përbuzjen për sigurimsat, dhe ata gjoja diversantë të penetruar mes të arratisurve në male që mund të kenë bërë vrasje dhe përdhunime, të cilat nuk i dëshmoj dot unë.
“Përgëzoj” ligjëvënësit e tranzicionit, të pranishmit dhe të ikurit nga parlamenti, që nën udhëheqjen e Berishës, Nanos dhe Ramiz Alisë, i mbajtën dhe vazhdojnë t’i mbajnë të mbyllura dosjet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit dhe u dhanë mundësira kaq të gjëra që shqiptarët të kacafyten dhe mëkatarët bashkëpunëtorë të fshihen. Edhe pas 30 vjetësh atyre u intereson që mes shqiptarëve të mos ketë “zjarr ndalo!” Me këtë vepër djallëzore, të paparë në asnjë vend të Europës ishkomuniste, i krijuan qeverisjeve të tyre klimën më të dëshiruar: popullit varfërinë dhe përfitimit të tyre qilimin e kuq.
Citimi i Frankos, sikurse dhe ai i Linkolnit, që përdora, kanë të përbashkët atë që të dy ata nderojnë dhe kundërshtarët e tyre të rënë, mbase të gabuar, mbase të paditur dhe të pazotë, por gjithsesi të vdekur në këmbët e ngadhënjyesve. Këta fitimtarë, në Amerikë dhe Spanjë, deklaruan se nderojnë edhe gjakun e kundërshtarëve të tyre. Gjeste, që paradoksalisht dhe çuditërisht sjellin edhe një aromë nga legjendat dhe kanunet e shqiptarëve. Tek ne, fitimtari shqiptar Enver Hoxha, nuk e bëri kurrë këtë, por pasi luftoi fëmijët e tyre, pasi u shoi ringritjen dhe dënoi mijëra djem e vajza me mosmartesa dhe shterpëzim, punoi ethshëm për mbjelljen e hithrave të urrejtjes në breza e duke ua lënë këtë trashëgimi shqiptarëve enveristë, të vazhdojnë t’i mbjellin dhe t’i rimbjellin ato hithra. Edhe pas 30 vjetësh më duket se u mbush kupa dhe mua më vjen të ulurij: MJAFT!
Le të bashkohet kush të dojë në këtë ulurimë!
Asnjë nga paraardhësit e mi nuk më bën të skuqem. Në familjen e gjerë kam dhjetra dhe dhjetra të internuar, të burgosur, të pushkatuar dhe bile të varur. Kam stërlodhur sytë mbi dosjet e tyre të hetimit dhe të gjyqit. Asnjëri për vrasje, asnjëri për grabitje. Kam dhjetra të arratisur në vitin e zi 1950. Asnjëri nga të vrarët apo të arratisurit nuk më turpëron dhe bile, shumë nga ata më bëjnë krenarë. Jeta ime, shkollimi dhe njohja ime publike nuk janë tipike për një njeri me një ngarkesë kaq negative, që jetoj në periudhën e komunizmit shqiptar. Por kjo është një histori tjetër që e kam rrëfyer dhjetra herë. Është një histori e jashtzakonshme, por unë nuk kam ndërmend t’ia tregoj çdo horri komentator që ka mësuar të lexojë shqip dhe t’i pëlqejë që shqiptarët të vazhdojnë t’i shkulin leshrat njëri tjetrit.
Për keqardhje të këtyre komentuesve, shpifësve dhe bjerrakohësve të gazetës që përmenda, bile dhe të vetë gazetës, them ballëhapur se asgjë e mbrapshtë nuk më ka lidhur me regjimet e Enver Hoxhës dhe të Alisë dhe as me regjimet e “diversantëve” që u kujdesën të zbarkojnë ata në krye të paskomunizmit shqiptar. Qëkur se kam mësuar të shkruaj gjuhën shqipe, nuk kam lënë asgjë, absolutisht asgjë, që të më bëjë të pendohem, nuk kam tërhequr asgjë, nuk kam fshirë asnjërresht dhe nuk kam retushuar asgjë. Asgjë nga vepra ime modeste, nuk më bën të skuqem. Regjimin komunist kam filluar ta shaj dhe ta mallkoj qëkurse ai ma dha mundësinë dhe lirinë ta bëj këtë pa rrezik jete. Fakti që më parë se viti i shpresës, 1990, unë nuk mundesha ta shaja dhe mallkoja atë, kjo, nuk është baraz me hymnizimin apo lëvdimin e tij. Nuk i jam bërë shtrojë këpucësh asnjërit nga emrat që përmban historia në krye të vendit qëkurse kam lindur. U kam shërbyer regjimeve vetëm në ato shërbime që i bënin mirë popullit tim, e gëzonin dhe lumtëronin atë. Në rrugën time, kam gjetur plot kuadro dhe komunistë të mirë, të urtë dhe njerëzorë. Dhe jam munduar të shpreh mirënjohjen për këto vatra drite në atë errësirë. Kam folur me ngrohtësi për ta veç në dritë të mirënjohjes dhe për asnjë, për asnjë dhe për asnjë interes!
Pas distancimit që kam bërë, shtoj se e quaj gazetën Dita një gazetë regresive, qëllimkeqe, frymëzuese të përçarjeve, dhe mosmirënjohëse. Emrave të paktë të nderuar që bashkëpunojnë me të, u kërkoj ndjesë për këto cilësime, dhe shpresoj të më mirëkuptojnë.
Në kompensim të kësaj, uroj: Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kjo luftë, që duket pa fund, ta ketë sa më shpejt një fund!
Dhe keshtu foli komiku/ambasadori/shkrimtari…..tha se sigurimcat ishin edhe patriot edhe komunista gjakatare edhe burra te ndershem qe mbrojten lirine dhe shtetin. Kete mund te thote vetem nje komik si ky.
Qemo, Pellumb Kulla nuk shkruan per individe me IQ te nivelit tend. Per ty dhe te tjere te kallepit tend eshte gazeta RD.
O Pllumo,po me gazeten Dita çfar ke o Plako??
Te shqetson dhe tyne shtypi dhe fjala e lire??
Ti je nje regjizor i talentu,por fatkeqsisht je nji pseudo demokrat.
Ti ke shume urrejtje per regjimin kamunsit,ndoshta me te drejt,por ai sistem ty nuk te la rrugve qe te lypje,as qe te te perdhunonin.Por te shkolloi dhe te edukoi,ndoshta pa deshiren tende me frymen e njeriut te ri socialist.
Ti nuk ndryshove se ke ne gjak genet te forta,bajraktarizmi.te cilat jan forcu dhe ma shum kur ti u largove prej Shqypnie.
Ti je nji njeri i talentu,por te lutem duhet te heqesh syzet dhe ta shohesh realitein e djeshem dhe te sotem ne menyr te pavarun.
Shqipnija e Enverit dikur me Shqipnin Hamerikone sot falsin shum qarte.
Enveri boni shume gabime,por boni shtet,boni shume ndertime ,mbas 1990 Hamerikonet erdhen dhe bon GERDEC,bon shkatarrime dhe bon nji Republik Banonesh ku shqiptaret po thyn qafen
Eh mor Pllum i bardh,Eh mor Pllum i Zi ,njikshtu e ka kjo jete. Thone se ne pleqni burrat prodhojn ma shume ostrogene dhe me pak testosteron dhe quhen buuura
Na shkruj ndonje tragjedi per Irakun dhe Sirin mor Pllum,qi te hysh ne histori si Homeri i Greqise
Shqypnis ja ke kthy shpinen dhe kjo osht zgjidhja jote ,dhe je mosmirnjohes dhe ndaj gazetes Dita,te pakten beju mirnjohes ndaj Hamrikonve qe te kon dhan mundsi me jetu atje dhe bej nje liber HOSANA per krimet e tyne ne Vjetnam,ne Irak,ne Afganista,dhe ne Siri dhe do ta kuptosh ma mire Bacen Enver.
Tungjatjeta dhe ma perqafo Xhulin se ka kene aktore e kandshme
P.S
Eh mor Pllum i zi tash i je fut politikes dhe je ngatarru keq,na kthe njat Pllumbin e BARDHE qi me humor dhe me nje mendje prej artisti na knoqte mendjen dhe shpirtin.
Kurse per nivelin tend te IQ eshte fiks Dita.
pune kulakesh,varu kkkkkkkk…………..
Vazhdon te bej humor te zi ky Kulla i barit!
E urrej socializmin llap ky bastard se e moli mire e mire lopen socialiste deri ne piken e fundit te qumeshtit,ndersa pas 90-tes na u be edhe ambasador ne SHBA kur nuk ia kishte haberin fare kesaj pune!
Fundi se mos shkoi per ate pune Kulla atje!
Ky kerkon qe tre shuajme zjarrin e urrejtjes!
Gakort,o Kulla,por ky zjarr shuhet kur historia te vleresohet sic ka qene,Lufta Antifashiste te pranohet ashtu sic e pranuan fuqiqe e medha qe mbeshteten partizanet dhe Enver Hoxhen deri ne clirim,pra me 29 nentor 1944,ndersa basgkepuntoreve me pushtuesit t’u thuhet shgqip se kane qene tradhetare dhe derdhen gjak partizani!
Pas kesaj duhet te ktrheni tyten nga vetja se keni 27 vjet qe derdellkitni kunder fantazmes se Komunizmit,heqjen e dekoratave Enver Hoxhes etj,etj!
Te gjitha keto nuk sollen asgje te mire sic menduan autoret anti shqiptare vecse nxitem me shume urrejtjen midis dy kraheve te politikes shqiptare!
Por ti nuk do qe bashkepuntoreve me pushtuesit t’u thuhet tradhetare,ndersa ti i trajton njelloj si partizanet dhe ballistet!
Harroje Kulla!
E verteta nuk mbulohet kaq paturpesisht sa kujton ti!
Ti dhe sera jote bukeshkale do mbeteni perjete bisht qeni,pra tradhetare!
Zoti Kulla,
Nuk e kam lexuar shkrimin ne fjale ne Gazeten Dita. Do ta bej tani pasi te shkruaj kete koment, dhe keshtu do kem mundesi te formoj nje opinion timin per artikullin tuaj. Por per nje gje ju mbeshtes plotesisht.
Gazeta Dita eshte vertet regresive, qellimkeqe, frymezuese e percarjeve dhe mosmirenjohese.
Konkzluzion qe e kam nxjerre nga leximi i vazhdueshem i kesaj gazete.
Amen!
Z.pellumb,te njohe personalisht dhe te respectoj,por hithrat e urrejtjes jane ne te dy krahet,te cilet deformojne factet dhe realitetin e asaj periudhe.Ballistet duan me cdo kusht te imponohen se kane luftuar kunder pushtuesve,duke qemtuar ndonje episod sporadic,dhe fanatiket komunist qe mbrojne krimet e tyre.
je medje hapur te admiroj,por gjithmo ka je por e e kete rast per e te vouarit e ballkait je i parakoheshem
Respekt per z. Pellumb Kulla!
Gjithmone ia vlen ta lexosh dhe te mesosh prej shkrimeve te tij!
Problemi yne eshte se kemi pak personalitete te tille dhe e keqja me e madhe e ketij kombi eshte se nuk kuptojne shqipen as te shkruar e as te degjuar!
Ti qemo je nje hic,sigurisht nje enverist ,qe ishte nje kriminel dhe antishqiptar,dhe nuk ke surrat te fyejsh nje figure te respektuar si z.Kulla !
Ti Qemo qeke kopil,nuk ha mu…kot
Mjere ai popull qe nderton sistemin e mutit [komunizmin ] me ndihmen e krye-banditeve te perendimit ????
Mjere ai popull qe lufton sistemin e mutit komunizmin ,me ndihmen e krye -benditeve te perendimit ????
Pellumb te pershendes Gazeta Dita eshte nje vazhdim i zerit te bythes [ zeri i popullit ] sic quhesh athere,pa u pastruar
mbeturina e sistemit te mutit,qe mbeshtetet nga krye-banditet e perendimit,nuk do te kete paqe tek ky populli tone fatkeq.
I lartnderuar Zoti Pellumb Kulla,
Shpirti dhe zemra juaj ka vetem dashuri te paster e te larte njerzore per kete popull te mjere qe nuk po e gjen dot rrugen e shpetimit per vendin ku kemi lindur. Perpjekjet tuaja per nje pajtim kombetar jane kaq te admirueshme dhe te sinqerta. Ju po I bini kembanes se zgjimit dhe shpetimit nepermjet paqes, dashurise, respektit per njeritjetrin mes shqiptareve. Uroj dhe shpresoj qe kjo kambane te degjohet, vleresohet dhe kuptohet. Ju uroj shendet te plote dhe falemnderit per gezimin dhe te qeshurat me shpirt qe na keni dhene me vepren tuaj. Nje dite do vendosesh ne panteonin e kombit, me siguri…
O ZOTI KULLA , mendoj qe je shum oportunist , mos kerko te hysh ne kopetencat e historianve , kte problem e zgjidh vetem historianet , te them je oportunist se nje dor e mban tek mielli nje dor tek krundja , o zotri po harxhon shum koh me kte tem kur mund ta sqarosh çdo gje me pak fjal , duhet te jesh i vertet me i vertet seç je , nuk dua te ofendoj , por ne kte bot e ter bota e zhvilluar qe ishte e angazhuar ne luften e dyt botrore ,mbas lufte mbylli nje kapitull pergjithmon , tradhtaret e vendeve respektive dhe kolaboacionistet te lidhur me nazifashizmin i kopsiti ne historin e vendit si tradhtar dhe nuk lejon kerken sot ti kthehet kture temave per ta kthyer djallin ne engjell , po nuk i ndave dot patriotet heronjt e vertet te kti vendi qe sakrifikuan dhe jeten e tyre kunder pushtusit nazifashist , me ish kolaboracionistet dhe tradhtaret e kti vendi nuk ke as gje ne terezi , ,,mos ja ushqe shpresen antishqiptarve dhe tradhtarv te kombit qe nje dit mund te behen heronj me shkrime gazetash , te lutem ti je dhe intelektual , ty nuk t falet kjo gje , nese nuk je i zoti te jesh i drejt e i vertet , lere kte tem fol per artin dhe muziken ,kombi nuk identifikohet me heronj “demokracie” si HAamit Matiani qe ka vrar e prer , u be tmerri lushnjes , apo si isa toska qe i priste veshet grave per ti marr vathet , nese ti zoti kulla identifikon heroin me kto lloj figurash ateher me vjen keq por ke nevoj per doktor , ndai gjerat zotri tradhtarit thuaj mbaj vendin tend , je i lir si ter te tjeret me te gjitha te drejtat por ky je ti , edhe heroit jepi meritat e veta , mos u bej shok me bujar nishanin zoti Kulla se nuk esht e drejt mendoj qe nuk ke ngritjen e bujarit , ai esht i vogel te krahasoet me ty ,ty te vjen keq per tradhtaret dhe kriminelet qe sot ter bota i quajn terrorist , e nuk te bejn pershtypje gjith ata djem e vjaza qe dhan jeten per lirin e kti vendi pa kurr far interesi dhe qe perveç deshires per te shporrur okupatorin duk ben asgje te keqe ne kte bot , jan dy rrug ku edukohen brezat ti me shembullin e hamit matjanin do edukosh brezat e tu , apo me heronjt e heshtur qe punonin per interesin komtar se ishin profesionist ,esht tem qe nuk duhet te hapet , esht me mir te meren njerzit e historis me kte tem , se esht tem qe do vertetsi dhe vendosmeri ,kur te vij dita qe ne SHQIPRI te thuhet e verteta pa patur frik atehere do shkruhet dhe historia kti vendi .
Zoti Kulla! Je i vecante. Nuk i heq asnje presje atyre qe shkruan…
Vetem je keshille! Nuk duhet ti japesh rendesi krijesave nje qelizore qe shtyjne diten dhe masturbohen me komentet online. Keta personazhe nuk meritojne pergjigje….
Pellumb!
Ke plotesisht te drejte te indinjohesh , te revoltohesh ,te zemerohesh dhe ndoshta te nervozohesh.Keta jemi.Fatkeqesisht se njohim vehten. Dhe per aq kohe sa njeriu nuk njeh vehten,te mos pritet asnje hap perpara qe mund te beje ai ose ajo, drejt nje formimi te sakte, si individ.
Dua t’a them perseri: Jo te gjithe te kuptojne, jo te gjithe te admirojne,por ka nje shumice dominuse qe e ndjejne thelle bukurine magjepese te shpirtit tend, te madh,te gjere
dhe te thelle.Keto dimensione nuk i kane te gjithe.
Varu teneqene te gjithe intriganteve, te pandershemve, regresiveve, brenda kontureve te hartes te Shqiperise e me gjere.
Humoristit Pellumb Kulla!Ikam ndjekur me shume vemendje shkrimet tuaja para e pas viteve ’90.Nuk eshte vendi te bej vleresime sepse edhe vend nuk ka, por persa i perket cilesimeve qe i beni gazetes”Dita”une mund te shpreh mendimin tim si lexus i rregullt i saj , ashtu sic jam edhe i “Temes “, mapo e disa te perditeshmeve te tjera, qe une i lexoj me kenaqesi.Gazeta “Dita” , sic e theksoni edhe ju, eshte sot nga me te lexuarat e shtypit Shqiptar dhe me gjithse Ju kerkoni ndjese lexusve te dites , fjalet jane shume te renda , fyse , jo vetem per personelin e gazetes por per te tere lexusit e saj dhe kjo eshte e palejushme , aq me shume nga nje ish diplomat si Ju!Por me qene se ju shquheni per humorin e kendshem , une si lexus i kesaj gazete po i mar keto cilesimet tuaja me humor.
Pavaresisht bindjeve politike te jesh i bindur z. Pellumb qe ne masen e gjere te shqiptareve, sidomos te brezit te cilit i perkasim, por jo vetem. ti je dhe do te ngelesh nje figure e nderuar dhe respektuar, jo vetem per artin e shendeteshem te atyre viteve, por edhe sot per kontributin tend si nje qytetar aktiv dhe nje patriot i ndershem i cili ndjen dhimbje dhe shqetesim per gjithecka negative qe ndodh ne kete vend
Mbase nuk jam mireinformuar, por nese derimetani presidenti ende nuk ka akorduar nje dekorate per kontributin dhe personalitetin tend, dije se kete dekorata ta ka akorduar ai popull tek i cili ngjalle gezimin dhe shpresen nepermjet humorit.
Po kush je ti o Pellum Kulla, o spiun grek me
familje, gjysh e katragjysh, qe te flasesh per heronjte e popullit tone. I tere soji juaj jane tradhetar, katundar ordiner qe skeni asnje vlere.
Po i jep rendesi vetes qe te jesh dikushi, kur nuk je askushii moue FINGJILL I ZI PREJ PRUSHI, qe i fute te tere korcaret e Fierit e te Lushnjes ne burg, duke shpifur per ta ne Degen P. Brendshme Fiet.
hahahaha,nga spiun partie tani kerkon te behet ”hero”[sipas disa te tredhurve komentues] ki Korrak Kulla[e berishes]!!!!
Pellumbi tani me qe i hyri ketij muhabeti , te thote , qe eshte me partizanet qe e çliruan kete vend apo me ballistet qe hanin bashke me gjermanet, sepse ata vete deklaruan , qe ne çdo vend tjeter i paguanim spiunet, ne Shqiperi i gjetem pa pagese.Me thuani tani trima, si eshte kjo pune, e vertete apo genjeshter. Mos harroni edhe diversantet qe vinin nga Amerika apo Anglia !…?.
Pellumb, shkrimin ne gazeten Dita e lexova dhe , megjithese me pelqyen shume gjera, bera dhe komentin tim ku vura ne dukje ca krahasime te Frankos qe nuk shkonin, nuk shkojne dhe s’kane te shkuar. Nje pyetje; a mund te shkonte Sali Berisha te nderonte ne varrim e Ziver Veizin….? Une nuk nderoj gjakun, limfen apo hemoglobinen e nje njeriu, por nderoj njeriun per vepren qe ka bere , kur eshte per te nderuar se i ka sherbyer atdheut dhe shoqerise, ndersa asnjehere nuk mund te nderoj ate njeri qe i ka sjellur te keqen vendit, qofte i vdekur apo i gjalle. Ketu eshte e ndare e keqja nga e mira, ndersa per kohen s’kam se pse te hedhe balte mbi kedo sot qe eshte shqiptar i vendit tim, veçse mund te bej kritiken time si e mendoj dhe sugjerimin per me mire, kur nuk i sherben vllazerimit dhe vendit. Shikova me larte se je nxituar si per ate qe thua nuk e lexoj gazeten Dita, eshte deshira jote qe askush s’te imponon, po ashtu ca fjale per gazetaret e saj. Ruaj ekulibrin se ke qene person i admiruar nga shqiptaret, pavaresisht lekundjeve , po s’ke ç’i ben si shumekush: kur fryn ere edhe do lekundesh. Une do te lexoj me vemendje vazhdimisht se edhe mesoj nga shkrimet e tua sado qe ketu jam anonim. Si gjithe bota: anonime.
Kush shtet tjeter po kruhet me keto tema si ne? Mos te habiten disa por, keto i bejne “pellumbat” paqedashes?!
Po çfare te pickoi more Pellumb?! Kush te paska shkelur ne kallo?! Ti shkruanje ato qe mendonje, komentuesit bene po te njejten gje. Nuk e shoh ku eshte ketu problemi?! Persa i takon gazetes “Dita” e ke shume gabim. Ajo bashke me “Temen” jane nga gazetat me te lexuara ne vend. Dhe jane shume interesante per temat qe trajtojne.
Jam plotesisht ne nje mendje me z.Kulla per gazeten dita si regresiste qe nxit percarjen ashtu si babaj i tyre shpirteror antishqiptari dhe krimineli hoxha !