Asfiksimi i nxënësve në Shupenzë, reagon Ministria e Arsimit

17 Nëntor 2017, 16:18Politika TEMA

Ministria e Arsimit ka reaguar në lidhje me asfiksimin e 60 nxënësve në Shupenzë të Dibrës.

Përmes një njoftimi zyrtat ministria bën me dije se …”në shkollën “Rifat Manjani”në orën e dytë të mësimit ka dalë tym nga kaldaja, e cila funksionon me pellet.

“Për pasojë, nxënësit kanë patur vështirësi në frymëmarrje duke çuar në ndërprerjen e menjëhershme të mësimit dhe në transportimin e nxënësve drejt qëndrës shëndetsore në Shupenzë dhe në spitalet rajonale të Bulqizës dhe Peshkopisë” –thuhet në njoftim.

Njoftimi:

Ministria e Arsimit, Rinise dhe Sportit bën me dije për publikun të dhënat e përditësuara mbi situaten e krijuar këtë të premte në shkollën “Rifat Manjani” në Shupenzë të Dibrës, ku në orën e dytë të mësimit ka dalë tym nga kaldaja, e cila funksionon me pelet (lloj druri i përpunuar).

Për pasojë, nxënësit kanë patur vështirësi në frymëmarrje duke çuar në ndërprerjen e menjëhershme të mësimit dhe në transportimin e nxënësve drejt qëndrës shëndetsore në Shupenzë dhe në spitalet rajonale të Bulqizës dhe Peshkopisë.

Aktualisht në strukturat spitalore janë shtruar afro 60 nxënës nga të cilët njëri prej tyre është transportuar ne Tiranë së bashku me një mësuese. Të dhënat nuk janë definitive pasi po përditësohen duke qenë se situata mbetet ende në zhvillim.

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe Ministrja e Shëndetsië Ogerta Manastirliu kane qenë në komunikim të vazhdueshëm me mjekët si dhe autoritetet lokale.

Ministrja Nikolla ka kërkuar nga të gjithë drejtuesit rajonalë të arsimit ngritjen e një inspektimi në bashkëpunim me pushtetin vendor për verifikimin e kaldajave, gjatë kësaj fundjave në të gjitha shkollat.

Po ashtu, edhe në shkollën “Rifat Manjani” bëhet me dije se mësimi nuk do të fillojë pa bërë ritestimin e kaldajës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje