Pse nuk po e dekreton Ilir Meta, kreun e ri të SHISH?

17 Nëntor 2017, 18:42Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta po e zvarrit emërimin e kreut të ri të SHISH, Helidon Bendo, pa dhënë ndonjë përgjigje për arsyet.

Edhe sot, ai i është shmangur këtij debati, ndërsa është pyetur nga ana e gazetarëve, teksa Meta ka qenë në Panairin e Librit.

Pyetjet nuk kanë lidhje me librin dhe as me leximin dhe as me këtë panair.

Libri, autorët, krijuesit dhe shtëpitë botuese ndeshen me vështirësi të jashtëzakonshme.

Të botosh libra është mision dhe jo një sipërmarrje, prandaj meritojnë më shumë vëmendjen dhe lehtësi” deklaroi presidenti i Republikës.

Ajo që nuk kuptohet, është arsyeja përse Meta po e zvarrit këtë emërim.

Aktualisht, Meta fillimisht duhet të përgjigjet nëse do ta emërojë apo jo propozimin e Ramës për kreun e ri të SHISH.

Ndërkohë, në tryezë ka edhe një tjetër propozim të Ramës, atë për emërimin e Visho Ajazit si ambasador në NATO.(TemA)

6 komente në “Pse nuk po e dekreton Ilir Meta, kreun e ri të SHISH?”

  1. Zigur Qarri says:

    Helidoni i ka dhene besen Kishes greke,eshte konvertuar ne Greqi ne Johan Bendos!
    Kjo tregon qe ka kaluar ne filtrat e sherbimit te fshehte grek,sepse ata e dinin se kush ishte ai.
    Jo me kot,Kisha greke eshte bere afer Ministrise se mbrendeshme!(Se mos pretendon kush qe
    ajo eshte Kishe shqiptare).

  2. Lumi says:

    Presidenti eshte mjaft I zene me pune, por po e studjon rastin.

  3. ali protopapa says:

    zigur qorri

  4. Toli says:

    President ynr I nderuar dhe shume I ndershem zoti te na i fale.po pret qe ky i riu ta lere reat the mos ja nxjere ato problemet e vogla qe ka me rusine .Por sich po shihet ky qenka shume profisionst dhe nuk e pjerthka shume ..

  5. astrit says:

    Nuk i ka dhene akoma leje Monaliza.

  6. Lili says:

    Pse?
    Pse ende nuk e ka marr hisen e tij halla!Kur tci derdhen paret ne konto aq sa do firmos….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje